“Dita” i shkruan Berishës: Mos na pengo më tutje, zoti kriminel

11 Janar 2016, 09:30Politika TEMA

Gazeta “Dita” i ka shkruajtur një letër Berishës, ku i kërkon të tërhiqet nga politika.

“Tërhiqu me marifet në botën tënde private pa e ndotur më tutje botën shqiptare”, shkruan Viktor Malaj për gazetën “Dita” sot, shkrim me të cilin hapet edhe gazeta.

Ja çfarë shkruan ai:

“Zoti kriminel! Ka ardhur koha të kuptosh se gjithçka e ka një kufi. Si e mira, ashtu edhe e keqja, si shërbimet ndaj popullit, ashtu edhe dëmet ndaj tij, si përfitimet, ashtu edhe humbjet. Edhe nëse ti beson se je Jezusi, profeti Muhamet apo Nënë Tereza, duhet të besosh edhe tjetrën, se jo vetëm sundimtarët, por edhe këto figura të mëdha të njerëzimit e kanë pasur një fund. Një fund kohor dhe një fund prej shërbyesi. Ti duhet të dish se lavdia nuk përcaktohet nga koha e shërbimit por nga sasia, cilësia dhe morali i shërbimeve. Gjithashtu, ti duhet të bindesh se lavdia nuk imponohet përgjithmonë.

Ti e ke të gjithë përvojën personale që të vësh re se kjo racë qeniesh të gjalla, në regjistrat e të cilës të ka rënë fati të regjistrohesh edhe ti, është shumë e çuditshme. Ajo të ngre në qiell sot dhe të fundos mot, dhe anasjelltas. Të do shumë, qan nga mallëngjimi për ty sot por të fyen, të baltos dhe, larg qoftë, të dërgon në botën tjetër nesër. Jo me dorën e Zotit, por të vetë robit, se edhe ai (robi) është pjesë e të njëjtës racë siç je ti që ke çuar në botën tjetër disa qenie të pafajshme.

Zoti kriminel! Unë besoj se ti ke qenë mjaft i suksesshëm deri tani. I suksesshëm si sundues, i suksesshëm si mashtrues dhe akoma më i suksesshëm si përfitues. Megjithëse je përfituesi kryesor i sukseseve të tua, nuk besoj se je merituesi i vetëm i tyre. Suksesi yt buron nga aftësia jote. Nga aftësia për të qenë gjithçka dhe asgjë; nga zotësia për t’u dukur ai që nuk je dhe për të qenë gjithçka të kërkojnë situatat të jesh. Guximi yt për të luftuar kundër qenies tënde të mëparshme është unik. Por, akoma më mbresëlënëse është këmbëngulja jote për t’i shpallur të këqij, të dëmshëm dhe kriminelë të gjithë ata që doje dikur, që imitoje dikur, që glorifikoje dhe respektoje dikur. Madje, edhe ata të cilëve iu shërbeje me përkushtim dhe krenari.

Ti ke pasur guximin të shkelmosh gjysmën e parë të së kaluarës tënde politike në shërbim të gjysmës tjetër, megjithëse ajo gjysma e parë ishte thuajse e panjollë moralisht ndërsa gjysma e dytë të ka vënë vulën e kriminelit politik. Gjysma e parë të ndihmoi të bëheshe njeri, ndërsa gjysma e dytë të bëri sundues. Ti nuk ishe i kënaqur me të qenit njeri sepse ëndërroje sundimtarin, madje, me çdo kusht dhe me çdo çmim, edhe duke sakrifikuar popullin tënd. Si të gjithë sundimtarët edhe ti i thur lavde sundimit tënd, edhe pse populli yt nuk të do dhe të ka shkelmuar disa herë me votë, por edhe me dru kur ia ke hequr mundësinë e votimit apo ia ke bërë të pavlefshëm atë me mjetet që përdorin kriminelët.

Ti ke pasur fatin të jesh i zgjuar dhe i shkolluar, por ti i plotëson të gjitha kushtet për të qenë kriminel. Jo kriminel i zakonshëm sepse të tillë ka me shumicë në çdo vend dhe në çdo kohë. Të jesh kriminel politik është një privilegj në mjediset e botës së krimit. Duke qenë i shkolluar ti ke bërë për vete shumicën e budallenjve të vendit tënd dhe ke mundur të afrosh edhe shumë kriminelë të tjerë më të vegjël. Kaq i madh është numri i budallenjve saqë edhe sot, pas 25 vitesh të veprimeve kriminale të shoqëruara me sjelljeje donkishoteske, numri i ndjekësve të tu entuziastë dhe stoikë na bën të dyshojmë në vlerat e qenies njerëzore dhe nuk na e zgjidh mëdyshjen nëse njerëzimi meriton kaq apo më tepër, moralisht dhe materialisht.

Po të mos kishe qenë aq dinak dhe me shumë fytyra, po të mos kishe qenë i pamëshirshëm, brutal dhe vulgar, nuk do të kishe mundur t’iu mbijetoje sjelljeve dhe intrigave të bashkëpunëtorëve të tu të të njëjtës cilësi morale. Ti ke pasur fatin të veprosh e sundosh në kohën e një krize të thellë morale të shoqërisë shqiptare, në kohën e degradimit thuajse të plotë të çdo idealizmi dhe altruizmi dhe, rrjedhimisht, një ambient i tillë është ideal për lulëzimin e racës së sharlatanëve, ashtu sikundër një tokë e pakultivuar favorizon rritjen e barërave të këqija. Numri pambarimisht i madh i horrave që të kanë rrethuar dhe shërbyer, që të kanë lavdëruar kur ua shpërbleje shërbimet dhe të kanë mallkuar kur iu prisheshin interesat e tyre dhe që distancën me ty e kanë mbajtur në raport me këto interesa dhe jo me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve, është dëshpërues. Ndërsa numri i lakenjve që të rrethojnë ende dhe që betohen për besnikërinë ndaj rrugës tënde kriminale është kobndjellës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mirëpo, fati i keq i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk je vetëm ti. Në historinë e njerëzimit, asnjë kriminel politik nuk ka mundur të jetë i suksesshëm kundër popullit të vet pa pasur përreth një lukuni shërbëtorësh dhe borizanësh të pamoral. Por, edhe kjo s’ka qenë e mjaftueshme. Që të jetë i suksesshëm, krimineli politik ka nevojë edhe për rrethana shoqërore e politike mbështetëse dhe, gjithashtu, edhe për kundërshtarë politikë të padenjë apo të pazotë. Herë më pak e herë më shumë, këta faktorë të kanë favorizuar edhe ty. Madje, edhe rrethanat e jashtme kanë qenë kryesisht ndihmuese për ty, ngaqë ata që na kanë propaganduar demokracinë dhe drejtësinë, në praktikë kanë respektuar sundimin tënd për të siguruar interesat e tyre, duke e konceptuar dhe trajtuar Shqipërinë si një parcelë eksperimentale politike, si një laborator kaviesh sociale që nuk meritojnë më shumë.

Ti mund të mllefosesh pse unë të cilësoj kriminel pa kurrfarë ngurrimi. Mirëpo arsyeja ime e ka të pamundur të pranojë që një qytetar i thjeshtë të pushohet nga detyra e një nëpunësi të thjeshtë me arsyetimin se para 20 vjetësh, duke “xhiruar gomat e makinës” ka prishur qetësinë publike në qytet, ndërsa një qytetar tjetër i këtij vendi, i cili ka terrorizuar sistematikisht, 25 vjet radhazi, me fjalë, sjellje dhe veprime gjithë popullin shqiptar, të mbaj postet më të larta shtetërore politike dhe, madje të aspirojë e luftojë sërish për të qenë sundimtar i përjetshëm.

Morali im nuk ma lejon që një shtetas i thjesht shqiptar që fyen dikë në një ambient publik, qoftë dhe një herë të vetme, të quhet i padenjë, ndërsa një shtetas tjetër që fyen, shpif e kërcënon mijëra shqiptarë, thuajse çdo ditë përgjatë një çerek shekulli, të konsiderohet udhëheqës i vendit dhe ajkë e shoqërisë. Formimi im juridik nuk më lejon që një bashkëkombës i imi që ka rrahur, plagosur apo vrarë një njeri të shpallet kriminel dhe të dënohet si i tillë, ndërsa një tjetër bashkëkombës i imi, i cili ka dhunuar, burgosur dhe vrarë dhjetëra shqiptarë, të dekorohet dhe të shpallet figurë e shndritshme kombëtare. Nuk mund të pranoj që braktisja e një vendshërbimi në kohë lufte nga një ushtar i thjeshtë të quhet tradhti kombëtare, ndërsa dhënia e 255 km2 det Greqisë në kohë paqeje nga drejtuesit e shtetit tim të konsiderohet si veprim normal apo, e shumta, një gabim teknik. Arsyeja nuk më lejon që ushtari që i dorëzon dikujt armën e shërbimit të dënohet si kriminel, ndërsa Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë që ua jep gjithë armatimin gangsterëve të rrugës të nderohet si atdhetar dhe figurë madhore kombëtare.

Një shoqëri nuk mund të jetë as e drejtë dhe as e moralshme nëse shpall hajdut dhe ndëshkon si të tillë një vjedhës xhepash a makinash dhe, nga ana tjetër, nderon si prijës dhe atdhetar një shpërdorues fondesh shtetërore prej qindra milion eurosh. Fakti që i pari dënohet sapo të kapet, ndërsa i dyti nuk dënohet kurrë për shkak të pushtetit që ka apo që lë trashëgim, apo sepse një grup të madh njerëzish, që ka guximin t’i quaj parti, i përdor si bandë terroriste për ta mbrojtur nga ndëshkimi, nuk do të thotë se i pari është më i rrezikshëm se i dyti.

Mendoj se ka ardhur koha të kuptosh se gangsterizmi, që në rini të bën të rrezikshëm, në pleqëri të bën edhe qesharak. Prandaj duhet hequr dorë nga vazhdimi i kësaj odiseje, ku kriminalja përzihet me donkishotesken. Lëre popullin shqiptar në hallet e veta! Mos e pengo edhe në këtë hap që po përpiqet të hedhë në ngritjen e strukturave të dënimit të së keqes dhe në hapjen rrugë përparimit të vendit. E kuptoj se i frikësohesh të kaluarës tënde kriminale, por mos u druaj.

Fatkeqësisht, si me gjendjen e sotme të punëve, si me ndryshimet e parashikuara në “Reformën në Drejtësi”, nuk ka kurrfarë gjasash që ti të ndëshkohesh për krimet e kryera. E drejta vërtet të dënon, por morali i kohës të mbron. Ndërsa morali i së ardhmes do të të damkosë. Me kusht që vërtetë e ardhmja të ketë moral. Dhe unë besoj fort se e tillë do të jetë.

Tërhiqu me marifet në botën tënde private pa e ndotur më tutje botën shqiptare! Të sotmen dhe të ardhmen e saj”.

63 komente në ““Dita” i shkruan Berishës: Mos na pengo më tutje, zoti kriminel”

  1. albana says:

    Zoti Malaj eshte nje gazetar sa i ashper, aq edhe i drejtperdrejte. Pavaresisht se mua nuk me pelqen ashpersia e gjuhes se tij me epitete qe e ben te afert me gjuhen e z. Berisha, z. Malaj i analizon fenomenet e politikes dhe shoqerise tone me ndershmeri. Vlen te lexohet.

    1. Dita says:

      Jam dakord qe keto akuza i behen me te drejte Sales, por ama jo vetem atij se pastaj behemi te pabesueshem. Te njejtat ne mos me te renda per korrupsion i takojne direkt edhe Edi Rames dhe akoma me shume Ilir Metes. Dmth qe te 3 duhet te zhduken, biles jo vetem, por me gjithe te besuarit e tyre. Dhe jo te zhduken pa ze e pa zhurme sic ka propozuar autori, por te perfundojne ne burg te gjithe bashke, sepse kane 25 vjet qe e vjedhin kete popull. Mos bejne te pafajshmin rilindasit se eshte turp sepse nuk jemi budallenj dhe kte e them jo se jane ne koalicion me kryehajdutin per te cilin u vrane njerez, por sepse jane vete hajdute. Rama e rropi Tiranen 11 vjet rresht dhe tani i eshte futur gjithe Shqiperise, keshtu qe mos u kapni vetem te plaku shtrigan me heq vemendjen nga katastrofa aktuale. Te gjithe ne burg dhe qeveri teknike me te huaj, vetem kjo eshte zgjidhja per kete klase teresisht te krimbur. Me perpara do kisha thene ta marrin ne dore te rinj te studiuar jashte, por sec bejne ata, e pame me Erion Veline dhe ate kukumjacken e doganave. Ne kohe rekord u bene edhe me keq se te vjetrit. Keshtuqe nja 10 vjet ktu duhet vetem qeveri teknike e pastaj te shohim.

      1. Bushi says:

        DITA! Nuk jame dakord me ty,qe fute ne nje these Sali Berishen dhe EDI RAMEN.Sali Berisha eshte gjakatar se ka vrare shqipetrr te pafajshem,kurse EDI RAMA nuk ka vrare njeri.Ai eshte shpresa e fundit per te ber shqiperine shtet i se drejtes.Se ti ke mllefe falso per Ramen eshte gje tjeter,por deri sote Edi Rama po punon mire,veçse nuk po e len bandat mafioze te Pd-ke me Sali Berishen ne krye.

      2. Basha i Gjetajve says:

        Plotesisht dakord me ty Dita !

      3. Edkari says:

        Kane bashkuar forcat disa gazetar te majte e kane zgjedhur shenjester Berishen qe nuk do i levize qimja nga keta sherbetor te ulet te Edi Rames ku sor radhen e ka gazeta “Dita’ qe do arrije te bej ndonje shitje me shume.Simotra e saj ZeriPopullit u mbyll dhe qe ta perseris prap askujt si ra ndermend per te se mungonte ne treg.
        Do ishte mire te zgjidhnit ndonje personazh tjeter se me Berishen do ju ngele sharra ne gozhde.Lerjani kete sherbese TEMES apo SHEKULLIT qe ndoshta kjo vetem ka te drejte ta sulmoj mbasi Berisha e beri shkrumb e hi dikur dhe beri sh mire.

        1. edkarembafsh,vdekje antishqiptarit berisha says:

          te pakten keta flasin drejt dhe kane vetnjohje,po ti mor shpellar a ke vetnjohje ose ndonje pasqyre te shihesh?apo eshte erresire totale te shpella jote?

      4. clirim says:

        nuk ke bere gje tjeter vetem se ke bere avokatin e berishes , sepse aq fuqi sa ke dhe ben hetuesin e nje tjetri , po po te kishe fuqi me shume ? do ja kaloje berishes

    2. XhaBarka says:

      Nuk jam dakord me artikullin,krimineli nuk duhet lutur,krimineli e ka vendin ne burg!

      1. Vizioner says:

        @XhaBarka, ka bere Komentin me te goditur!

        Kriminelet,te cfare do lloji qofshin ato, ato e kane vendin ne Burg dhe jo,ti perulesh, ti lutesh te mos bejne me Krime!

        Shkrimi ne teresi eshte shume i mire,por ka paradoksin (lutjen)mbrenda!

      2. 30 vjet I merguar says:

        Ka nje ironi therese ne lutjen e shkruar, duke mos e bere te tille, por ne te vertete duke bere cmos per zgjuar edhe nje fije ndergjegje tek krimineli. Ngjasat jane qe krimineli as nuk don te dije se po te donte nuk do te ish i tille. Sic e kuptoj une, artikulli eshte me shume per te alarmuar lexuesin ne paturpesine e kriminelit qe ende nuk heq dore nga pirja e gjakut te nje populli……

  2. DREJTESIA says:

    Bravo,bravo jam plotesisht me artikull shkruesin.

  3. fluturim says:

    Fantastik shkrimi dhe argumentat e analizes, megjithese se nuk ka njeri ne boten shqiptare dhe me tej qe nuk e ka prekur krimi Sali Berishes edhe ata lango qe ka per rreth. Lere kete popull ne hallet e tij, boll u “shkrive” per te duke e vrare, shkaterruar, vjedhur dhe falur te huajve..

  4. Ela says:

    Nje BRAVO e madhe per artikull shkruesin.

  5. marie says:

    shkrim brilant….krimineli perfiton nga injoranca popullore dhe mos organizimi i tij per nje demostrate gjigante per terheqjen zvarre te ketij pushti dhe kelysheve qe i vijne pas! DUHET NJE REVOLUCION POPULLOR SI NE RUMANI PER RREZIMIN E CAUSHESKUT SHQIPTAR!

  6. Ani says:

    Bravo,nje bravo e madhe per artikull shkruesin.

  7. andromeda says:

    Konkluzioni i fundit është krejt i gabuar. Pa ndëshkimin ekzemplar të kryekriminelit dhe atyre që e pasojnë atë nuk ka reformë në drejtësi, nuk do kemi shtet të së drejtës dhe me këtë artikull, Berishës i jepni krahë që ai të vijojë pa i bërë tërr syri bile më me forcë. Dita, vetëm ndëshkimi kapital e heq Sali Berishën nga skena publike. Mos na zhgënje me këtë amnisti që kërkon ti bësh xhelatit shqiptar.

    1. Beobachter says:

      Bravo andromeda….konkluzioni i gjith ktij shkrimi esht i gabuar.

      1. Bushi says:

        DITA! Nuk jame dakord me ty,qe fute ne nje these Sali Berishen dhe EDI RAMEN.Sali Berisha eshte gjakatar se ka vrare shqipetrr te pafajshem,kurse EDI RAMA nuk ka vrare njeri.Ai eshte shpresa e fundit per te ber shqiperine shtet i se drejtes.Se ti ke mllefe falso per Ramen eshte gje tjeter,por deri sote Edi Rama po punon mire,veçse nuk po e len bandat mafioze te Pd-ke me Sali Berishen ne krye.

  8. NO PASION says:

    THJESHT …BRAVO

  9. Andy says:

    BRAVO
    MEGJITHESE VONE JU SHQIPTARE TRIMA E GUXIMTARE CJERRINI MASKEN E FELLIQUR TE KESAJ FIGURE TE NDYRE E ANTINJEREZORE
    FAKTET THOJANI TROC PO JO VETEM ATIJ
    PERSHENDETJE NGA LONDRA

    1. londra says:

      bravo bravo bravo kuurr populli shqiptar nuk do te ece perpara sa te jetoj ai njeri e ka njollosur emrin e shqiptarit ti lutemi zotit ta fali

  10. Q.S says:

    Bravo, artikulli me I drejte, I sinqerte dhe I sakte nga te gjithe artikujt qe kam lexuar pas 90s.
    Sali Berisha duhet denuar per tradheti ndaj kombit, vrasje, vjedhje kolosale dhe abuzim postesh,
    Gjithashtu edhe familja e tij duhet te denohet si bashkepunetore ne krim. Vetem atehere do kete perparim ne Shqiperi.
    Kete e kane kuptuar te gjithe pa perjashtim perfshi edhe ata qe akoma bertasin “Liri demoktaci” me dy gishta perpjete

  11. mero says:

    Kam lexuar edhe disa shkrime te tjera tuajat.Me jane dukur me vlera dhe analizate e gjithcka qe ke shkruar me jane dukur te rralla per te mos thene “brilante”.Nuk te njoh fare por nga ato qe kam lexuar nga botimet e tua ne shtyp te konsideroj si analistin dhe opinionistin me te mire.Je i vetmi qe di se c’fare shkruan.Te admiroj per mendimet dhe idete .

  12. emigranti says:

    1000000 bravo te lumte dora dhe mendja.

  13. tan says:

    Duhete te lexohet publikisht dhe ti jepet cdo shqiptari falas dhe te lexohete nga cdo kush qe jeton ne kete hapsier tokesore qe quhet shqiperi me cdo kusht do ti behet nje sherbim i vyer ketij populli kjo ligjerate per te verteten ajo eshte si drejtae e diellit sduhet te ambulohet dhe te fshihet ,Te lumte pena dhe mendja qe ke dite te radhitesh te gjitha fjalet qe mundojne kete popull dhe kan mbajtur peng ate prej 25 viteshe.
    bravoo

  14. kuli says:

    bravo, kjo eshte esenca e qenies, sali serbi… Malesoret qe u bene malok duke i shkuar mbas ketij krimineli do nglelen njolle e zeze per brezat qe do vine.

  15. Per jet shqiptar says:

    Sali Berisha duhet eleminuar:Ne emer te 7 milion shqiptareve je i denuar me vdekje. Bisha kur plaket terbohet. Bravo gazetarit

  16. eli-tiv says:

    …nuk na duhet …ok.. i saliut…as reforma ne drejtesi..POR denimi i saliut..
    Denimi i saliut nuk ka te beje vetem me demet e krimet e tij..Por edhe me ate pjese te kohes para 90′ qe ishin pjesa e keqe dhe e poshter e te qenit anetare te ppsh..DHE ME RENDESISHME ESHTE…denimi i vjedhjes ..genjeshtres , mashtrimit e krimin
    te ngritur ne sistem nga saliu…DENIMI i saliut eshte reforma e pare dhe domosdoshme ne shoqerine shqiptare..Duke denuar saliun njekohesisht e falim ate…i japin te drejten te jete njeri..

  17. Ana says:

    Per ke punon ky pseudogazetar? Per ata qe e paguajne, llapka e llapka pa asnje prove. Pra nuk eshte gazetar por vetem zeri i atyre qe e paguajne.

  18. beni says:

    salih islamiku ik moj rrac e poshter lorgoju 1 her e pergjithmon mor njeri me 400 fetyra

  19. asd says:

    Artikulli ( pa i hequr asnje presje ) do ti shkonte shume pershtat edhe te pakten nja dy a tre emrave te tjere.

  20. ilir says:

    o z ANA,pse te duket pseudogazetar llapka pa prova,nuk e di se cfare provash kerkon por me dukesh si nje kritike qe duhet te kesh mbiemrin Berisha,faktet i mbart historia dhe ato do ta cojne ne burg dhe ne ferr Sali Berishen te faktuar si vrases ,si tradhetar ,hajdut e drogaxhi , qe duhet te ishte Person nongrata ,ky serbomadh qe e futi shqiperine ne lufte civile dhe perpiqet me cdo kusht ta fuse perseri ,vetem qe ti shpetoje drejtesie shqipetare,poilitikani qe e shkateroj shtetin shqipetar ne rrenje dhe ngriti korrupsionin mbi ligjin.Dalja perpara ligjit dhe denimi i Sali berishes i jep fund nje here e pergjithmone mbeturinave komuniste dhe i hap nje perspekitve te re popullit shqipetar.Pra z ana eshte e drejta juaj per te shkruar por gjykimi eshte shume primitiv dhe miop qe le shume per te desheruar…..

  21. Lennard says:

    I lumte pena Z.Malaj, po nuk mjafton vetem me pene. keto dite kam pare filmin “RASPUTIN” , Ne fund del nenkryetari i Dumes Jusupov , mbasi nuk e helmoi dot , ia zbrazi ne lule te ballit.Berisha nuk pjerdh per kritika dhe sharje e do si DERRI.
    Sa per komentuesen Ana , po tregoj nje anekdote: Nje person deshmitar ,akuzonte nje zyrtar per seks me nje vartese.Ne gjyq Gjykatesi i prirur te ndihmoje zyrtarin , i tha deshmitarit : mos na thuaj llafe na fol me fakte.Ai i gjori iu pergjigj: Faktin nuk e pashe se kishte hyre brenda

  22. Lennard says:

    I lumte pena Z.Malaj, po nuk mjafton vetem me pene. keto dite kam pare filmin “RASPUTIN” , Ne fund del nenkryetari i Dumes Jusupov , mbasi nuk e helmoi dot , ia zbrazi ne lule te ballit.Berisha nuk pjerdh per kritika dhe sharje e do si DERRI.
    Sa per komentuesen Ana , po tregoj nje anekdote: Nje person deshmitar ,akuzonte nje zyrtar per seks me nje vartese.Ne gjyq Gjykatesi i prirur te ndihmoje zyrtarin , i tha deshmitarit : mos na thuaj llafe na fol me fakte.Ai i gjori iu pergjigj: Faktin nuk e pashe se kishte hyre brenda
    Nuk e kuptoj se ku eshte perseritja Z.Moderator . Keto qe shkruajta jane per here te pare.

  23. AVNI RUSTEMI says:

    Saliun ne Hage,po ka ngelur ndonje burr me nje fije Atedhetarie e nderi ne Shqiperi

  24. ky sali islamiku qe thote ky shkrimi i fletushkes dita,gjate qeverisjes se tij po ju kujtoj se ka bere nja dy tre gjera te “vogla”
    1)shqiperia anetarsohet ne NATO me te drejta te plota.
    2)heqja e vizave per qytetaret shqipetare.
    3)10 mije km rruge ne nje vend si shqiperia qe ngjante si vend afrikan.

    1. albaniafirst says:

      per “morracak Tepelene”. Per tu pergjigjur commenteve tuaja, po rreshtoj disa fakte sipas numrave qe ke vene vete:
      1) dhe 2) ishin nje proces I gjate qe u be nga disa qeveri, nen trysnine e Amerikes dhe Europes. Per te dyja keto pika, u mbyll nje sy ng ana e tyre per te shtyre Shqiperine ne NATO dhe si shperblim ju dhane vizat. Sa per 10 mije km qe paska bere Saliu, te lutem ji me serioz. Berja e rrugeve, perseri ka qene nje kerkese e BE-se si kusht per hyrjen ne kete bashkim shtetesh dhe eshte financuar nga shume donator. NGa ana tjeter, Berisha ka inaguruar shume rruge qe ishin ndertuar para se ai te vinte ne pushtet. Saper “rrugen e kombit” e dini vete se sa kushtoi me “komisionet” qe berisha dhe berishovicet e tjere moren nen dore. Me rruget u bene te pasur te gjithe pushtetaret tane duke filluar nga Ilir floriri dhe te gjithe te tjeret pas tij.

    2. katarakti says:

      Ti qenke vertet morracak. Nga çfare gerxhesh ke zbritur,!. Apo je nga ato qyqet e diaspores qe nuk kane jetuar ne ate kohe ne Shqiperi?! Deri ne 1985 Shqiperia kishte te gjitha rruget qe i duheshin. Kishte edhe hekurudhe nga na Shkodra ne Vlore dhe nga Durresi ne Pogradec. Po sot a funksionon hekurudha?! Apo kane ikur edhe shinat per skrap. Sa per shkrimin e zotit Malajt eshte shume i drejte, shume llogjik dhe shume i bute. Ai shkrim mund t’i drejtohet ndonje qytetari apo intelektuali den baba den, por jo nje derri te zbritur nga shpellat. Derri e do me plumb. Nga ana tjeter une e “kuptoj” lutjen e Malajt, qe Berisha te largohet vete. Se njelloj si Malaj edhe une mendoj se Rama nuk ka kellqe ta fuse ne burg kriminelin.

  25. Eptan says:

    Eshte me se e nevojshme fjala apo ndergjegjesimi i qytetarise te sotshme nepermjet kritikave por me e rendesishme eshte qe shtetasit Shqiptare te kuptojne cdo gje qe kamuflohet si psh pushtetaret e sotshmem te cilet kane edhe ata kamuflime shume te rrezikshme si sh E.Rama i cili eshte si naar me diten me shpellarin por edhe ai la perfituar miliona me kurriz te pasurise monetaire!

  26. Aleks says:

    Nje shkrim gjigand qe nuk duhet ti hiqet asnje prese…..
    Ju lumte dora…..
    Mundohuni qe ta shperndani sa me shume ne rrjetet sociale,qe ta lexojne te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen…

  27. noliam says:

    Nuk arrij Te kuptoj se cfar krimi po ben saliu tani!
    Por po arri Te kuptoj lojen e Edit me Meten !!

  28. Po komenti im ku ashte zoti moderator.Nuk kishte asnje fyerje etike.

  29. LORA says:

    C’eshte kjo lutje,ndaj”zotit kriminel”???????.
    Ky gjunjezim I peshtire e edhe paktin kobzi te 9 marsit 1997,pakt qe amnistoi krethemelsit e shtetit te shqiptareve.
    Turp per gazetarin,mjerim personal gazeten Dita,por edhe per Temen.
    Sidoqofte,keta nuk jane Populli Shqiptar e nuk kane asnje tager te njejtesojne kalkulimet e tyre me vullnetin e shenjteruar te shqiptareve,ne shumice te cilesuar.

  30. ERALD says:

    Kjo qe shkruan z. MALAJ NUK ESHTE GAZETARI por shfryrje urrejtjesh politike . Turp ta quash gazetari kete gjuhe.lerja politikes kete gjuhe pa qrgumenta e vetem me prpagande dikturese!

  31. ilir says:

    Shprehur sakt,ndjenjat dhe hallet e shqiptareve te ndershem dhe me mend ne koke.Por krimineli nuk mund te heqi dore kurr nga krimi me temena.DERRI DO PLUMB.Dikush mund te me quaj ekstremist se ne demokraci nuk denime te tilla.Mirpo duhet te jemi realisht,ne nuk jemi ne demokraci,por jemi ne nje perplasje te madhe demokracia me diktaturen deri me sot si del dhe nga autori i keti shkrimi ka triumfuar krimineli.

  32. england says:

    BRILANTE!Por shkrime te tilla per nje kriminel dhe sundues duhet te behen cdo dite,cdo moment qe plaku I rrjedhur mendsh te ndieje presionin qe ka ardhur koha per terheqje,ka ardhur momenti qe te mos na paraqitet me ne ekranet e tv si nje kafshe e ndyre,ka ardhur dita qe ky njeri qe dominoi ne politiken shqiptare per me teper se nje cerek shekulli te kerkoje falje per mekatet e tij,eshte fiks koha qe vete ky vemje te kuptoje qe nuk ka bere asgje te mire per ate vend,dhe te terhiqet duke I lene vend paqes!Pasi eshte Sali Berisha qe e mban kapur ate vend,qe i trazon ujrat ne ate hapesire,dhe qe nuk e le ate vend te shkoje diku,ndoshta atje ku duhet.
    Ik rrace e ndyre ke bere aq shume te kqija sa historia do te ndeshkoje,dhe shqiptaret do te urrejne me teper se urryen shefin tend Enver,nderkohe qe budallalleku jot eshte se ti sundove ne nje bote ndryshe nga ish diktatori.

  33. SMERLAPI I SHQUPIT says:

    edhe ai muhaxheri shok i saliut eshte xhihadist nomber nji nga vuçidoli rrofte grupi çiftelia ma dy tela kesh i bie ma mir se bashari i sad lulit

  34. Emigranti SHBA. says:

    Te lumte dora dhe te ndritet mendja akoma me shume, per shkrimin e mesiperm zoti Malaj. Pushka tu befte top. Kush ka sy lete shikoi, te lexoi kete te hapur qe zoti Malaj ja drejton sali berish sulltanit. Vetem duke lexuar artikullin e mesiperm e meson te verteten e sali berishes, keti perbindeshi qe e mban peng SHqiperine dhe shqiptaret, per mese 25 vjet. Ky moster , jo vetem duhet te largohet, se cdo dite, jave e muaj, ja shton te keqiat ati populli, ne rruge dhe forma te ndryshme. Mjere ai qe se kupton.

  35. Kusheri i Nene Tereza says:

    Zoti Malaj, me pelqen artikulacioni i frazave te te drejtes shoqerore qe shpreh me saktesi, me vertetesi, dhe me sinqeritet. Jeni nje talent, dhe shkrimi juaj eshte shume i vlefshem. e vetmja gje qe shpreh dyshim eshte rezultati direkt: Nuk besoj se Doktor Berisha do ta kuptoje vleren e propozimit tuaj. megjithate, ju bete punen tuai qytetare.
    Respekte,
    Kusheri i Nene Tereza
    Kaçanik

  36. bravo ,qe doli nji shqiptar pas 25 vjetesh dhe tia thote ,baaam mu ne sy, zoti kriminel !!!
    nuk meriton asnji lloj respekti per ta komentuar figuren e dhjerosur te maloqes berishe…yyyyshhhhhtttttttttttttttttttttttttttttttttttt antishqiptari me i urryer……

  37. Besoj says:

    Shume e sakte.

  38. gasper says:

    po ku ka me kriminile se gazetaret e dites dhe ata qe jane pronare te saj komuniste, te cilet kane lare duart me gjak dhe flasin per doktor berishe, po stefan andrea eshte me kriminel se kriminelet

  39. Luan says:

    KRIMINELI nuk lar qe largoeht me lutje. Ai akoma po i jep tonin situates ne vend pikerisht sepse nuk po del askush qe ta dergoje Kriminelin ne shtepine e Krimineve. Dhe nga kjo dobesi ai perfiton dhe vazhdon duke sulmuar per t’u vetmbrojtur. Ky eshte ngerçi qe nuk zgjidhet me Lutje…..

  40. Nje shkrim brilant z.Malaj.Saleqenserbi do te ngelet shtatorja e krimit dhe e kriminelit me te madh ne historine e kombit shqiptar.Do tu thosha komentuseve te mos i ngaterrojne figurat famekeqe me fete e ndryshme te kombit tone te cilat nuk jane ato e keqja por i keqi eshte ai qe abuzon ne emer te tyre.Respekte.

  41. Kin Buba says:

    Si nuk u kujta askush per daten historike ” 11-JANAR”, hahaha?! E, si vjen koha. Kalova Lumin te dh… kalin. Te pakten ata qe jane ne Push-tet qe na sollen gjithe ato “te mira” mbas shpalljes se Republike Popullore te Shqipnis. A jemi “RILINDJE”?!

  42. K... says:

    Artikullshkarravitesi edhe pa pushtet e ka frike Berishen, se nuk ka guxim me vu emnin hahaha, çfare kukuvajkash qe vazhdojne me qa per kohen e Berishes. Prap fajin e ka “Berisha”?! Ishte krye nji krim ne nji qytet e nuk gjindej krimineli. U vendos qe per kompesim qe t’i mbyllej goja atyre qe fajesonin qeverine per paaftesi, vendosen te varnin 2-kepucarë te pafajshem te lagjes. Gjithcka u mbyll “paq”.

  43. Shkruaj nje shkrim si ky per kriminelin Meta, zoti Malaj!

  44. qiri says:

    Jo “Zoti kriminel”, sepse njollos emrin e Zotit, por “Hale kriminel”. Ju lutem, mjaft i bete elozhe ketij psikopati te ndergjegjshem edhe kur e shani.

  45. vaso says:

    ja fusni pordhes te gjithe kot.Mut jemi me mut do behemi nga mendte qe ka ky popull.

  46. mirel says:

    Zoti Kriminel!!??
    Qe kur kriminelet marrin titullin Zoteri te Dita!!?

  47. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    FALEMINDERIT Viktor Malaj.
    Ky shkrim do te hyje ne Panteonin e Letersis shqiptare ashtu si shkrimet e Migjenit.
    sepse eshte shkruar me kthjelltesin e logjikes se civilizuar njerzore dhe forcen e shpirtit te brengosur per Shqiperin tone.

  48. xhaxhi osman says:

    Shkrim i plot jo politik i paster qe ishte dedikuar Sali Berishes sa qe iste i ashper aq ishte dinjitoz ky njeri as qe e kritikoj Saliun por keshilloi edhe ate jo vetem nje keshill por keshill me vend e kur do ti shkruaje nje leter Edvinit do ta keshilloj ne te njejten menyre prandaj i nderuar Shoku Sali se tet thom zoteri smundem se e dij qe je rrit je shkollue je punesue ke punue ne sistemin e kaluar prandej te emertoj me shok ejo zoteri hiqu ne heshtje se populli hane buk e skulosin bare 23 vjet boll i ke je plak ste ka hije te lehish pa nderpre si ndonje qen plak me zgjebe i nderuar me fal per fjalen qen qe perdora por sdisha si ta shqytoj ndryshe por nejse ju perdorni fjalet ma brutale ne foltoren e kuvendit ne rast se mund te quhet kuvend ose shtepia e krimeve dhe te keqijave prandaj lejoni rinine lete fillojne punen e ju largohuni i nderuar

    1. G.E.P. says:

      Jam nje qytetar shqiptar i cili prej vitesh eshte i detyruar per arsye ekonomike te jetoj dhe punoj jashte tokes ame. Deshira per ti dhuruar atdheut tim njohurite dhe pervojen personale eshte pa fund!! Por a eshte e mundur?!? kur lexoj akoma te flitet per disa personazhe qe eshte pak ti quash kriminel te politikes me vjen turp te jem shqipetar..nje turp i perzier me deshtim te nje shoqerie qe sot varet nga pazaret e disa biznesmenve te politikes! Sepse te dashur, keta zotrinj Polisin e Platonit e kane kther ne pazar/e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje