Vdekja e kryespiunit rus, fjalët e Putin dhe një dyshim i tmerrshëm

7 Janar 2016, 12:33Politika TEMA

Shërbimet sekrete ushtarake ruse janë gjendur papritur pa një shef.

Qeveria e Moskës njoftoi në 3 janar se ndërroi jetë në mënyrë të befasishme gjenerali Igor Sergun, në moshën 58-vjeçare.

Moska nuk sqaroi se cili ishte shkaku i vdekjes.

Prej katër vjetësh Sergun drejtonte agjencinë e spiunazhit të forcave të armatosura ruse, po aq e fuqishme, megjithës ee panjohur, se FSB, dikur KGB, nga ku doli edhe Vladimir Putin.

Sergun ishte drejtori i agjencisë së spiunazhit ushtarak që prej 26 dhjetorit të 2011.

Ai u vendos në këtë detyrë nga Putin pas fushatës së suksesshme filoruse në Ukrainë.

Ai më pas mori edhe gradën gjeneral-kolonel për meritën e aneksimit të Krimesë.

“Një burrë me kurajë të madhe dhe patriot i vërtetë”, kështu e përshkruante Putin gjeneralin Sergun.

Ai pati një meritë të madhe në koordinimin e informacionit me aksionet e forcave speciale Spetsnaz, vendimtare në aneksimin e Krimesë.

Në muajt e fundit të jetës gjenerali punoi për suportin taktikt të presidentit sirian Bashar Al Assad, shkruan e përditshmja italiane Libero.

Ai ishte një person jo shumë “i rehatshëm” për Europën dhe SHBA-në.

Madje perëndimi e kishte futur në listën e ngushtë të personave që kishin sanksione nga perëndimorët.

Pasuesi i tij mund të jetë një tjetër besnik i Putin, Eleksei Djumin.

Por është shqetësuese që kjo është vdekja e dytë e papritur e njerezvë të besuar të Putin.

Në 27 dhjetor ndërroi jetë Aleksandër Shushukin, 51 vjeç, një njeri besnik i Putin.

Edhe ai ishte protagonist në aneksimin e Krimesë dhe ndër njerëzit më të rëndësishëm të Rusisë.

Thuhet se ai vdiq nga tromboza.

Por skeptikët flasin për një plan perëndimor për eleminimin e besnikëve të Putin.

Sigurisht këto spekulime nuk janë të bazuara në asnjë provë, vetëm në hamendësime.

Por nëse diçka e tillë ndodh edhe një herë, me ndonjë person tjëtër të rëndësishëm në krah të Putin, atëherë nuk do të ketë nevojë për prova./ Mirko Molteni, Libero./ Përgatiti Amarildo Lumani.

9 komente në “Vdekja e kryespiunit rus, fjalët e Putin dhe një dyshim i tmerrshëm”

  1. jim says:

    “Po vdiq edhe nje tjeter…atehere nuk do kete nevoje per prova”…Pra ceshtja do shkoje ne gjykate nderkombetare?Ju krypsha trute o te Temes me gjithe keto lajme shume te “rendesishme” per shqiptaret ne kete kohe permbytje.

    1. Alb-Germani says:

      Eshte e njejta dore dhe stil qe zhduku ne Shqiperi Safet Zhulalin,Bashkim Gazideden,Pjeter Arbnorin dhe shume bashkpuntor te Sali Berishes,eshte dora qe vrau Kosta Trebicken dhe njerez qe i rrezikonin pushtetin Saliut dhe co

  2. Kuq e zi says:

    Pse nuk thoni qe ky ka qene atasheh ne tirane…
    Sa laro ka ne shqiperi ky???

  3. I004 says:

    Ky ka qene atashe i ambasades ruse ne tirane

    1. Zgjohu SHqipo ! says:

      ja pra çdon te thote te jesh ne mes dy zjarreve (shqiperia)!!!!e moren ne qaf jetrin e spiunuan tek Putin dhe ai e hoqi qafesh.hahahaha e kishin çu atashe ke Sala……edhe kete e çoi per gjah !! çpaske qen more shoku Sali.shume sigurimsi fort.((((( kujt i kujtohet kur na thojshin qe sigurimi yne eshte nr 1 ne bote.)
      ça gallate ka qene….kohe e shkume,por ata jane ne komande akoma.

  4. sonar212 says:

    Gazetaret i shkruajne keto artikuj apo pijanecet e mejhaneve? Thashetheme, hamendesime, supozime…..futja kot me nje fjale. Gjithe fajet i ka perendimi sa here ndodh dicka ne Rusi. Vritet kryetari i opozites ne mes te dites, fajin e ka perendimi. Pushtohet Ukraina, prape fajin e ka perendimi. Aneksohet Krimea, perendimi eshte fajtori. Rrezohet avjoni me 300 pasagjere edhe ketu me faj eshte perendimi. Vdesin njerezit e Putinit, gjithnje perendimi eshte problemi.
    A. I ka shkuar ndokujt mendja se mund te jete Putini vete qe i heq qafe, per nje arsye a nje tjeter???
    Servilat e dreqit!

  5. nardi says:

    edhe ku është problemi këtu ?

  6. whittman says:

    Te gjithe spiunet po shkojne per lesh, vetem Sali Milloshevici eshte ende
    gjalle …!!!

  7. Arben says:

    ORE ,PO I VRET VET PUTINI KETA,

    KUSHEDI KU E DREDHIN BISHTIN NE NDONJE VEND DHE U FUT NDONJE KOQE PLUMBI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje