SKANDALI/ Kërdia e sekserëve: 21 mijë euro ryshfet vetëm që dosja t’i kalojë në Gjykatën e Lartë

11 Janar 2016, 20:41Politika TEMA

Sekserët e gjyqtarëve sot janë të profesioneve të ndryshme. Ata të orfojnë vendime gjykate në favorin tënd, në varësi të shumës së parave që do të paguash

Fiks Fare solli mbrëmje e shkuar dy raste të abuzimeve në emër të gjyqtarëve

Nëpërmjet avokatëve apo njerëzve që kanë poste të rëndësishme publike, qytetarët pretendojnë se u janë kërkuar para për çështjet që kanë në ndjekje, apo ato që do të marrin në shqyrtim.

Në mbrëmjen që shkoj, emisioni investigativ pati në vëmendjen e tij sekserë të profesioneve të ndryshme, nga avokatë e deri tek pronarë lokalesh, apo regjistrues të pasurive të paluajtshme

Dy rastet e transmetuara në “Fiks Fare”, sollën një tjetër dëshmi të abuzimit me vendimet e gjykatave

Rasti i parë zhvillohej në Lezhë. Marie Losha ishte qytetarja nga Lezha, e cila akuzon avokatin e cështjes së të vëllait se i kishite kërkuar 300 000 lekë të reja në këmbim të vendimit të pafajësisë për të.

Shtetasi në fjalë akuzohej për armbajtje pa leje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Avokat Preng Lleshi është regjistruar nga motra e të pandehurit duke premtuar lirimin e tij nga burgu, në këmbim të parave. Avokati gjatë gjithë bisedës fliste në emër të gjyqtarit të çështjes, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Gjykatës së Shkallës së parë të Lezhës

Gjykata e Lartë: 21 mijë euro për të kaluar në Dhomën e Këshillimit

21 mijë euro ka paguar qytetari tjetër, i cili iu drejtua emisionit “Fiks Fare”

Sipas tij, shumën e kishte paguar në mënyrë që dosja e tij të kalonte Dhomën e Këshillimit në Gjykatën e Lartë.

Në këtë rastin ura lidhëse mes qytetarit dhe gjykatës ishte pronari i nje lokali që ndodhet pranë Prokurorisë së Tiranës dhe një kushëri i tij, i cili ka punaur deri 6 muaj me pare si regjistrues në Hipotekën e Lezhës.

Në këtë rast bëhej fjalë për një gjyq që pritej të zhvillohej në Gjykatën e Lartë në Tiranë. Qytetari kërkonte që ankimi i tij të kalonte në Dhomën e Këshillimit. Në mënyrë që kjo të realizohej sa më shpejt, qytetari pretendon se iu kërkua të paguante 21 000 euro.

Kjo shumë, sipas tij, ishte ndarë mes dy sekserëve. Pronari i lokalit që ndodhet pranë Prokurorisë së Rrethit të Tiranës për ndërhyrjen që do bënte tek kushëriri i tij i kërkon qytetarit 1000 euro, ndërsa kushëriri Lekë Gegaj, ish-punonjës në Hipotekën e Lezhës, sipas qytetarit që e denoncoi këtë rast, kërkonte 20 000 euro për ndërhyrje tek gjyqtari që do të bënte të mundur kalimin në Dhomën e Këshillimit. Qytetari i zhgënjyer nga puna që i kishin bërë dy personat që i kishin dalë garant për kalimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, kërkonte kthimin e parave.

Sipas informacionit që kishte siguruar me avokatin e tij, gjyqtari që kishte dalë garant në Gjykatën e Lartë, nuk kishte dëgjuar të flitej ndonjëherë për 21 mijë eurot e dhëna prej tij, madje kishte thene se ka një kundërshtar të fortë në këtë proces gjyqësor

Në bisedën me pronarin e lokalit, e regjistruara nga vetë qytetari që denoncoi këtë rast, bisedohet për shumën prej 1 000 eurosh. Pronari I lokalit, ndërmjetsëi i parë me gjyqtarët, premton se do t’ia kthejë një mijë eurot që ka mbajtur, sepse kusheriri i tij nuk i ka mbaruar punë.

Pas kësaj bisede qytetari takohet me ish-regjistruesin e zyrës së pasurive të paluajtshme të Lezhës, Lekë Gegaj. Qytetari i kërkon që t’i kthejë shumën prej 20 mijë eurosh që i ka marrë

Lekë Gega i premton qytetarit se do t’ia ktheje paratë në datën 15 mars, pasi kane kaluar më shumë se 50 ditë që prej kohës kur ai i ka marrë paratë dhe çështja nuk ka kaluar në Dhomën e Këshillimit

Gjatë bisedës që qytetari ka bërë me ish- regjistruesin e Hipotekës së Lezhës flitet për takime me gjyqtarë dhe për çështje të mbetur pezull

Ish kreu i Hipotekes së Lezhës pranon se ka bërë gabim që ka ndërhyrë si ndërmjetës në këtë çështje, pasi sipas tij, ai e ka kryer takimin dhe i kishin premtuar se do t’i kalohej çështja

Pasi qytetari këmbëngul që t’i kthehen paratë që kishte dhënë për gjyqtarin, ish-regjistruesi i Lezhës bie dakord që lekët do t’ia kthejë në datën 15 mars 2015

Gazetarët e “Fiks Fare” kontaktuan me ish-kreun e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Lezhës, zotin Lekë Gega

Gjatë intervistës që ai dha për “Fiks Fare”, ish-regjistruesi i Lezhës pranon se e njeh qytetarin që është ankaur në “Fiks Fare” , të cilin e ka takuar nëpërmjet një kushëririt të tij

“E kam takuar vetem nje here me nje kusheri timin qe me kishte kerkuar per kafe”, tregon ai për “Fiks Fare”.

Pyetjes së “Fiks Fare” se a ishte në dijeni shumrën prej 21 000 eurosh, të cilat qytetari pretendon se ia ka dhënë për të nderhyre tek nje gjyqtar në Gjykatën e Lartë për të përshpejtuar ceshjen e zoterise ne Dhomen e Keshillimit, Gega i përgjigjet se nuk ka inforamcion për një akuzë të tillë, pasi ai nuk ka “ asnje tager ligjor per te nderhyre tek gjyqtaret”.

Zoti Gega pranon se ka marrë nga kushëriri i tij, Cesk Marku, i cili i kishte ardhur në kafe bashkë me qytetarin, shumën prej 10 000 eurosh

Këtë shumë regjistruesi i Lezhës tregon se i mori dhe ia mbajti për t’i ruajtur.

Pyetjes së gazetares se çfarë ishin këto para dhe për çfarë arsyeje i kishte marrë, ish-regjistruesi i Hipotekës së Lezhës i përgjigjet: “Nuk e pyeta, i kam mbajtur leket ne llogarine time ne banke per t’ia ruajtur”.

Me vone ai tregon se kishte marrë vesh që kushëriri i tij i kishte marrë këtij qytetari 20 000 euro.

“Atehere erdhi zoteria, me takoi, i thash urdhero leket e mia dhe ia kam kthyer me fature”.

Ish- regjistruesi i Lezhës tregon se këto para ia ktheu qytetarit që ankohej në Fiks Fare dhe këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me asnjë gjyqtar, madje ia faturon të gjithë përgjegjësinë e marrjes së kësaj shume, kushëririt të tij Çesk Marku.

9 komente në “SKANDALI/ Kërdia e sekserëve: 21 mijë euro ryshfet vetëm që dosja t’i kalojë në Gjykatën e Lartë”

  1. edi fra says:

    po si ka mundesi qe ne allavere e krime ka shume MARK,LLESH, KOL ,DED etj etj

  2. ------ says:

