FOTOT/ Kodheli dhe Braçe në terren

7 Janar 2016, 21:21Politika TEMA
FOTOT/ Kodheli dhe Braçe në terren

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka inspektuar përgjatë ditës së sotme disa zona të përmbytura nga reshjet në rrethin e Lushnjës dhe të Durrësit. Fillimisht ajo ishte në fshatin Çermë të Lushnjës, ku gjendja në këtë zonë është rënduar më tepër për shkak të daljes nga shtrati i lumit Shkumbin. Këtu zonja Kodheli pati një takim me deputetin e zonës, Erjon Braçe dhe kryetarin e njësisë administrative të Divjakës, si dhe inspektoi forcat ushtarake të angazhuara në përballimin e situatave të përmbytjeve në këtë zone.

Aktualisht Forcat e Armatosura në Çermë të Lushnjës kanë angazhuar 54 forca, nga këto 20 janë të Komandës Mbështetëse dhe 34 të Forcës Tokësore. Gjithashtu këtu punojnë 7 mjete transporti, 3 nga KM dhe 4 nga FT, 1 eskavatorë, 1 rimorkiator, 2 motovarka dhe 1 eskavator. Forcat ushtarake kanë pasur një bashkëpunim të mirë me pushtetin lokal dhe banorët e zonës. Ndërkohë filloi edhe hedhja e thasëve me rërë nga ajri nëpërmjet helikopterit Cougar, me të cilët do të mbyllet argjinatura e çarë nga lumi Shkumbin.

Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka shkuar në Katundin e Ri, të Shijakut, ku ka parë nga afër gjendjen e krijuar dhe ka takuar banorë të kësaj zone, të cilët janë në kushte të vështira jetese. Ajo ka falënderuar trupat ushtarake që operojnë në këtë zonë dhe i ka kërkuar që të vijojnë angazhimin e tyre në ndihmë të popullatës në nevojë. Me këtë rast, ministrja Kodheli ka falënderuar të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët gjatë gjithë natës së shkuar dhe ditës së sotme kanë qenë në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura.

Aktualisht FA kanë angazhuar në operacion rreth 300 forca, mbi 35 mjete të ndryshme dhe 2 helikopterë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet. Vetëm në Çermë të Lushnjës, ku gjendja është më kritike, janë angzzhuar mbi kanë angazhuar 54 forca, nga këto 20 janë të Komandës Mbështetëse dhe 34 të Forcës Tokësore. Gjithashtu këtu punojnë 7 mjete transporti, 3 nga KM dhe 4 nga FT, 1 eskavatorë, 1 rimorkiator, 2 motovarka dhe 1 eskavator.

1 komente në “FOTOT/ Kodheli dhe Braçe në terren”

  1. endri says:

    qeveria qenka futur ne uje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje