Grupet parlamentare, Idrizi dhe Mediu marrin deputetë “borxh” nga PS-PD-LSI

13 Janar 2016, 10:29Politika TEMA

Lëvizja e deputetëve nga një parti në tjetrën në sesionin e shkuar parlamentar u shoqëruar me shkrirjen e dy grupeve parlamentare në Kuvend, Partisë Republikane dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Me nisjen e sesionit të ri kuvendor dhe ndryshimin e aleancave këto dy parti do jenë sërish në tryezën e partive parlamentare të përfaqësuara me siglën e tyre edhe pse me deputetë të marrë “borxh” nga tre partitë e mëdha PS-PD-LSI.

Kjo për të mundësuar numrin e 7 deputetëve që nevojiten në parlament për të formuar një grup parlamentar.

PDIU që në muajt e fundit iu bashkua koalicionit qeverisës ka në përbërje 4 deputetë, por ka marrë borxh 3 deputetë, Anduel Xhindin nga PS dhe Gledion Rehovicën dhe Bujar Dervenin nga LSI.

Me prurjet e reja PDIU plotësoi vendin bosh të lënë nga Dashamir Tahiri që merr pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, por që zyrtarisht figuron në listën e deputetëve të pavarur.

Ndërkohë Partia Republikane ka vetëm 2 depuetët të zgjedhur nga sigla e PR dhe 5 deputetë të marrë “borxh” nga PD, Bedri Hoxha, Mhill Fufi, Astrit Veliaj,Florian Mima dhe Gjovalin Bzhetaj.

Sesionin e shkuar partia e Fatmir Mediut pësoi tkurrje të numrit të deputetëve për shkak të largimit të dy deputetëve tek LSI, Luan Duzha dhe Ylli Shehu.

Të pavarur në faqen zyrtare të Kuvendit figurojnë 8 deputetë, Mesila Doda e larguar nga PD, Tom Doshi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Dashamir Tahiri, Mirela Ferracaku që mori mandatin e Mark Frrokut dhe deputetët e PD Mimoza Hajdarmataj dhe Alban Zeneli./ Ora News

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje