Pse ka kaq nervozizëm për “injorimin” e TV Klanit në këtë histori

13 Janar 2016, 11:00Politika TEMA

Ka një përpjekje nga disa portale që citojnë komente në rrjete sociale të ndonjë gazetari, rreth injorimit që shumica e shtypit i ka bërë lajmit mbi “përgjimet” Meta- Ismaili.

Ishte tek “Mapo” dhe disa portale të Shkëlzenit ky lajm.

Në këtë histori është përfshirë dhe vetë TV Klan, i cili ka arritur “të reagojë” dhe kundër PD, përse nuk flet për këtë çështje.

Gazeta TemA nuk e ka injoruar këtë çështje, përkundrazi e njeh më mirë se personat që po përdoren në këtë histori dhe do të vazhdojë të merret, jo vetëm me ato që thonë, por dhe me ato që nuk thonë  mediet e përfshira në këtë histori, që tentojnë të shesin dhe moral.

Për më tepër, gazeta TemA, siç e citon po ashtu pjesërisht dhe gazetari Hoxha, ka qenë e para që ka shkruar rreth Ismailajt qysh në vitin 2010 për historitë e tij të hetimeve për pastrim parash, por dhe atëhere të njëjtët gazetarë heshtnin dhe hanin dreka e darka me Ismailajn, dhe ishin më të shqetësuar si të izolonin gazetën TemA për llogari të Shkëlzenit, që udhëtonte në Vjenë me Ismailajn, se sa të merreshin me punët e tyre si gazetarë.

Nëse do të gjykonim fatin e politikanëve shqiptarë nga lidhjet që kanë me biznesmenë, pasi biznesmenët dështojnë, siç është tani rasti i Ismailajt, do të bënim filma Hollivudi me linkun biznes- politikë- shtyp.

TV Klan është monumenti i këtyre lidhjeve dhe i përdorimit të biznesmenëve të lidhur me politikën, për të ngritur një perandori korruptive.

4 komente në “Pse ka kaq nervozizëm për “injorimin” e TV Klanit në këtë histori”

  1. zvkapiteni says:

    kur flet dhe mero per ato qe hane dreka darka … nami u beft

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Publikimi i sms eshte nje e shtene paralajmeruese ne ajer !
    Sot kemi reflektimin per “konsensus politik”,nen frymen e Venecias .
    Venecia ka gabuar rreth pozicionit ku ka startuar,ajo ka “haruar” se drejtesia ne Shqiperi eshte e kapur, nga ish pushtetaret,cdo paragjykim tjeter i saj eshte deformim.

  3. Arber Iliri says:

    Urgjente hetimi I sms se 200 mije eurove.Nese eshte I Metes duhet te akuzohet per kete.Kjo eshte reforma ne drejtesi.

  4. Treviso says:

    Zoti fevzo, nuk ben keq qe vlerson vetveten se, qytetaret jane neverit me lajmet qe prodhon zotrote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje