Vila, lokale dhe pika karburantesh. Këto janë pronat e nje gjyqtareje dhe nje prokuroreje ne Korce.
Fiks Fare solli dje me pamje disa prej pronave te gjyqtareve dhe prokuroreve në qytetin e Korçës. Nuk bëhet fjalë për ora apo aksesorë të tjerë të shtrenjtë, por për vila trekateshe, lokale dhe nje pike karburantesh.
Një vilë luksoze, trekatëshe që ndodhen në bulevardin “Republika” në Korçë, njihet si pronë e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës,Entela Priftit, dhe bashkëshotit të saj.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti denoncimi i një qytetari të Korçës, i cili kishte fotografuar dy objekte nga ky qytet, një vilë trekatëshe në rrugën “Republika” dhe një pikë të furnizimit me karburant në rrugën “Fan S.Noli”. Sipas tij, vila trekatëshe ku ndodhet një bar, një restorant dhe një piceri, është pronë e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti, ndërsa pika e karburantit në bulevardin “Fan Noli”, e dhënë me qera një kompanie private, është pronë e prokurores së Apelit, Irena Balli.
Qytetarët e Korçës e njohin vilën trekatëshe ku ndodhet lokali “Find Four”, si lokalin e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës. Vetë kamarierët e lokalit që ndodhet në këtë vilë tregojnë se është një objekt ku janë investuar rreth një milion e gjysëm euro. Është pronë e bashkëshortit të kryetares së Gjykatës. Sipas tyre, në atë objekt është punuar dhe investuar për katër vjet e gjysëm.
Fiks Fare e ka filmuar kryetaren e Gjykatës së Apelit të Korçës, e cila pasi del nga shtëpia, para se të shkojë ne punë, në institucionin që drejton prej 9 vjetësh, në orën 9.30 ndalesën e parë e bën në lokalin e familjes. Pasi pi kafe në lokalin “Find Four”, me automjetin fuoristradë drejtohet për në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Po në qytetin e Korçës, një prokurore pranë gjykatës së Apelit, Irma Balli, njihet si bashkëpronare e një pike karburanti që ndodhet brenda në qytet.
Fiks Fare konktatoi me një nga bashkëpronarët e pikës së karburantit, i cili është vëllai i prokurores. Në bisedë e sipër ai tregon se këtë pronë e ka në bashkëpronësi me motrat, njëra prej të cilave është prokurorja pranë Gjykatës së Apelit të Korçës, Irma Balli
Fiksi – Sa është ora?
Qytetarja: 13: 42
……………
Fiksi – Entela Prifti, kryetarja e gjykates
Polci – E po këtu është, po nuk ka ardhur.
Fiksi – S’ka ardhur ë?
Polici – Jo, jo
Fiksi – Në çfarë ore vjen zakonishtë ajo?
Polici – Po, kur ka gjyqe. Mundet të vijë tani, mundet të vij për gjysëm ore, orar të saktë nuk di.
Futen personeli.
Fiksi – E mirë
Polici – Atje është recepsioni dhe të thotë
…………….
Fiksi – Entela, Entela Prifti ka ardhur?
Roja i gjykatës – Për momentin jo.
………………..
Kamarierja – Ju pëlqeu kafja?
Fiksi – Shumë e bukur, po vila e kujt është, qenka e re?
Kamarierja – Është bar, restorant, piceri.. Çmimet janë mëse normale, sidomos po flas për çmimet e picerisë, të gjitha i marrim nga jashtë.
Fiksi – Ore gjithë kjo vilë, pronari kush është, i godinës?
Kamarierja – Pronari i godinës është z. Petrit Tare, drejtori i Ujësjellësit, e ka si godinë ( bashkëshorti i Entela Priftit, kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë)
Fiksi – Është bër gjithçka me dorë e shikoj unë.
Kamarierja – Punimet e kësaj kanë zgjatur katër vjet e gjysëm.
………………
Fiksi – Entela…
Roja i gjykatës – Prifti, për momentin nuk është.
Fiksi – Tani, ku e pi kafen ajo, ku e ka lokalin e vet?
Roja i gjykatës – Lokalin poshtë shtëpisë së oficerave. Eshtë një vilë trekatëshe.
Fiksi – Ka ndonjë emër lokali?
Roja i gjykatës – “Find Four”.
Fiksi – Ku është lokali i saj, më duhet?
Roja i gjykatës – Po, po mos thotë gjë ajo.
………………………….
Fiksi – Ajo matanë çfarë është?
Kamarieri – Lokal është, restorant…
Fiksi – Kush e ka këtë?
Kamarieri – Ajo, ay Tarja, drejtori i Ujësjellësit.
Fiksi – Alamet lokali ë?
Kamarieri – 1 milion e ca euro.
Fiksi – Sa bën?
Kamarieri – 1 milion e ca euro. Janë katër kate.
……………….
Fiksi – Ky lokali i ri ça është, ku?
Qytetari – Aty u bë lokal, taverna, piceri, kafetera …
Fiksi – Sa kohë ka?
Qytetari – Ky ka një muaj.
Fiksi – Kush e ka atë?
Qytetari – Atë e ka Tarja, drejtori i Ujësjellësit. Burri i gjyqtares, ai e ka.
…………………………
Fiksi- Përshëndetje! Ja kjo e reja këtu, kjo vila e madhe…
Qytetari- Po e ka ai atë Petrit Tare … Drejtori i Ujësjellësit …. Tashti e ka bërë. Ka hapur një lokal , se ç’ka bërë….
Fiksi- Sa kohë ka që është bërë moj?
Qytetaria- Urdhëro?
Fiksi- Sa kohë ka që është bërë?
Qytetaria- Një muaj që e ka hap…
Fiksi- Një muaj?
Qytetaria- Ka katër vite që po bëhet…
Fiksi- Kush e ka këtë?
Qytetaria- Nuk mundem të flas dot…Nuk më lejohet…
Fiksi- Kush e ka atë?
Qytetari- Atë të mirën atje?
Fiksi- Ë….
Qytetari- Atë e ka ajo Entela që ka qënë në gjykatë…
Fiksi- Entela, kush e ka?
Qytetari- Entela Prifti…
Fiksi- Është gjyqtare ajo?
Qytetari- Gjyqtare… Atë të mirin… Me klub…
Fiksi- Po , po po…. Tani e ka hapur ajo?
Qytetari- Tani, tani… Ndonjë javë ka…
Fiksi- Ka qenë gjyqtare këtu ajo?
Qytetari- Gjyqtare e Apelit qe ajo në Tiranë, edhe me zgjedhjet ka qenë ajo . Edhe në zgjedhje ka qënë ajo në Apel… Në Komision të Zgjedhjeve…
Bisede me vëllain e prokurores Irma Balli
Fiksi- Keni pronarë të tjerë?
Vëllai i prokurores- Ka, ka pronarë të tjerë… Kam dy motrat…
Fiksi- Ju jeni pronar?
Vëllai i prokurores- Me motrat…
Fiksi- Me na u prezantu…
Vëllai i prokurores- Unë Petraq Robi e kam
Fiksi- Po motrat apo mbajnë mbiemrin tënd? Njëlloj e kanë?
Vëllai i prokurores- Jo, motra është e martuar, ajo e ka Balli, është në Prokurorinë e Apelit… Është prokurore e Apelit…
Fiksi- Si e ka emrin motra?
Vëllai i prokurores- Irma….
Mire qe e ka restauruar tere ate vile po si e ka mare c’fare makinacionesh ka perdorur dhe kush e ka ndihmuar,keto jane pikepyetja me e madhe .Se po te njejtin gje ka bere dhe me banesen ku jeton, si e ka ndertuar ate se bashku me ate 1.20 meter burin qe ka. Material me te mire per prokurorine nuk mund te gjendet per te luftuar korupsionin ne sektorin e ” Ndritur ” te Gjyqesorit dhe sidomos per gjykatesen e Apelit njeri me ” integritet dhe moral te paster” Entelan e Prifterinjeve sipas ”nunit ” te saj Kreshnikun e Spahijeve i cili e vendosi ne pozicionin qe ajo mban.Po e njejta gje eshte edhe per Prokuroren e Gjykates se Apelit.Prandaj germoni o njeres te vendosjes se drejtesise,germoni se nuk jane vetem keto dy raste dhe sidomos ne Korce tek ky popull qe i di te tera se c’jane bere keto 25 vjet nga keta gjyqtare batakcinj dhe te pa skrupullt, qe vetem drejtesi nuk kane dhene por vetem kane c’vatur dhe kane ritur mireqenien e tyre ne kuris te te tjereve.Megjithate nuk jam shume optimist se do te beni ndonje gje se lidhjet e tyre jane shume te forta me ” nderet” qe kane bere tek administratoret vendore.
Ok fiksi, por pse investigoni vetem kur flet ambasadori!?
Gjithsesi, ne rastin e Irma Ballit jeni gabim ose jeni keqdashes.
Ai karburant eshte ndertuar para 20 vjetesh at least, kur prokurorja ka qene vajze e re! Perse duhet interpretuar si rast koruptiv nje biznes i tille familiar me bashkepronesi te zgjeruar dhe kaq i vjeter ne kohe?
Ne nje pike gazi me nje pompe do e investonte “pasurine” Irma!? Qesharake.
Ju gazetare qe pretendoni te kontribuoni ne kete reforme drejtesie me interpretime te tilla te pa drejta, vetem se pengoni dhe sabotoni ate. Ose, jeni ju vete te koruptuar!
Ndiej keqardhje per korcaret qe kur i u do qejfi, behen si te sapo ardhur ne kete qytet. Dhe ja u thone gabim ju gazetareve moshen e karburanteve te qytetit.
Se mos jane vetem keto te dyja……………e tere gjykata si ajo e shkalles se pare dhe ajo e apelit jane ne gare me njera tjetren per te c’vatur kete popull qe po i vete thika ne gryke dhe vetem drejtesi nuk po mer duke i humbur pronat dhe te drejtat nga keta te pafytyre…….
O petriti vellai im qe sdi fare ne mesim..
Lokalin ke katedralja e ka Aldo Manoja dhe jo Peleshi
Mos mashtro mo lali se duket qe nuk je korcar
Vilen ,sa per informacion Peleshi e ka filluar kur nuk ishte fare kryetar bashkie por merrej me bisnes kompjuterash.
Mire o burazer, mos ja fut pordhes kot..
vetem hajdute ka ky vend bravo u qofte kur s ka shtet
Gazetaret keto te bejne tua nxjerin ne sheshe ketyre hajduteve, qe drejtesi bejne vetem me fukarain qe nuk u jep leke. Jo se nuk e di populli ca behet po tja tregojme botes qe te fillojne politika ti verin gishtin kokes. Per ju gazetaret po u theme se keni plot matriale per te nxjere, mirni listen kushe ka punuar ne dogana keto 20 vjetet e fundit dhe do shikoni cudira.
pa diskutim ka korrupsion ne rradhet e gjyqesorit dhe te prokurorise, por rasti i prokurores Irma Balli nuk eshte i tille dhe me vjen keq qe e trajtuan njesoj me rastin tjeter. nese do te ishte rast korruptiv, prona nuk do te ishte me gjithe familjen ne bashkepronesi, por do te ishte ne emer te burrit te saj ( si rasti pare) ose ne emer te prokurores.Prokurorja Irma Balli eshte profesioniste dhe nuk abuzon me detyren. Nuk kemi pse fusim ne nje thes te gjithe njerezit. Le te dali kush dhe te thote qe kjo prokurore me ka kerkuar para ose ka abuzuar me detyren.
Jeni te hapur te shkruani.
Nuk e di si do veje kjo pune, por ministri i drejtesise mbreme tek Fevziu nuk donte drejtesi, por konsensus. Zotin Majani me ke e do konsesnsusin? Me Saliun , Luleziùin dhe Fatmir Mehdiun?! Ky popull duhet te dale me cfurqe ne shesh se nuk ka rruge tjeter. Ministri drejtesise ne qeverine e sotme, Ylli Majani; nuk e pertyp dot reformen ne drejtesi. Une nuk e kuptoj, perse duhet minidtria e drejtesise kur nuk ka asnje kompetence per drejtesine, vetem mirret me burgjet. Shkrijeni ate ministri dhe leni vetem nje drejtor burgjesh; se gjykatat e prokuroria jane te pavarura.
Per pasurite e gjyqtarve dhe prokurorve nuk mund te flas se nuk i njoh dhe nuk i di kush jane. Por kjo pika e karburantit ngjit me ndertesen e banimit, e di dhe bufi qe eshte e ndaluar me ligj!
Kjo eshte vetem maja e ajsbergut…
Qytetari B, mendoj se Ministri i Drejtesise mund ta kete hallin te shefi i tij Meta, i cili, po u be reforma ne drejtesi, mund te jete nga te paret qe mund te zere qeline! Gjithmone, ne se drejtesia do e thote me kompetence fjalen e saj!
Keto zonja jane shashka te vogla ne krahasim me peshqit e medhenj……jo se eshte e drejte ajo qe kane bere…… por te gjithe ne te tilla pozicione e kane ngritur korupsionin ne kete shkalle ,duke filluar nga shumica e politikaneve e kudo ,gjyqesori pa dyshim qe eshte me i koruptuar …….te gjithe mjeket, policia,shefat dhe drejtoret e famshem te LSI me ne krye kryetarin e tyre legjendar I METEN I CILI DHE SHEMBULLIN E TIJ PERSONAL DHE TE PA TJETERSUESHEM TE NJE KORUPSIANI TE INSTITUCIONALIZUAR,per te krijuar nje shtrese te quajtur BORGJEZI E RE ,per te cimentuar ekzistencen e pa merituar politike ne nje vend te abuzuar dhe te shkatruar nga vete opolitika, te gjitha keta kuadro dhe te tjeret nen ombrellen e partise kane abuzuar dhe mjele vazhdimisht popullin e varfer ….dhe per pasoje KANE KRIJUAR KETE APATI POLITIKO – INTITUCIONALE ,KETE PERGJUMJE DHE DEPERSONALIZIM TE SHOQERISE SHQIPTARE ,gradualisht si krimbi pa u lodher eshte tjere rjeta midis tyre ,duke filluar nga kupola …..dhe tani cbehet GJOJA PO LUFTOJME KORUPSIONIN I NDERHUHET KETIJ ZINXHIRI NE NJE HALLKE TE CAKTUAR DHE KRIJOHET PERSHTYPJA QE PO LUFTOHET ME SERJOZITET KORUPSIANI……..,sa per te qeshur sa naive dhe ata qe e organizojne dhe ata qe e besojne dhe ngazellehen dhe presin me instiktin e hakmarjes primitive qe te denohet Entela ose Tare .JO duhet qilizme qilizme e thelle ,une per vete jam pesimist per nje sukses te luftes kunder korupsionit me kete menyre …..NE NA DUHET NJE PROTEKTORAT ,NE KETE DEREXHE KU E KEMI KATANDISUR VETEN NUK KA LUME QE MUND TE NA PASTROJE ……dhe sa per I .Ballin nuk ka asgje te keqe te kesh biznes familjar ,ku eshte e keqja qe te kesh biznes me vllane e matren ????????eshte dashakeqesi eshte manipulim dhe injorance te akuzosh dike se zoteron 1/3 e nje biznesi familjar
Nuk mund te ngrihen vila te tilla tre kateshe vetem me rrogen mujore.Atje jetojme dhe e dime sa eshte nje rroge mujore e nje gjykatese .Ne Bulevard Republika ka edhe disa vila qe te zotet e shtepise nuk jane ne gjendje ti restaurojne per faktin se jane jashte vendit ne emigracion .,punojne gjithe diten dhe marin nje page sa per te plotesuar nevojat e domosdoshme jetesore.Kur i pyet pse nuk e restaurojne thone me se ………Edhe vete pronarit i vjen keq sepse kjo shtepi eshte mu ne qender te Bulevard Republika ,nje shtepi qe ruan nje arkitekture te vecante por eshte e pa mundur per te investuar .Do deshiroja qe shteti apo monumentet e kultures te interesohen dhe te bejne nje investim minimal per ruajtjen e ketyre vilave dhe per te ruajtur arqitekturen karakteristike te qytetit te Korces.Mesa di une nga nje bisede qe kam degjuar por nuk di sa e vertete mund te jete qe ishte rakorduar nje fond per kete shtepi dhe meqenese pronari ishte ne amerike ky fond eshte mare nga gjykatsja Entela Prifti .
Entela Prifti eshte super-hajdute. Nuk ngopet as me mut…e jo pastaj me lek. Eshte nje fatkeqe…qe e shpreh qe ne surrat sa e pakenaqur eshte nga jeta. Eshte super monster…qe ne dosjet qe mban ne duar koridoreve dhe zyrave te gjykates ne 80% te rasteve gjen pare korrupsioni! Mos u ngopshin as me mut…se bashku me ate xhuxhin e ujesjellsit….se dy metra dhe do marrin …se bashku me te ligat qe kane bere dhe pislliqet qe do t’ju rendojne shpirtin ne perjetesi. Phuuu rrace muter….specie te degjeneruara!
Çorbë hajdutërish. Këta kanë në dorë pushtetarët. Pusht—etarët lajnë borxhet, duke iu krijuar mundësitë për vjedhje. Mjer ky vend. Faleminderit fiks – fare.Mirënjohje SHBA që e e ka drejtuar ndriçimin aty ku duhet bërë ndryshimi kundra hajdutërisë , kundra korrupsionit.