Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi përmes deputetit Spartak Braho rezervat e veta mbi draftin e propozuar nga ekspertët në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi dhe ato nuk janë pak.
“Ndahemi me draftin tek sistemi i karrierës. Ne duam të dominojë sistemi i karrierës, që ai të jetë thelbi i kritereve. Kemi një mendim ndryshe për mandatet, kemi një riformulim tonin mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas modelit gjerman.
Kemi një opsion tjetër për organizimin e Gjykatës së Lartë, duke gjykuar që ajo duhet të jetë një dhe e vetme e ndarë sipas seksioneve. Kemi një gjykim tjetër lidhur me organizimin e Prokurorisë duke e parë atë si një organ të unifikuar me të drejtën dhe mundësinë që të funksionojnë pranë saj struktura të posaçme antikorrupsion.
Jemi për një rol më aktiv apo për formulime që rrisin rolin aktiv të ministrit të Drejtësisë”, tha Braho.
Në këndvështrimin e LSI-së drafti është i ngarkuar me ndryshime të shumta të Kushtetutës, që deputeti Braho tha se mund të shmangen përmes ligjeve. Një tjetër rezervë e LSI-së është edhe numri i madh i institucioneve që krijohen.
Braho deklaroi se konsensusi është rruga e duhur.
“Të vazhdojmë dialogun dhe dialogu politik dhe profesional bëhet këtu në tavolinë. Ritheksoj edhe njëherë këtë kërkesë dhe nuk kam arsye pse të mos e përshëndes ardhjen e përfaqësuesve të opozitës këtu”, u shpreh Braho./ TCH
xha braho vajti ne gjermani per te mesuar modelin gjerman te zgjedhjes se gjyqtareve…ose e mesoi ne kohen e enverit demokracine
O xha Braho! Deri dje thate qe ky eshte draft i ministrise te drejtesise, pavaresisht se ajo eshte pjese e qeverise shqiptare qe ju mendoki qe eshte pjese juaja, sot na thua qe drafti qenka i lsi; si ta kuptojme? E mba mend, xha Braho ate shishen e veres tek ai lokali vendit fqinje qe ti ishe bashke me Ylli Polovinen?! E, xha Braho, xha Braho! Ju jeni bere si keoucet e mia kur isha i vogel.