Padi ekspertit të reformës në drejtësi: Na mori 8 mijë euro dhe s'na zgjidhi çështjen

12 Janar 2016, 15:50Politika TEMA

Reforma në drejtësi do të bëhet nga njerëz të cilët nuk duhet të jenë vetëm profesionistët më të mirë të ligjit, por edhe të jenë të pastër para tij.

Por për njërin ndër ekspertët e nivelit të lartë, që është përfshirë në tryezat për ndryshimet  kushtetuese, profesor Kristaq Traja, ish-gjyqtar i Gjykatës Europiane në Strasburg, është depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për kallëzimin e familjes Okaj nga Shkodra, të dorëzuar në organin e akuzës në fillim të dhjetorit 2015.

Familja Okaj ka bashkangjitur kundër profesor Trajas si provë një mandat pagese të prillit 2015, në të cilën e kanë paguar me shumën e 8 mijë eurove,  pasi ai ju kishte premtuar të tërhiqte nga Ministria e Financave  shumën e rreth 821 mijë eurove, një shumë e deklaruar nga Gjykata e Strasburgut si dëmshpërblim familjes Okaj për çështjen e pronave.

Denoncuesit pretendojnë se në bazë të kontratës i kishin premtuar zotit Traja shumën prej 5 përqind të parave që do të tërhiqeshin nga Ministria, pra gati 41 mijë euro.

Por, meqë nuk morëm asnjë euro, shprehen kallëzuesit, ne ja hoqëm prokurën e dhënë zotit Traja në qershor 2015.

Sipas kallëzuesve, atyre ndërkohë nuk u është kthyer pas shuma e dhënë prej gati 8 mijë eurove për shërbimin që Traja, në funksionin e avokatit, duhet të kryente.

Përpos dokumentave të bashkangjitur për hetimin, familja Okaj ka depozituar edhe revokimin e prokurës si edhe një vendim ekzekutimi nga Gjykata Civile,  e cila urdhëron që profesori të kthejë mbrapsht shumën prej rreth  8 mijë eurove./ TCH

8 komente në “Padi ekspertit të reformës në drejtësi: Na mori 8 mijë euro dhe s’na zgjidhi çështjen”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    C’lidhje ka kjo me punen qe po ben ne Reformen ne Drejtesi.. Ben padi, le ti paguaj me urdher gjykate dhe mbaroj.. Ai s’ka thyer ndonje ligj..

  2. titi says:

    Eshte fare normale qe per nje ceshtje gjyqesore nje avokat te kerkoje shperblimin per punen qe ben, fiton apo nuk fiton ceshtja ne gjykate. Cfare kerkon tani kjo familje??? Apo filloi balta edhe mbi ekspertet e reformes gjyqesore?? Ku nuk futet mafia berishiane me lukunine e vet??? Prof. Traja eshte nga specialistet mne te vleresuar shqiptare jo vetem ketu, si konstitucionalist, por edhe nga rrethet profesionale te Evropes Perendimore. Te rrale jane ata si ky specialist. Edhe kete do ta hedhim poshte tani???

  3. Mona says:

    Oho, po ku gjen gjykates apo prokuror te paster ne Shqiperi. Di njeri ndonje emer qe nuk ka mare kokerr leku gjate punes se tij? Ja pra qe nuk gjeni dot.

  4. Spartaku says:

    Nuk kane te sosur shpifjet dhe nxirje nga njerez te Sali Berishes dhe te vet atij.Me te poshter nuk i gjen ne asnje vend.I jane turrur profesor Trajes,me qellim qe te deshtoi reforma ne drejtesi.Kerkojne pushtet keta muter njerez.Asnje njeri nuk jua jep voten ketyre krimineleve te pd-ke.Prandaj pd-ke duhet nxier jashte ligjit si parti.

  5. Arseni says:

    Familja Okaj nje familje komunistesh qe ka spijunuar historikisht qe ne kohe te Zogut duke vazhduar ne kohe te komunizmit e deri ne ditet tona.
    Po si kujtoni ju more maskarej se puna e avokatit do behej falas per ju ? Cdo dokument qe zoteroni eshte i fallsifikuar nga shtetaret e Sali kriminelit keshtu qe ska avokat e Strasburg qe te ju vije ne ndihme.

  6. tan says:

    pa lidhje fare ky lajm ose me qellim

  7. faro says:

    Ku fshihet LEPURI???!!!!!!!!
    Pse u kujtuan tamam, tamam tani qe ky po punon si ekspert per ref ne drejtesi ?
    Nje konkluzion mund te nxirret, se te pakten ketij nuk i paskan gjetur ndonje gje ne dosje per ta kercenuar, ashtu sic po behet me sh politikane, qe flasin me gjuhen e “ustait”.

  8. miku says:

    Prof. Traja eshte nje nga profesionistet me te mire te drejtesise qe ka shqipria. Respekte Prof.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje