Gazmend Çollaku, i dënuar njëherë për plagosje, banues në Durrës u rrëmbye dje sapo po dilte nga një lokal për të shkuar në makinën e tij.
Rrëmbimi u krye rreth orës 19:10 të mbrëmjes së djeshme, në vendin e njohur si dy Kullat në Vollga, pranë shëtitores “Taulantia”.
“Panorama” raporton se kohët e fundit Çollaku lëvizte me automjet të blinduar.
Ende nuk dihet motivi i pengmarrjes, por policia e lidh me të shkuarën kriminale të 33- vjeçarit. Burime pranë viktimës thonë se ky i fundit kishte një lidhje të ngushtë miqësore me Ervin Kodrën, i cili u vra në dt.20 Dhjetor 2015 në Durrës.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që kontrolle të shumta po ushtrohen në të gjitha akset rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit.
Të vetmit persona që kanë dijeni për rrëmbimin janë dëshmitarët në lokal, përshkrimi i të cilëve mbi autorët ka bërë që policia të vihet në ndjekje të tyre.
PASKA QENE I BLINDUAR..SA MIRE…VARROSENI ME TANK TANI..KETYRE U JANE ERRUR SYTE..SE JANE TE FORTE…DHE PAGUAJRE ME KOKE…A KA ME SI KETO DHE SI ATO QE E VRANE…FAJIN E KA TAHIRI?? JA KA KOKA …