Meta pret ambasadoren Vlahutin: Klasa politike të dialogojë për reformën në drejtësi

14 Janar 2016, 15:38Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot, në prag të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, një takim me Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Gjatë bisedës, Meta ka shprehur vlerësimin për kontributin e ekspertëve të BE-së për hartimin e kësaj reforme me interes jetik për qytetarët dhe vendin, për rritur besimin tek një sistem drejtësie i pavarur, profesional dhe me integritet të lartë.

Realizimi me sukses i këtij procesi, theksoi Meta, është një kontribut madhor për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

“Fryma e rekomandimeve të Komisionit të Venecias në vlerësimet e Raportit të Ndërmjetëm duhet të mbizotërojë dhe udhëheqë palët deri në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi madhor dhe historik”, ka theksuar Meta.

Kreu i Kuvendit deklaroi se është përgjegjësi e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike, që në këtë frymë të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirjes, me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të saj.

Meta shprehu vlerësimin dhe falënderimet e tij për Ambasadoren Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA-ve, z. Donald Lu, për përpjekjet dhe kontributin e veçantë për të promovuar dialogun, gjithëpërfshirjen dhe konsensusin, si dhe shprehu besimin se angazhimi i tyre do të vijojë deri në kurorëzimin me sukses të kësaj reforme historike.

4 komente në “Meta pret ambasadoren Vlahutin: Klasa politike të dialogojë për reformën në drejtësi”

  1. pse mor qafir says:

    per sa kohe qe ky tipi do te jete ne executive me zi ju a befte o pis milet…..
    25 vjet and counting akoma pa breke ne by..the ngelet

  2. emigranti says:

    Nje takim I rendesishem me kokelopen,por lexoni me kujdes qendrimin etj poshterues.Ky eshte shtylle mbrojtese e te gjitha te keqiave qe po perjeton vendi ne keto vitet e fundit te fillimit te ketij shekulli.

  3. niko says:

    Keshtu eshte kur kriminelin e ben kryetar parlamenti.

  4. hydajeti says:

    Konsensus cdo te thote “kam litarin ne dore aje dakord ta perdorim” kush e pranon, ne cilin fyt ta fusim,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje