Testet e laboratorit do të shërbenin për të vazhduar eksperimentimin e një antibiotiku të ri, por nuk ecën si duhet.
Një person është në vdekje klinike dhe 6 të tjerë janë shtruar pasi janë në gjendje të rëndë.
Këto janë pasojat e një testimi mbi një antibiotik të ri me përmbajtje kanabisi.
Siç raporton “Le Monde”, testimi ka shkuar keq por ende nuk dihet se çfarë antibiotiku po testohej.
Ajo që dihet për momentin është se po testohej faza e parë e një antibiotiku që merrej nga organet e frymëmarrjes dhe kishte përmbajtje kanabisi.
Pas ngjarjes ka pasur reagime të shumta kundër klinikës që po kryente testimin, megjithëse personat që morën pjesë kishin dalë vullnetarë.