    Keshilltaret e Gjykates se Larte jane seksere ata jane gjahtaret e parararojes, te dytet jane shoferet dhe punonjesit e rojes ,pastaj jane avokatet(ata qe gezojne preferenca dhe besim te posacem ) keta punojne direkt me gjyqtaret.
    Shihni ne Gjykatene Larte sa vonohen ceshtjet per te kaluar ne seance gjyqesore. Me pare ishte rreth nje vit tani rreth akter vjet,ata qe nuk kane miq dhe para ju vetem kaq,por te tjeret me numur rendor me mbrapa cuditerisht kercejne nga radha.Keshtu eshte bere edhe Apeli Administrativ. Korrupsioni ka qene edhe me pare 10 apo 12 vejet me apre ,por si keto 5 vitete e fudnit dhe vecanerisht 2-3 vitet e fundit eshte bera alarmant. Gjyqtaret e Magjistratures vetem sa kane rritutur pazart, mos ju genjeje mendja se sjane te korruptuar.Ne gjykatat e Shkalleve te pare personeli i gjyqtareve tashme rendon ne favor te magjistrateve ,lind pyetja qe kur kane ardhur keta gjyqtare si elemente te preferuar a kane ndikuar ne uljen e korrupsionit ?-Aspak perkundrazi nuk ndihet fare pesha e tyre ne uljen e korrupsionit do ti kishte dhene efektet.Mjafton te permendim Ken Dhimen dhe te Shoqen qe nuk kishin deklaruar nje shume prej qindramijra eurosh ,keshtu ajne edhe te tjere,Jeta luksoze dhe me xhelozi per nejri tjetrin per makinat ,pushimet, rrobat qe mbajne veshur i kane bere me te papermbajtur.Po te degjoni bisedat ne kafet e mengjesit te tyre shihni se si bejne per veshjet e njeri tjetrit .Eshe nje rrace e perbindeshme. Ata qe jane te ndershem jane shume pak dhe shihen me nje lloj perbuzje si “fakir budalla” qe nuk perfiton dhe nuk hyn ne aleancen dhe perfitimet kohes.Bile si i dyshimte.,Pjesa gri eshte me e madhe .Por ju garantoj se shumcia dermuese jane te korruptuar. Ka dhe nje karakteristike tejeter ne Magjistrature po dominojne fshataret apo personat nga qytete gjysem rurale.nuk kam gje per persona inteligjente te vecante,por eshte i cuditshem fakti qe promovimi me i madh vjen nga kjo shtrese.Kur konkurrenca me e forte ka qene ne gjimnazet e Tiranes,Durresit ,Korces etj. ka pasur nje vazhdimesi konseguente promovimi i kesja shtrese me prapavije politike,pasi keta ishin me kokulur dhe mete nenshtruar politikisht,kur vinin ne qytet kishin me teper nevoja per te plotesuar (femije ne shkolla bashkeshorte ne pune ,prinder te semure [er mjekim),qe nje qytetar jo domozdoshmerisht mund ti zgjidhe me ndihmen e pushtetit qe zoteron pro edhe nepermjet rrenjeve te tij qytetare. Magjistratet me origjine nga fshati kane qene shuem me sensitive ne keto nevoja dhe shkembime nderesh,por edh me te kaparuar nga demonet politike.Deputete e rretheve dhe sidomos kryetaret e partive ne rrethe ja u kane ditur keto nevoja. Ketu shquhen sidomos ata te PD-se. qe kane qene shume me te avancuar ne interlokimet dhe nderhyrjet ne Gjykata( ka nje udhezim per ti mbajtuar afer sidoms ne periudhe zgjedhjesh kur ka edhe procese sipas Kodit Zgjedhor). Drejetsia eshte “Porta e Ferrit” nese do ti hapet dera kesaj porte do te shihni realisht se cbehet ,Njerezit i dine mjaft mire keto por episodet e vecanta nuk mudnte behen publike. Nese behet kjo reforme do te jete nje nga sukseset me te medha per kete popull te shumevuajtur .

    1. artani says:

      po qe sna paske thene asgje ti ore i nderuar.

  3. faikonica says:

    Po si ka mundesi,Hoxha,Shehu,Alia,Hazbiu,Berisha,Gazidede,Meta,Prifti….?

    1. Nga Lezha says:

      Ndryshimi eshte se kto Markat e Kolat nuk kane frige ti denoncojn,ndryshe nga Shuaipat Mahmutat etj.

  4. byli says:

    Ky eshte nje nga “rilindasit” ne Lezhe. Leke Gega person me precedente penal dhe kriminal.. Cohu nga gjumi Edi Rama, se erdhen zgjedhjet e reja. Do te jete teper vone

  5. miri shkodra says:

    Edi, ato Hasanat e Hysenat tuaj jane engjej.

  6. naku says:

    Keto jane vetem maja e ajsbergut te hajduteruse ne drejte x i e jo vetem. Si ka mundesi qe sdel nje grup intelektualesh te paster e tu prijne shqiptareve me prigram te percaktuar si ai i Enver Hox h es me 24 maj 1944 ne Permet. Pikat mbi I se mendohe se do e kuptoje me ne fund ky popull deri sot krejt naiv.

  7. Led says:

    Mjere ky popull mjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje