Reforma në drejtësi, presidenti me 84 vota ose shkrihet Kuvendi

12 Janar 2016, 09:19Politika TEMA

Në kulmin e reformës në drejtësi që shoqërohet me ndryshime kushtetuese, ekspertët e Ministrisë e Drejtësisë, kanë propozuar edhe ndryshimin e formulës së zgjedhjes së presidentit.

Ndër 22 amendamentet kërkohet dhe rishikimi i kësaj pike duke synuar zgjedhjen e një presidenti mbi palët dhe gjithëpërfaqësues.

Megjithatë, burimet zyrtare të LSI, kanë saktësuar për Shqiptarja.com, se propozimi mbetet i ekspertëve dhe nuk është qëndrim Politik i LSI.

Sipas këtij propozimi, presidenti duhet të zgjidhet me 84 vota, dhe jo me 71 vota sa u zgjodh Bujar Nishani.

Nëse nuk arrihen 84 votat, Kuvendi do të shkrihej.

 

8 komente në “Reforma në drejtësi, presidenti me 84 vota ose shkrihet Kuvendi”

  1. antonio says:

    Lerini DALLAVERET E NDYRA!
    Presidenti te zgjidhet nga populli qe vte marrin fund poshtersite me drejtesine!

    1. Pilo Lala says:

      Pse budalla eshte Edi Rama, qe sa here eshte Berisha ne Pushtet, zgjedh kamikazet e tij Bamir Topi e Nishani. Kur vjen PS ne pushtet, duhet te marri aprovimin e Sales perseri. Alfred Moisiu ishte ne PD dhe u zgjodh President nga PS.
      Presidenti do zgjidhet me 71 vota, per sa kohe te jete Sali Berisha gjalle.
      Presidenti i ri Pandeli Majko, do kete shume detyra te veshtira, se pari te fus ne Burg Argiten dhe Shkelzen Berishen.

  2. tomorri says:

    Jo jo me 84 vota mor maskarenj,por te zgjidhet nga populli,ashtu siç do populli more te shkrete qe i jeni bere shqiperise ferre dhe ruani si macja miun se mos u shpetoje gje per toke.

    1. toni says:

      dhe populli ta zgjedhe klyshet e pd dhe te ps do jene kandidate

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Populli, populli ta votoje.. Ne qoftese doni nje president jo partiak lejani popullit.. Futini intelektualet te garojne vete neper popull dhe emisjone dhe pastaj futini ne skaner per zgjedhje per president dhe populli e zgjedh vete ke do.. Marifetet e tuaja e kane sjelle ne kete qorrsokak kete situate..

  4. XIO says:

    JOOOOOOOOOOOOOOOOO JOOO VETEM NGA POPULLI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. qytetari B says:

    Presidenti nga Populli. Ndryshe edhe me 139 vota nuk e perfaqeson dot Shqiperine dhe popullin se deputetet qe votojne , po te duan ndryshojne pasaporten dhe kercejne nga nje parti ne tjetren, keshtu qe nuk e perfaqesojne dot popullin. A eshte mbi te gjithe presidenti? Atehere mbi te gjithe eshte populli dhe presidenti andej duhet te zgjidhet, bile po te jete nevoja prape me referendum te shkarkohet dhe jo vetem per semundje apo te meta mentale si eshte sot. Me keto qe ben Nishani a nuk duhej shkarkuar ne vend? Apo te beje ci do bytha presidentit dhe pas 5 vjeteve i vene ne dispozicion edhe bodigarde edhe veture , po te kete nevoje edhe per nje grua tjeter edhe ate ja vene, e pastaj? Presidenti eshte qytetar dhe ne rastin qe eshte president, eshte qytetar i pare.

  6. # says:

    Ai vend ka merdhite.
    Le ta zgjedhin si t’iu vije ma persembarit.Nji variant asht me 84 vota e pleqnojne kuvendtaret.Komentatoret kerkojne zgjedhje nga populli.Kerkese kjo mjafte e drejt dhe e garantume ne pamje te pare.Po mos harroni qe populli blihet me thase mielli.Pra nga do ta vertitesh ai vend ka merdhit per kete sene(kohe).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje