LSI: Nesër do të paraqesim mendimet tona për përmirësimin e draftit

14 Janar 2016, 20:03Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për integrim ka rezerva për draftin e propozuar nga ekspertët e maxhorancës për reformën në drejtësi dhe këtë e konfirmoi përmes deputetes Silva Caka.

Caka doli në një konferencë për mediat pasi Meta thërriti në një takim në Kryesinë e Kuvendit aktorët kryesorë të kësaj force të përfshirë në reformën në fjalë, si ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, paraardhësin e tij në këtë post, Nasip Naço, kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho dhe Petrit Vasilin.

“LSI fton të gjitha partitë politike të kontribuojnë në këtë proces, që do të nisim nesër në Kuvend. Ne si LSI do të paraqesim nesër mendimet tona në funksion të përmirësimit të draftit final të reformës së drejtësisë”, tha Caka.

Ashtu siç pritej, LSI ja ka lënë takimit të së premtes vendimin për pozicionimin ndaj draftit final të ekspertëve. Ende nuk ka konfirmim zyrtar se cila do të jetë vota e saj për draftin final në Venecia, votë që është edhe vendimtare për të bërë shumicën në Komisionin e Posaçëm për shkak të përbërjes së barabartë.

Mesa duket kjo ka qënë edhe çështja që është diskutuar në takimet e gjata mes kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarit Meta edhe gjatë paradites se kësaj të enjte.

8 komente në “LSI: Nesër do të paraqesim mendimet tona për përmirësimin e draftit”

  1. Arben says:

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    KJO ESHTE REFORMA NE DREJTESI.

    1. Ai burri says:

      Jane bere shume vella, Ali Meta me 40 hujdute

    2. Summeta says:

      Te lumte goja o njeri i mire!
      BURG BURG dhe vetem burg per Ilir Hajdutin.

  2. D.m.th. n.q.s Meta nuk eshte dakord me shumicen per draftin ,eshte dakord me salen qe do te thote te mbrohen per pazaret e pista te bashkejeteses.

    1. Devolliu says:

      Ky duhet të jetë një Draft i përbashkët dhe ta firmosin edhe Sanço Like Floriri, edhe Donkishot Sali Shpellari, të dy KRYEKRIMINELËT E Shqipërisë.

  3. adi says:

    pyetja eshte se nese nuk meren parsysh kerkesat e LSI???????

    ca do behet????????????

  4. qytetarB says:

    Ilir Meta do te jete kryekrimineli ne qoftese deshton kjo reforme dhe a do ta mbaje dot gjithe kete barre?! Sepse ky eshte deshtim i shtetit shqiptar dhe pse mos te themi e shperberja perfundimtare qe e filloi Sali Berisha. Na vjen keq se kemi njerezit tane ne Shqiperi, por me sa duket kete tradheti do ta vulosi Ilir Meta. Ja te presim deri neser, por edhe Iliri e filloi ne 2009 dhe po e shpie drejte perfundimit ne 2015.

  5. Ai burri says:

    Neser dihet pazari, cohen paret te Mona me prona shume dhe zgjidhet si perhere ai muhabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje