Shqiptari trashëgon 7 milionë euro nga pronari italian, por...

12 Janar 2016, 17:06Politika TEMA

Prej vitit 2009 shqiptari 62 vjeçar Nuri Guga është trashëgimtari i një pasurie prej 7 milionë euro, i lënë me testament pas vdekjes nga italiani Aldo Farinola, pronari i restorantit të njohur “Dëshira në det” në qytetin e Brindizit.

Sot, pas 7 vitesh hetim, me kërkesën e vëllait të sipërmarrësit italian ka nisur një proces gjyqësor kundër shqiptarit, me akuzën e “testamentit falls e pretendimin e trashëgimisë së pasurisë së Aldo Farinolas”.

Për disa vite rresht Nuri Goga ka qënë kujdestari personal i pronarit italian.

Fillimisht ai ka marrë me qera për banim një nga aparatamentet nën pronësinë e italianit e më pas është punësuar tek ai, duke u kujdesur deri sa Aldo Farinola ka ndërruar jetë.

Restoranti “Dëshirë në det” i pozicionuar në portin e Brindizit, mjaft elegant e me pamje nga deti, është një nga lokalet më të famshme në këtë qytet.

Pronari i tij Aldo Farinola, ishte një figurë e njohur në Brindizi, mjaft i pasur e pa fëmijë.

Për shumë vite shqiptari Nuri Guga, sot 62 vjec, u bë kujdestari e miku  i tij më i mirë.

Me një testament të firmosur nga noteri Michele Errico, italiani Aldo Farinola ka lënë si trashëgimtar universal të pasurisë së tij kujdestarin shqiptar Nuri Guga.

Me gjithë këtë akt noterial, sot pas 7 vitesh, vëllai i pronarit italian akuzon shqiptarin për mashtrim e testament falls, raporton Ora News.

Sipas aktakuzës, rreth 15 persona dëshmojnë se pronari italian për shkak të sëmundjes së tij, në muajt e fundit të jetës qe i paaftë të mendonte e të arsyetonte.

Pasuria e Aldo Farinolas përllogaritet rreth 7 milionë euro, ku përvec restorantit buzë detit në Brindizi, ai ka lënë në trashëgimi disa shtëpi në Brindizi e Gallipoli, si dhe shuma të mëdha parash të depozitura në disa institute bankare italiane.

 

8 komente në “Shqiptari trashëgon 7 milionë euro nga pronari italian, por…”

  1. anticensurë543234 says:

    testamenti është bërë në prezencën e një noteri!që do të thotë se është i vlefshëm!!nëse kemi fallsifikim atëherë është i bërë në bashkpunim me noterin!!nëse nuk ka bashkpunim atëherë do të thotë se personi që ka firmosur në atë moment ka qënë i vetëdijshëm!!ndoshta për një kohë të shkurtër,por sidoqoftë ka qënë i vetdijshëm!!
    një variant tjetër mund të jetë dhe një fallcifikim pas vdekjes që do të thotë familiarët në bashkpunim me noterin duan të çbëjnë këtë testament!!
    gjënden dësnitarë,që ec e vërteto thënjet e tyre,që deklarojnë se testamenti nuk mund të jetë i vërtetë sepse personi nuk ka qënë në gjëndje të shëndoshë mendore!!

  2. tfgs1 says:

    do te ishte fatale qe pasuria e nje italioni te perfundonte ne duart e nje Gano suniti……….

    1. tfgs1 says:

      … Edhe mua do ma lere Janulla… kshu me tha përpara se te fuste ne bithe pa prezervativ!

    2. toni xhuliani says:

      ik ore plere kaurr i ndyr sa smir keq qe je mos bof hajer vetem nga smira qe ke

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Hallall ti kete shqiptari.
    Se vellai se ka pa me sy kur ka qene semure
    Nurua ju gjet prane.

  4. Ledio says:

    Fatale eshte qe me leket e Europes mbahet Gerrqia Turkufagis..:)

  5. kuq e zi says:

    nuk eshte i pari ky zotria
    edhe e nderuara hak veproi po ne te njejten menyre me nje familje shqiptare
    po janulla kujt do ja le ne trashegim gopin????

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Aman o Kuq e Zi jemi gati ti japim leke Janulles vetem gopin te mos na e lere ne trashegimi. Ce do, ate kush nuk e ka pasur. Puna eshte te te lene trashegim ndonje gje me vlera jo gjera te zhvleresuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje