Vijojnë akuzat PD-PS për Skavicën

11 Janar 2016, 17:52Politika TEMA

Partia Demokratike ka vijuar akuzat për Skavicën.

Grida Duma ka deklaruar sërish se firma fituese për kontratën e Skavicës ekziston në listën e zezë në Turqi dhe ndërkombëtarisht.

Duma është shprehur se Rama ka nxjerrë në shitje pasurinë kombëtare.

“Skavica vërteton se Rama ka përcaktuar fituesin pas bisedimeve sekrete dhe të paligjshme që ka mbatjur në Turqi.

Ai nuk përgjigjet nëse kompania që ka vendosur t’i japë Skavicën është apo jo në listën e zezë për shkak të veprimtarisë së mëparshme të shpallur si e tillë nga autorietet turke dhe ndërkombëtare.

Ai nuk pëgjigjet pse kompania shpall vendimin se ka fituar koncesionin para se ta shpallë qeveria shqiptare. Edi Rama nuk përgjigjet”, tha Duma.

Partia Socialiste, përmes deputetes Olta Xhaçka u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për afera me tenderin e Skavicës.

Në një deklaratë për mediat, Xhaçka ka akuzuar partinë më të madhe të opozitës se ka ndërmarrë një strategji shpifjeje e baltosjeje.

“Partia Demokratike ka nisur një fushatë shpifjeje e baltosjeje ndaj biznesit. Pasi sulmoi atë të vogël, tani PD po sulmon edhe biznesin e huaj që vjen në Shqipëri të investojë dhe të hapë vende pune”, ka thënë Xhaçka.

1 komente në “Vijojnë akuzat PD-PS për Skavicën”

  1. Kam pasur gjithmon simpati per Olta Xhacken si nji femer dinjitoze ,serioze dhe inteligjente , por kte “gjuhe tolerante” qe perdor vs kryekriminelit te kombit ,le shume per te deshiruar .
    Nuk arrij te kuptoj se si ky brez i shkolluar e qytetaresh ,i drejtohen bandes kriminale te sali pusht berishes ,me gjuhen e arsyes ,nderkoh qe shume mire dijn ,qe krimineli nuk njef asnji lloj arsyeje ,jo nga prejardhja e tij bastarde e shpellari ,
    e krimineli te ndyre ,por sepse misioni tij eshte ne cdo rast mosfunxionimi shtetit Shqiptare ,vendosja gure rrotave te qerres ne qeverri . Me kte gjuhe qe ju PS-istat aplikoni me kte bastard e kriminel tradhetare te kombit , shtoni cdo dite e meshume zhgenjimin ndaj votbesusit tuaj.

    Ps-se i ka ngel tani vetem ta adoptoj shker4dhaten e kombit ,qe i shkaterroj te ardhmen vendit dhe gjite Shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje