Fevziu: Rama dhe Meta se durojnë dot njëri-tjetrin, madje e përçmojnë

15 Janar 2016, 18:08Politika TEMA

Një ditë pasi shkruante se koalicioni Rama-Meta ka rënë, sot Blendi Fevziu ka bërë një histori të marrëdhënieve të tyre.

Ai thotë se ata nuk e durojnë dot njëri-tjetrin.

Madje, sipas Fevziut, ata përçmohen, por detyrohen të qendrojnë bashkë për shkak të pushtetit.

“Histori e gjatë dhe e vështirë kjo mes Ramës dhe Metës. Një histori që nuk nis me koalicionin e tyre qeveritar dhe me gjasë nuk mbaron aty. Një histori mes dy njerëzve që në jetë nuk e kanë duruar njëri – tjetrin, që më gjasë e kanë parë gjithnjë me bezdi e përçmim dhe që zoti i ka detyruar që jo rrallë të shpërndajnë buzëqeshje të përbashkëta, përqafime por edhe shigjeta plot helm. Një histori tipike politike, dashurie për sy e faqe dhe urrjetje të sinqertë, që mbush tashmë thuajse 2 dekada. Dy njerëz që janë të dënuar të bashkëpunojnë për numra, me gjasë, pa rreshtur së menduari momentin kur do t’a flakin përfundimisht tjetrin tutje. Historia mes tyre nis në fillim të viteve ’90 – të…

Edi Rama dhe Ilir Meta asnjëherë s’e kanë rrëfyer se kur dhe si e kanë njohur për herë të parë njëri – tjetrin. Duket ka qenë e parëndësishme, nuk e kujtojnë ekzaktësisht as vetë, ose askush nuk i ka pyetur për këtë. Por edhe kjo s’ka shumë vlerë. Mund të ketë ndodhur në Klubin e famshëm “Cupi” tek Piramida, ku mblidheshin opozitarët e athershëm të Presidentit Berisha, mund të ketë qenë më vonë, në “Bar Uestin” e famshëm apo mbase në një lokal të harruar të një militanti demokrat diku në Pazarin e ri. E rëndësishme është që në momentin e parë që janë ulur me njëri – tjetrin, Rama padyshim që ndjente bezdi nga njerëzit që merreshin me politikë dhe visheshin me kravatë, ndërsa Meta një lloj distance nga publicisti dhe piktori ekstravagant që mbante vath në vesh dhe ecte rrugëve të Tiranës me pantallonat me palën e lëshuar. Me normat e PS që vinte nga PPSH, Rama nuk gjente asnjë mundësi karakterizimi. Ishin dy tipa kaq të ndryshëm që përfaqësonin edhe kategori shoqërore pa asnjë lidhje me njera – tjetrën.

Por nëse shtrëngimi i parë i duarve mes tyre nuk është folur kurrë, takimi i parë politik është i regjistuar në një kronikë televizive dhe madje në një foto në shkallët e selisë së qeverisë, foto e propozuar nga vetë Rama. Ata u ulën në të njëjtën ditë në tavolinën e Qeverisë Nano në Prill 1998, Rama si Ministër Kulture dhe Ilir Meta si Sekretar Shteti për punët e Jashtme. Të dy anëtarë qeverie në të njëjtën ditë, ata po vendosnin mbi tavolinën e kabinetit edhe ambiciet e tyre të pamasa. Ambicie që do të dominonin jetën politike të së majstës që nga 2005.

Bashkëpunimi i tyre real politik nis këtu. Një bashkëpunim plot ulje e ngritje, intriga dhe prapaskena, thelbi i të cilave ka qenë motoja: interesat na bashkojnë gjithcka tjetër na ndan…”, shkruan Fevziu, që më pas tregon atë që të gjithë e dinë, se si ka qenë marrëdhënia e tyre deri në ditët e sotme.

10 komente në “Fevziu: Rama dhe Meta se durojnë dot njëri-tjetrin, madje e përçmojnë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ata nuk jane dylber,sigurisht mardheniet e tyre jane politike,per pushtet punojne e luftojne !
    Shefi i propogandes Gebelsiane eshte i shqetsuar dhe i friksuar,ka perfituar miljona,me djersen e by…. !

  2. ilir says:

    si nuk the njehere nje gje te sakte ta mbaj mend,vetem hamendje dhe gjera te turbullta dhua mor njeri

  3. Tirana says:

    Fevziu po i fryn akoma kesaj melodie. Qellimi eshte qe me mundesite televizive qe ka te ndikoje opinionin qe te realizohet carja de fakto qe pastaj Fevziu t’i bjere nje melodie tjeter. Domethene gjithnje te dale i fituar. Sipas Fevziut te tjeret bejne pislleqe kur bejne politike, kurse Fevziu nuk ben pislleqe kur ben politike. I shpifur.

  4. Kuy koke Kari , QE KA PER MODEL FLOKESH bolet e Rames ,
    mesa duket paska misionin te fuse ne lufte shqiptaret si me 97-en ,
    e ka ne gjak biri rraces PUTANIT antishqiptarit qe beri kafken vryme Avni Rustemi .
    Ndoshta ka ardhur koha qe edhe bishtat e familjes me te madhe antishqiptare te totpatnit dhe zogolleve te ekzekutohen ku ti gjejne ne Studio APO rrugeve duke i lene te shtrire si qen shtrire , qe te mesojn krimbat e tjere antishqiptare ,
    qe ne shekuj i kane sjelle vetem tradheti ,e mjerim ktij populli e te heshtin .

  5. aqif tahipi says:

    Ky asht dylber i sals ,ndersa tani qe u nda nga sala asht i lulushit.

  6. . says:

    … Z.Rama e di … por per hir te Shqiperise dhe perkushtimit qe ka per zhvillimin dhe modernizimin e vendit eshte i detyruar …. “te duroje kete pazarxhi” !

  7. nje shqiptar jo i cmendur says:

    ne ka te drejte fevzo nje here eshte pikerisht ky konstatim rama dhe meta nuk e kane dashur njeri tjetrin asnjehere ps po humb vetem prej ktij koalizioni

  8. lala nga fieri says:

    po sherri me salen ishte saper te na hedhur hi syve qe gjasme keto qe thote tani sja ka mesuar sala
    kjo eshte politika e sale turkut {perca e sundo)

  9. Enofieraku says:

    Ti kokekaucuk Je I neveritshem ,Je bythlepires ,Je legen ,cdo fjale e ulet te shkon per surrat ,dicka ka ditur dorendrituri avni rustemi qe jua shkerdheu rracen juve plerave toptane tradhetare te ketij vatani ,yyyyyy ju shofte fara juaj e qelbur ,kurv dykembesh !

  10. Pa emer says:

    Nuk e kuptoj pse i jepni kaq rendesi, te shkruaj tek tema ky palaco burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje