14 shtatori i vitit 1998 është një nga ngjarjet më të rënda pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
Pas grushtit të shtetit, kryeministri Fatos Nano u detyrua të largohej nga zyra dhe të fshihej.
Po ku u fsheh Nano atë ditë?
Këtë gjë e shpjegon gazetari amerikan Fred Abrahams në librin e tij “Shqipëria e re”.
“Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me pistoleta në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine.
Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën. Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos.
Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e azdisur.
Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit.
“Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujtoi Teta, fjalët e Nanos.
Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi përpara. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre.
Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.
Se çfarë bëri Fatos Nano në atë moment, mbetet çështje debati.
Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, ose të paktën shkoi me makinë deri afër kufirit.
Sipas shefit të atëhershëm të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi strehë nga një mik dhe sipërmarrës në Durrës.
Nanoja e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë.
“Vendimi i marrë nga grupi i shoqërimit dhe personi që po mbronte është i justifikueshëm në kushte emergjence dhe të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse,” tha ai”, shkruan Abrahams në librin e tij, pjesë që është zbardhur nga Panorama.
Edhe Nano , edhe Berisha jane dy frikacake tipike.
Nano iku ne Maqedoni, ndersa Berisha nisi femijet, dhe do ikte edhe vete ne Itali ose Beograd, por Neritan Ceka me ca legena i ofruan marrveshjen e 9 Marsit 1997.
Tradhetia e Nanos, eshte qe nuk e akuzoi Berishen per genocid, dhe nxitje te luftes Civile ne Shqiperi.