PD sulmon Tv Klanin: Keqardhje për servilizmin tuaj

13 Janar 2016, 21:45Politika TEMA

Partia Demokratike ka sulmuar me anë të një deklarate për shtyp TV Klanin.

Pd e akuzon për servilizëm ndaj kryeministrit Rama.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për qëndrimin e redaksisë së lajmeve të televizionit Klan, që zgjodhi sot për të njëjtin aktivitet të pasqyrojë vetëm Edi Ramën dhe jo reagimin zyrtar të Partisë Demokratike mbi këtë zhvillim.

Ky është një qëndrim jo parimor, selektiv dhe servil ndaj kryeministrit. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë si të shenjtë lirinë e fjalës, dhe të denoncojë e dënojë çdo rast deformimi apo censure në shërbim të interesave të qeverisë”, thuhet në reagimin e bërë nga selia e Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje