Gjykata e Gjirokastrës del mbi Gjykatën e Lartë/ Gjyqtari i jep të drejtë pronarit të pallatit, një ditë pas ankimit

14 Janar 2016, 20:59Politika TEMA
Gjykata e Gjirokastrës del mbi Gjykatën e Lartë/ Gjyqtari i jep

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër merr një masë sigurie për pezullim veprimesh përmbarimore, nderkohë qe Gjykata e Lartë një muaj me pare nuk e kishte pranuar kërkesen për mos ekzekutim te vendimit të marre nga Gjykata Administrative e Apelit.

Gjithçka nisi në vitin 2010, kur Bashkia e Sarandes jep leje per ndertimin e nje godine  banimi 10 kateshe ne lagjen nr.4.

Menjëherë pas fillimit të punimeve, pas shpërthimve për hapjen  e gropës, fqinji filloi ankesat pranë bashkisë për mos respektim  të largësisë nga banesa e tij. Për shkak se nuk gjeti gjuhen ë përbashket me firmën e ndërtimit, iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës.

Kur objekti ishte duke  përfunduar, nje vit e gjysëm pas fillimit të gjyqit, gjykata vendos  pranimin e pjesshem te padise, si dhe nxjerr të pavlefshëm vendimin per leje ndertimi.

Të dyja palet e apelojne ketë vendim prane Gjykates së Apelit Gjirokastër. Gjykata vendos t’ja kalojë për shqyrtim Gjykatës Administrative të Apelit. Sipas saj, shkaku ishte moskompetenca.

Gjykata Adminstrative  e Apelit i dha të drejtë palës së dëmtuar, pra qytetarit që ankohej.

Pasi vendimi mori formë të prerë, zyra përmbarimore e Sarandës filloi dhe ekzekutimin. Sipas kryetarit të kësaj zyre, Asaf Stroka, fillimisht u bë lajmërimi për ekzekutim vullnetar. “Ne kushtet qe nuk u zbatua, ne duke mos pasur mjete për prishjen e objektit kerkuam ndhmën e INUK Sarande. Ky i fundit i dërgoi një kërkesë për ndihmë INUK Tirane”, shprehet ai.

Nderkohe që përmbarimi filloi ekzekutimin e vendimit të gjykatës, firma e ndërtimit  kerkon prane Gjykates se Lartë pezullimin e zbatimit te vendimit të Gjykates Administrative të Apelit.

Gjykata e Lartë në 9 korrik 2015 vendosi të mos pranojë kërkesën e pepezullimit të ekzekutimit te vendimit.

Ne keto kushte firma e ndërtimit i drejtohet njëkohësisht dy gjykatave: Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës dhe Gjykates Adminsitrative të Gjirokastrës, ku kërkon lejimin e marrjes se mases se sigurimit te padise dhe pezullimit te veprimeve permbarimore.

Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandes në 3 gusht 2015, ditë e hënë, e pushon çështjen, ndërsa Gjykata e Shkalles së Pare Adminitsrative e Gjirokastrës në 1 gusht 2015, ditën e shtunë, e merr ne shqyrtim dhe gjykatesi vendos masën e sigurisë dhe pezullimin e veprimeve përmbarimore. Kancelarja e Gjykates Administrative Gjitokastër na pranoi se padia ishte dorëzuar pranë gjykates me datë 31 korrik. Dhe se gjyqtari në gadishmëri, i cili mori vendimin vetëm nje dite më pas, ishte Elidon Papazisi.

Ky vendim nuk mori parasysh jo vetem vendimin e Gjykate se Larte, e cila nuk e kishte pranuar pezullimin e ekzekutimit te vendimit, por paralizoi edhe ndërhyrjen e institucioneve. Sipas kryetarit te zyrës se Permbarimit Sarande, “me marrjën e këtij vendimi ne lajmëruam INUK pët pezullim të ndërhyrjes ne objekt derisa cështja të shqyttohet në themel”. Nderkohë qe edhe zyra juridike prane Bashkisë Sarande shprehet qe në momentin qe kemi të dyja palët kanë te drejtë të kërkojnë pezullim të veprimeve.

Por a i duhej gjykatesi i Gjykates se Shkalles se Pare Administrative te vendoste nje mase sigurie jashte jurdiksionit territorial?

Masa e sigurise, sipas tij, eshte marre bazuar ne nenin 610 te kodit te procedures civile, ku theksohet se:

“Ankimi shqyrtohet nga gjykata e vendit te ekzekutimit”. Vendi i ekzekutimit eshte zyra permbarimore Sarande, edhe gjykimi i ceshtjes ka nisur prane Gjykates se Shkalles se pare Sarande.

Lidhur me keto pikepyetje ne i beme nje kerkese Keshillit te Larte te Drejtesise. ky i fundit na ka ktheu një përgjigje qe nder të tjera ky vendim i marrë nga ky gjyqtar është i apelueshëm dhe na përcakton se Elidon Papazisi është gjyqtar i Gjykatës Administrative dhe jo i Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjithashtu kërkon bashkëpunimin e Fiks Farë nese do konstatonte parregullsi ligjore gjatë marrjes se vendimit nga ana e Gjykatës  Administrative të Apelit.

Fiks Fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje