Tiranë, 16-vjeçarja i vjedh 112 mijë euro biznesmenit

8 Janar 2016, 09:37Politika TEMA

Një 16-vjeçare, bashkë me të dashurin e saj dhe dy shokët e tyre, i kanë vjedhur një biznesmeni në Tiranë plot 112 mijë euro.

Grabitja ka ndodhur në dy episode, në shkurt-janar të 2015-s.

Ata kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit, pasi 16-vjeçarja i kishte bërë një kopje çelësit të shtëpisë që mbahej nga pastruesja, të cilën e kishte kushërirë.

Të rinjtë një herë kanë vjedhur 15 mijë euro dhe herën tjetër 95 mijë euro, pasuri kjo që ishte kryesisht në bizhuteri dhe pajisje elektronike.

Ata tashmë janë dënuar në total me 36 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atyre iu ul një e treta e dënimit.

1 komente në “Tiranë, 16-vjeçarja i vjedh 112 mijë euro biznesmenit”

  1. drejtesi says:

    16 vjecare me dashnor dhe hajdute ah te keqen gjynah e shkreta minorene ska faj eshte e pafajshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje