Mustafa Nano: Të mbajmë demokracinë e të anulojmë sovranitetin. Rruga tjetër do ishte; të mbajmë sovranitetin e të anulojmë demokracinë

15 Janar 2016, 12:02Politika TEMA

Mbrëmë në Top Story u zhvillua një diskutim mes ekspertëve të nivelit të artë të draftit të drejtësisë, Sokol Sadushit e Genti Ibrahimit dhe disa analistëve, mes të cilëve edhe Mustafa Nano.

Ky i fundit, ndërsa po shpreheshin shqetësime lidhur me sovranitetin, që e kanë burimin tek propozimi për të krijuar një strukturë kushtetuese me ekspertë të huaj, të quajtur “Komisioni ndërkombëtar i monitorimit”, tha se:

Në rrethanat që jetojmë, të huajt janë një element garancie që nuk e japin institucionet. Për shembull, ambasadorët. Pa qenë ata në Tiranë, gjërat nuk dihet si do kishin shkuar në një numër rastesh” .

Po aty ai u shpreh:

Jemi në kushtet që ose duhet të mbajmë sovranitetin, e të anulojmë demokracinë, ose duhet të mbajmë demokracinë e të anulojmë sovranitetin. Të dyja, edhe demokracinë, edhe sovranitetin, nuk mund t’i kemi”.

Lidhur me këtë tezë, i pyetur nga gazeta TemA, Nano tha:

Më duket e qartë ajo që kam thënë. Duhet të mbajmë demokracinë, që do të thotë duhet të mbajmë garën politike dhe instituconet e zgjedhura nga populli.

Sa për institucione të tjera, nuk do shqetësohesha shumë edhe po t’ua lëshonim të huajve. Madje, jam shumë i kënaqur që krijohet kjo strukturë kushtetuese shqiptare ku do flitet anglisht. Do doja që të flitej anglisht edhe në ndonjë institucion tjetër. Kjo është situata ku e kemi çuar vendin. Për fat të keq.

3 komente në “Mustafa Nano: Të mbajmë demokracinë e të anulojmë sovranitetin. Rruga tjetër do ishte; të mbajmë sovranitetin e të anulojmë demokracinë”

  1. Arben Demo says:

    Mustafa !
    Je inkiherent dmth thua sende qe jane nonsense.
    Ne se na qeverisin ambasadoret, njeri apo nje bashkesi e tyre, ata duhet dhe te mbajne pergjegjesi per kete lloj shteti specifik (po kthehemi vite mbrapa), pra te jene ne rolin e nje mëkëmbësi te dikujet i cili duhet dhe te hedhi ca leke ketu qe te themi si dikur : Demokracia eshte bollek si ne kohen e ambasadoreve.
    Ndryshe eshte nje fantazi politiko-analiste.
    Ne kushtetute i k

  2. faro says:

    Perse i mbivleresdoni kaq sh nderkombetaret???!!!
    Rendesi ka sistemi !
    Superrendesi ka SOVRANITETI!
    Si cdokush, edhe nderkombetar qofte, do ta kete mendjen per te zhvatur.
    Prova per kete ke sa te duash.

  3. Arben Demo says:

    MUSTAFA !
    Kjo qe thua ti eshte rrotulim gjuhe ne goje me ze te larte, per lezetin e tingujve, sepse propozimi yt eshte pa kuptim dhe nje shpikje shteti specifik si dikur…
    Po qe se na qeverisin nje Ambasador apo nje bashkesi e tyre, le te marrin dhe pergjegjesi per veprimet e tyre dhe shteti apo shtetet qe ju japin autoritetin mbi ne dhe femijet tane duhet t’i hedhein ca leke(BE hedh ne rajonet e varfera te vendeve te saj) qe tu afrohemi atyre , dhe brezi tjeter te thote: qe,
    “demokracia (me sakte ambasadorokracia) eshte bollek si ne vaktin e ambasadoreve”,
    por ata te njihen si mëkëmbësa te dikujt.
    sa per anglishten ne po vuajme nga keq qeverisja e atyre qe dine vetem anglisht, e duhet te kuptosh qe dhe ne hindi eshte zyrtare dhe gjuha vendase dhe de ti atje flet per te na sqaruar neve :katundareve dhe se per te orjentuar diskutimet jo per te na trazuar shpirterat kur vuajm per dite nga varferia dhe marrezia e politikes te ciles ju i sherbeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje