“Jo vetëm Hysniut, Sali Berisha i ka larë prapanicën edhe Andit”

13 Janar 2016, 16:19Politika TEMA
“Jo vetëm Hysniut, Sali Berisha i ka larë prapanicën edhe

Hysni Kapo, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia

Pak ditë më parë, Sali Berisha sulmoi ashpër Andi Bushatin, gjë që e ka bërë edhe herë të tjera.

Ai i kujtonte gjyshërit e vet, ndërsa Bushati me anë të një replike i kujtonte Berishës se si iu lëpinte prapanicën bllokmenëve, për të hyrë në parinë komuniste.

Idajet Beqiri shkruan sot për Ditën, se Berisha në fakt, i ka larë prapanicën edhe vetë Bushatit kur ishte 9 vjeç.

Ja çfarë shkruan ai:

Në 9 janar 2016 pati një “shpërthim” skizofrenik të Berishës kundër gazetarit A.Bushati. Por pak më ndryshe se herë të tjera, në këtë reagim u vu re edhe një dozë e tepruar mllefi, duke i përmendur edhe “gjyshen”.

I sulmuari, Andi, reagoi dhe i kujtoi Berishës “prapanicat” që kishte pastruar për t’u futur në Bllok!

Mllefosja mes të dyve lidhet me një të vërtetë: një prej prapanicave që Berisha ka larë me duart e tij në vitin 1979, ishin pikërisht ato të Andit, atëherë 9 vjeç.

Në vitin 1979 Hysni Kapo ndodhej i shtruar në spital në Paris të Francës. “Ilaçi” më i mirë për gjyshin Kapo, që ia kishin çuar për ta patur pranë në ditët e fundit të jetës, ishte nipi 9 vjeçar.

Për të treguar devotshmërinë ndaj Hysniut, Berisha “derdhi” gjithë përkëdhelitë dhe dashurinë e tij mbi Andin, madje duke u bërë edhe kaluar “mamit të mirë”, sepse i lante atij edhe të ndenjurat.

E lante dy herë në ditë – sipas Eqerem Sinanit, njërit prej oficerëve të Sigurimit të Hysniut.

Dhe përmes “dashurisë” për Andin, si dhe duke ju stërlutur me një këmbëngulje deri në pështirosje, Berisha arriti – sipas Eqeremit – t’i marë Hysni Kapos që luftonte me vdekjen miratimin për të çuar pas pak ditësh po aty në Paris, (me lekët e shtetit komunist, sigurisht) vajzën e tij Argita.

Ajo ka patur nevojë për një operacion të rëndësishëm kirurgjikal plastik, për t’i mbuluar një difek të rëndë në fytyrë.

Madje Eqeremi, ish oficeri i sigurimit të Hysni Kapos, kujton se një natë më parë, aty rreth orës 24.00 të mbrëmjes, para se Berisha t’i kërkonte “nderin” Hysniut për “hallin” e Argitës, i kishte thënë Eqeremit ta shoqëronte nëpër të gjitha dhomat e spitalit të Parisit. I habitur ky e kishte pse donte t’a bënte këtë gjë, dhe Berisha i ishte përgjigjur se… donte të shihte se sa njerëz vdisnin në këtë spital gjatë një nate!

Edhe Rama në Parlament e ka përmendur shpesh “lidhjen speciale” të Berishës me Kapot dhe nipin e tyre.

“Vitos nuk i është tharë akoma fustani nga lotët e tua, kur vdiq Hysniu. I mbaje kokën në prehër dhe i thoshe “ç’na gjeti shoqja Vito, na vdiq babai i madh i Partisë. Vito nuk dinte çfarë të bënte, të qante për burrin, apo të pushonte lotët e tua. Edhe me Andin e ke personale se i thoshe “të të mësojë xhaxhi si të hipësh në pemë”. Andi donte të luante futboll, por ti dhe futbolli s’kishit lidhje, sepse ty topi të dukej si gur. Paguan Andi, pse nuk hipi në pemë me ty, të mblidhte kumbulla tek Blloku, që të bënte Hysniu raki – i ka thënë Rama Berishës gjatë replikave në Parlament në seancën e 17 dhjetorit 2015”.

8 komente në ““Jo vetëm Hysniut, Sali Berisha i ka larë prapanicën edhe Andit””

  1. Gomari says:

    Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, lopeve, viçave, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te jete ne keto fotografi dhe te ketë qenë i nentokes komuniste. Ai egersire nuk mund te kete qene zagar i byrose politike te KQ te PKSH. Ai shpellar nuk mund te jete spiun in Serbise. Turma jone eshte me e qyteteruara, me paqsorja, pruresja e perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte kreu i kopese tone.

  2. Petro says:

    Sa bukuuuuuuuuuuuur? Komunistet me republike.Borgjezuar gjer te floket.Asgje s’ka ndryshuar.Fitimtaret fitmtare, te mundurit te mundur.Po i mundur perjetesisht eshte atdheu yne.

    1. Bureto says:

      E vertete e trishtueshme shprehja e fundit e Petros. Respekte!

  3. Al says:

    Persa i perket atij operacionit per te bijen, jam shume i bindur qe ka dale pa piken e suksesit

  4. qamushi21 says:

    Qeshni,qeshni ndyresira po keni vdekur, ma keni henger ca.in……

  5. X says:

    Nje shkrim teresisht i sajuar.
    Sali Berisha nuk ka vajtur ne Paris kur shkoi Hysni Kapo i semure. Ai kishte vajtur tre muaj me pare per specializim, specializim qe iu zgjat edhe 9 muaj te tjere. Zgjatja nuk ka te beje fare me Hysni Kapon.
    Ne “Hotel Dieu”, keshtu quhet spitali ku kurohej i semuri Kapo, nuk te linte kush te levizje as naten, as diten. Eqrem Sinani ishte nje njeri fare i panjohur per personelin e spitalit, i cili rrinte ne ambientin e caktuar. Tani do edhe ai te tregoje historira dhe te pozoje si “i rendesishem”, kjo eshte pune e tij. Edhe per vajzen e tij, Sali Berisha nuk ka bere asnje kerkese ne Paris, aq me teper qe ai e mesoi shpejt gjendjen e rende te te semurit. Dergimi i saj ne Paris, ishte premtuar me pare.
    Nuk ka qene nga ata Hysni Kapo qe mund ta “perdornje” kesisoji.
    Mendoj se nuk eshte mire qe gazeta “Tema” te botoje te tilla histori, duke qene nje gazete teper e ndjekur online.

  6. une says:

    “Mbenë, po, po mbenë, ata që qenë”,
    tha dikush atje në fshat
    “ne prap ashtu sië qemë”
    ç’na ka rënë ky mut fat

  7. roberti says:

    Pajtohem me X spaku kjo gazete qe eshte pak me serioze duhet te ike nga keto sajeasa te eqeremve dhe shokeve sigurimca.
    Berisha nderronte pelena Andit 9 vjecar ne Paris …. kontrollonte repartet e spitalit froncez ne mesnate… etj perralla .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje