Takimi i ekspertëve të nivelit të lartë dhe atyre të Partisë Demokratike duket se nuk kanë arritur asgjë në drejtim të konsensusit për draftin e reformës.
Edhe këtë të dielë kanë vijuar diskutimet intensive për pikat ku palët ndahen, dhe të tilla nuk janë të pakta.
Top Channel ka mësuar se, ekspertët kanë përballur këndvështrimin për mënyrën sesi i lexojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku duket se palët i lexojnë në mënyra të ndryshme. Pika kryesore mbetet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve, anëtarët e të cilëve plotësohen me kandidatura të votuara në Kuvend.
Opozita ka këmbëngulur që këto kandidatura të miratohen në Kuvend, me shumicë kushtetuese prej 93 votash. Ndërsa ekspertët e nivelit të lartë janë të qëndrimit se, në kushtet e vështirësisë për të arritur këto vota në Parlamentin shqiptar, ata të zgjidhen me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Pasi nuk kanë rënë dakord për shumicën e cilësuar, ekspertët e opozitës kanë vendosur të largohen duke braktisur tryezën.
Por ky variant është kundërshtuar nga ekspertët e opozitës, sikundër mësohet se ata kanë kundërshtuar edhe lënien në fuqi të të dyja varianteve, për t’u shqyrtuar në prani të të dërguarve të Venecias në Tiranë, në ditët e ardhshme. Palët ndahen gjithashtu edhe për variantet e mekanizmave zhbllokues të zgjedhjes së anëtarëve të Gjyqësorit nga Parlamenti.
Qëndrimi i opozitës në tryezë shihet nga pala tjetër, edhe si kundërshtim i asaj që ata kishin pohuar në prani të ambasadorëve, atij amerikan dhe asaj të BE-së, për gjetjen e kompromisit mbi zgjedhjen me 84 vota të anëtarëve të Gjyqësorit në Parlament.
Sipas tyre, ekspertët e opozitës kishin pranuar në prani të ambasadorëve të rinisnin diskutimin, duke gjetur një variant rreth zgjedhjes me shumicë të cilësuar, ndërkohë që qëndrimi i këtyre dy ditëve për shumicë kushtetuese është tërësisht i ndryshëm, nga ai që kishin mbajtur në prani të Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Talli koqet Z.Sali deri sa te durojne dhe nuk ta kane gjetur vendin me kohe ty dhe atyre langaraqeve te tu qe I ke inkrriminuar deri ne grryke.Te te rroje Z Ambasador Lu qe rri dhe merresh akoma me te, si duket Saliu ju a ka mmarre doren ambasadoreve te USA me kohe dhe luan si ti doje qejfi me ta.
Pordh syfyri, nuk behen, 85 vota kunder Sali Berishes ne kete parlament, dhe nuk kane per tu bere sepse nuk ka nevose, por kunder Gjin Gjonit, seres se ketij apo njerezve te ish sigurimit te shtetit qe formojne e komandojne Gjykaten Kushtetuese edhe behen. Keta i levizin telat. Mos kujtoni qe ekspertet i vendosin vetem partite. Do formohen komisione qe do verifikojne gjyqtaret dhe prokuroret noteret apo studiot ligjore te avokatise, Keta jane baronet e Shqiperise. Ju mendoni se problemi i ketij ligji jane forcat politike aspak, mos u beni femije tjeter kush e komandon dhe vjedh Shqiperine
Nuk ka problem ne fund reforma do te kaloje,dhe shume shpejt Berisha Likja,lulushja do te jene mbas hekurave.U be ne rumani,kroaci,tani serbi!edhe per shqiperine eshte rruge pa kthim.
PD E LSI NUK JANE TE INTERESUAR PER TA BERE REFORMEN SE I BIE QE NJWE PJESE E MIRE E TYRE TE FUTEN NE BURG…EDHE PO U MIRATUA DO TE THOTE QE KANE REGULLUAR NENET SIPAS TYRE PER TE SHPETUAR…CKA DO TE THOTE SE ASGJE NUK BEHET ATA VETEM PASUROHEN E NUK DENOHEN SI SALIU PER 1997,21,JANARIN RR E KOMBIT ,HIDROCENTRAlet e t……jjj!!!!!!!!!!!!!!!!
Zgjidhja eshte e thjeshte: te ndiqet shembulli i zgjedbjes se Nishanit. Dy raundet e para te sy ohet perzgjedbja kushtetuese e personave ne fjale. Ne rast se nuk arrihet zgjidbja brenda dy javesh, atehere te kalohet ne perzgjedhjen me 3/5.
Po keta nuk duan draft. E bejne gjithcka obstruksionizem
Po kjo dihet.PD ka ardhur ne komision per ta penguar reformen jo per te bashkepunuar.Pse budallenj jane ata te shkojne ne burg?
Nje komedi dhe dhelperi kjo reforma per drejtesi. Edhe eksperte edhe partiake. Ekspertet d.m.th.-ne ajka e specialisteve me te afte ne fushen e drejtesise shqiptare, pra partite vetem te jene te pranishme ne zbatimin e kritereve per perzgjedhjen e eksperteve, por jo percaktues, sepse ne mungese te deshires se mire per te pastruar keqberesit nga politika, qeveria, drejtesia, pushteti lokal e tj. edhe perzgjedhja e eksperteve nuk ka per te perfunduar kurre.
Deri me sot gjithcka eshte penguar qellimisht prej partive, por ne % me te larte prej PD, ose kryesisht prej Sali Berishes, qe rezulton me zullumqari i Shqiperise ne 25 vitet e fundit.
Si banda e PD dhe banda e LSI nuk jane dakort te behet reforme ne drejtesi se e kane te qarte se ne rjetes e drejtesise te paret qe do bien do jete kupolat e tyre me Berishen, Lulushin e Like hajdutin dhe mafiozin profesionist. Prandaj nxjerin lloj pengesash dhe pretendime do te thote qe edhe pse u be shume zhurme dhe broheritje nga te dy krahet reformat nuk do behen ose do jene te cunguara e te kot. Dhe keshtu laj me duarte e goje u munduam dhe prape kriminelat, vraserit dhe ajdutet shpetuan dhe te dy krahet dolen te kenqur.
qe “ekspertet” e opozites u larguan, ben mir, pasi ata si vrases te drejtesise shqiptare per 25 vjet rresht nuk kane moral te marrin flamurin e shpetimtarit te saj!, mbi te gjitha ata nuk duheshin ftuar ne kete tryeze si eksperte shpetimtare, por si te pandehur per vrasje!
Nuk munde te behet kompromis midis vrasesit dhe viktimes!
Zgjidhja e vetme per rreformen eshte vetem referendumi!