TABELA/ Kolaudimi dhe ndotja, ja makinat që dalin nga qarkullimi

10 Janar 2016, 10:35Politika TEMA
TABELA/ Kolaudimi dhe ndotja, ja makinat që dalin nga qarkullimi

Matja e shkarkimit të gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort makinat e vjetra. Specialisti i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të penalizohen nga rregulli i ri.

Eksperti në Ministrinë e Transportit, Maksim Tashi në një intervistë për gazetën Panorama, tregon se qeveria ka vendosur të ulë ndotjen e automjeteve në tri shkallë. Gjatë 6­mujorit të vitit të kaluar u vendos për herë të parë matja e gazrave të makinave, kjo ishte faza e parë. Nga 1 janari, niveli i ndotjes nga gazrat e makinave është ulur më tej.

Pakkush e di se sa  gazra nxjerr makina e tij, por Maksim Tashi shpjegon se në fazën e tretë, pas 1 korrikut 2016, normat e ndotjes nga gazrat e makinës do të barazohen me ato të BE­së dhe shumë makina rrezikojnë të dalin nga qarkullimi.

Tashi tregon edhe shifrat e para, nga 1 korriku deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar, kur ka filluar matja e ndotjes dhe penalizmi. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe “9,21 % e mjeteve kanë ngelur për shkak të mosplotësimit normave”.

12 komente në “TABELA/ Kolaudimi dhe ndotja, ja makinat që dalin nga qarkullimi”

  1. Ju qifsha mu ne qeveri …makinat e vjetra u a kan faijn ketyre plehrave ..rregullohe makinen dhe kaq.

  2. Toni says:

    po karburantin mer legena pse nuk e keni me normat e BE,apo ate e shisni vete .

  3. Toni says:

    po karburantin pse nuk e keni me normat e BE o maskarenj.

  4. neda says:

    Te kujdesesh per ndotjen e ambjentit eshte gje e mire, megjithese ne fakt qveria nuk kujdeset per njerzit ne nevoje, por te qendrojme tek tema: Nje makine e prodhuar 50 vite me pare, por sote asaj i eshte hedhur nje motorr i ri apo i remondtit, qe praktikisht nuk ndot ambjentin ne shifra te larta Si i behet ne kete rast, kejo teme duhet trajtuar me gjeresisht per te informuar njerzit, sepse makines cdo pjese mund t’la nderrosh me pjese te reja dhe ne thelb ideja ime eshte qe viti i prodhimit nuk ka rendesi fare per baze duhet marre vetem shkalla e ndotjes .

  5. ujku says:

    shtet pe kari rruget cope nafta skandal dhe shume shtrenjte dhe u ndotet ambjenti po nuk jane te tere politikane dhe hajdute te kene makina te reja

  6. astriti says:

    ore po jane ne vete keta po le te na thone se ku po vendosin bezninen e paster dhe te kulluar keta qerrevitaret tane dhe pastaja na bene dhe neve si ne tirane dhe ne theth njesoj ,se pari le te tregetojne beznine e duhur dhe pastaja vendos rregulla

  7. Me kete administrate, eshte fare e bollshme qe edhe sikur shkrimi te jete i sakte teknikisht, te te neveritet Rama me gjithe qeverine e tij qe jeton ne Mars. Mire ja bejne! Kur njeriu i ka pordhet si puna e ketij, sa me shpejt te kepusi qafen aq me mire. Na merziti ky fytyre e keqe, me gjithese fillimisht ngjallte shpresa. Pune shqiptaresh.

    1. lola says:

      Nxjerrja nga qarkullimi i mjeteve simbas vitit te prodhimit nuk mendoje se eshte gjetja e duhur. Se pari duhet filluar nga cilesia e karburantit,nga shkalla qe ai ndote, duke e cur me tej mund te themi qe te duhet hequr dore nga makinat me nafte, te perdoresh makine me nafte dhe te kerkosh qe ambjenti te mos ndotet sikur eshte kontrakditore, me tej,duhet te kete nje diference te dukshme ne cmimin benzine-nafte ne favore te benzines,me qellim qe njerzit tu kthehen makinave me benzine dhe ne treg duhet te tregetohet benzine e cilesise se larte, por nje shtet i korruptuar nuk mund te beje kontrolle rigoroze e te vere rregulle si kudo edhe ne kete fushe.Eshte provuar ne tere botes qe administrata e nje shteti modern nuk mund te mbahet as me adoleshent dhe as me militant.

  8. Ndoc Sukaj says:

    Mbrojtja e ambjentit dhe kujdesi per shendetin e njerezve eshte nje gje qe duhet ti gezoje te gjithe.Mirepo monopoli dhe loja me shtetasit shqipetare eshte e pa pranueshme.Nuk ka qytetare europian apo ballkanik qe pranon nje poshterim te tille me ralle te gjata te pa mbarim,me keqtrajtim,vjellje e torturim ne dyert e nje koncensionari grabiteqar dhene me lejen e qeverise shqipetare te meparshme dhe mbajtje ne kembe nga nje qeveri rilindje qe po i ben shtetasit e vet te vdesin ne rallat e gjata te neteve dhe diteve te dimrit.Qytetaret me te drejte pyesin se si duhet te kolaudohej nje automjet?
    Ne praktiken e shteteve europiane dhe shteteve te tjera ekzistojne pika te pa numerta riparimi dhe kolaudimi automjetesh ku qytetari i nje vendi te lire(jo te marre peng nga interesa mafioze) zgjedh vete se ku do ta riparoje dhe kolaudoje mjetin e tij motorik dhe me kete rast te marre edhe dokumentin qe i duhet.Mirpo tek ne qeverite e korruptuara nga klientet e tyre VIP kombetare e nderkombetare pranojne qe kolaudimin ta beje nje kompani e vetme dhe te grabise mijra e mijra qytetare duke i detyruar te rrine ne radhe per te paguar dy here mbi dore dhe nje here nen dore kompanine ,punonjesit e saje dhe sekseret e tyre.Qeveria e rilindjes premtoi me buje zhberjen e koncensioneve korruptive por tashti po justifikohet me duart e lidhura nga parlamenti i shkuar.Ne jemi popull shum i bute pasi nje diskriminim te tille nuk e duron askush.Te fala Blushit deputet dhe atyre qe duan te bejne SHTET.

  9. kuq e zi says:

    nivelet e BE-se ???
    jetoj ne be 20 vjet dhe nuk kam degjuar qe nje makine te ndalohet sepse ndot duke filluar te ato te viteve 40 e deri sot
    nuk i bieni dot gomarit dhe i bini somarit…
    ndotja vjen nga cilsia e dobet e karburanteve dhe jo makinave edhe sikur makinat te ishin me km zero me nje karburant si ai i shqiperise makina ndot dhe i vetmi efekt qe do kishim do ishte shkaterrimi i shpejte i ketyre mjeteve
    ndersa per mjetet e vjetra qe te ishin ne standartet e be mjafton nje korigjim i vogel te shkarkimi i gazrave dhe jo pensioni por pa cilsine e karburantit eshte e kote mjafton te merrni nje shembull
    krahasoni te njejtin mjet te 2015-tes sa ndot ne shqiperi dhe po ate mjet sa ndot ne itali,gjermani,apo hollande lloqet e tjera jane humbje kohe ose me shqip monopole te reja

  10. Thanasi qe ta plasi says:

    O qeveri legenash po naften a e keni ne parametrat e Europes? Ne fakt legenat jemi ne qe nuk ngrihemi dhe tiu thyejme ne mes. Une propozoj nje aksion qytetar. Te demtojme makinat e politikaneve keshtu qe ata nuk di blejne me makina te shtrenjta. Duke pasur makina si tonat nuk do bejne ligje kari por di bejne ligje tamam per popullin. Si thoni?

  11. toni says:

    me e forta eshte se keto po i bejne akuza njeri tjetrit se nafta eshte hedhur ne treg sic eshte nxjerre nga toka duke i bere vetem nje perzierje me benzine sa per ta holluar dhe po flasin per cilesi keto, o pika qe su bie. une vete disa here kam ngelur ne rruge vetem nga filtrat qe bllokohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje