Rezart Taçit i komunikohet akuza në arrati. Nga 2009 deri në 2013 s'ka paguar 6 milion euro detyrime

7 Janar 2016, 16:59Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe administron në dosje akt-ekspertimin kontabël, ku rezulton se Rezart Taçi me cilësinë e administratorit të komapnisë ARMO nuk ka paguar detyrime tatimore dhe taksa me vlere rreth 6 milion euro. Për këtë fakt, prokuroria e ka marre ate të pandehur. Çeshtja do të gjykohet pranë Gjykatës së Tiranës.

Janë rreth 6 milionë euro detyrime tatimore dhe taksa që Rezart Taçi me cilësinë e administratorit të ARMO-s, nuk i ka paguar shtetit shqiptar.

Prokuroria e Tiranës, në përfundim të hetimeve ka administruar në dosje akt-ekspertimin kontabël të përpiluar nga ekspertë privatë, të cilët kanë konstatuar se për rreth 4 vite, Rezart Taçi nuk ka paguar detyrimet tatimore.

ABC News ka mësuar se kompania ARMO me administrator Rezart Taçit që nga vitit 2009, kohë kur e ka blerë këtë kompani, e deri në vitin 2013, nuk ka paguar një pjesë të madhe të detyrimeve tatimore dhe taksat vendore.

Për këto mos shlyerje të detyrimeve, prokuroria ka konstatuar rreth 30 urdhëra bllokimi për llogarit bankare, por pas negociatave me drejtues të tatimeve apo krerë të komunave e bashkisë, këto urdhër pezulloshin për zbatim për disa herë.

Ndërkohë, nga letër-këmbimi që kompania ARMO ka mbajtur me institucionet në vend, e që janë sekuestruar nga prokuroria, rezulton se administratori i ARMO-s pretendosnte se kompania nuk kishte mundësi paguese të këtyre detyrimeve, për shkak se shoqëria dilte me humbje.

Por, hetuesit dyshojnë se këto pretendime ishin mashtrime të administratorit Rezart Taçi, pasi janë konstatuar disa transferta me shuma të mëdha parash që janë dërguar nga llogarit bankare të kompanisë ARMO drejt shoqërisë tjetër të tij “Taçi Oil” në formë huaje, apo edhe në llogarit bankare tek të afërmit e tij.

Gjithashtu, burimet thonë se janë konstatuar pranë bankave të nivelit të dytë, tërheqje e shumave të mëdha parash në formë CASH nga llogarit bankare të ARMO-s, nga vet Rezart Taçi dhe pjesëtarë të ngushtë të familjes.

Burimet thonë se prej muajsh Rezarta Taçi nuk ndodhet në Shqipëri dhe për këtë fakt, prokuroria i ka komunikuar akuzën dhe e ka njohur me provat avokatin e tij mbrojtës, i cili ka firmosur edhe mbylljen e hetimeve dhe njohjen me vendimin e dërgimit në gjyq.

Sipas dosjes voluminoze që pritet të përfundojë në gjyq, Rezart Taçi ka konsumuar elementë të veprës penale të “mospagimit të tatimeve dhe taksave”, vepër kjo, për të cilën nëse deklarohet fajtor rrezikon dënimin me gjobë deri në 3 vjet heqje lirie.

9 komente në “Rezart Taçit i komunikohet akuza në arrati. Nga 2009 deri në 2013 s’ka paguar 6 milion euro detyrime”

  1. Sa ore? says:

    3 vjet denim ose gjove? Po hajde ore me jepni mua vetem 2 milione euro se rri une 5 vjet ne burg. Bythqira

    1. hajdari says:

      Ta fusin b..th..irin nje muaj ne burg se le jo vetem 6 milionet, por edhe bythen. Mezi i pret shoqeria atje tipat si ky…

  2. Armand Shkërdhaku ABC News says:

    e zuri haku i Meros e ska per te bo rehat derisa te ngordhi

  3. pronari says:

    Se pari nafta nuk ishte pasuri personale.Shteti rrumpalle qe ndertoi fshatari Sali I dha per administrim kete pasuri kombetare nje personi ordiner qe parate te shkonin ca per bamiresine e Lirise e ca per Saliun kurse kalamanjte kishin sektor te tjere per te mjelur vendin dhe populli yne heroik por varfanjak bente sehir se kishte hallin e partis.Ne USA ne se vret nje person edhe mund te dalesh nga burgu por ne se vjedh e shperdoron ne permasa te tilla futesh ne burg e nuk del me.Nuk eshte vetem ky ne keto 25 vite hajduteri.po me minierat ,tokat pyjet.Kane kaluar 25 vite dhe shtepine qe me sekuestroi sistemi atehershem e kane marre hajdutet dhe skemi shtet e te shkosh tek gjykatesi te kerkon para me shume se vlera e shtepise.Plepat e Saliut jane me te uritur.Pushtuesi nuk me ka demtuar me shume se keta vampire.

  4. santamaria says:

    Ky maskara nuk eshte vetem hajdut dhe mashtrues,por mendohet se di shume gjera rreth vrasjes se Artan Santos.Zerat e keqinj thone se ku jane parate e Azerbajxhanit,rreth 80 milion usd te zhdukura.Por plani eshte bere,Berisha ka gisht ne arratisjen e tij.Zonja mama Berisha qesh kot se i eshte thare peshtyme ne goje,Taci nuk vjen kurre ne Albanistan,kurre nuk do gjykohet dot.ai di shume e shume.

  5. Sulo ballshi says:

    Une nuk e di nese i ka paguar taksat ky zoteri por di te them qe ketej nga ne ne Ballsh ka bere ate qe pushtetit lokal nuk i shkonte ne mend ta bente ndonjehere. Edhe pse nen bllokim te rafinerise nga shteti na shtroi rruget e na furnizonte me drita dhe uje fale centralit te brendshem te rafinerise. Kete e ka bere falas dhe pa patur asnje detyrim ligjor. Shpresoj te zgjidhi problemet e tij sa me shpejt dhe pa pasoja se nuk e meriton.

  6. Erti says:

    Shqiperia nen uje, artikull faqe e pare Rezart Tacit i komunikohet akuza.
    Pyjet masakrohen, minierat marrin jete njerezish, jepen hidrocentrale pa gare e faqe e pare lajm mbi rezartin.
    Por ky i shkreti qe paguante drita e uje per gjithe qytetin e Ballshit e ka fajin vete. Duhej te sillej si bastard si manet e fullanet po ne albanistan jemi qe te jesh njeri i respektuar duhet te shah me rob shpie perndryshe …. Behesh koke turku

  7. Samiu says:

    Dhe kerkoni prova per korrupsion… Po e dini se perse nuk ka paguar?… se ka paguar ryshfetin atij qe ka qene ne pushtet ne keto vite…. Pse nuk e beri edhe pas 2013?….

  8. Lali says:

    asnje nga familjet e politikaneve nuk kane paguar taksa!
    Shkerdheni,argita e me radhe nga te gjitha partite.
    As mane, Ulaj,cili e kokedhima e shume Te tjere nuk kane paguar taksa.
    Te kontrollohen qe Te gjithe e jo Vetem taci e maci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje