SKEMA/ I zhvati 30 mijë € duke u shtirur si punonjëse e Kryeministrisë

6 Janar 2016, 20:51Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vjet burg një 50­vjeçare të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda ndaj dy personave, njëri prej të cilëve, kunati i saj.

Sipas Gjykatës, e pandehura Esmeralda H., duke u hequr si punonjëse në Kryeministri, u ka premtuar dy të dëmtuarve se do t’u blinte automjete luksoze “Mercedes Benz” me çmim të arsyeshëm.

Me pretendimin se automjetet ishin nxjerrë në ankand nga rezervat e shtetit, e pandehura i ka marrë një shumë prej 5500 euro shtetasit A.Xh. në 2014 dhe 6500 euro kunatit të saj S.J., në vitin 2012.

Këtij të fundit, ajo i ka marrë dhe një shumë tjetër parash prej gati 18 mijë eurosh, duke i premtuar se do t’i jepte në këmbim një shtëpi te Libri Universitar. Këtë shumë ajo ka pretenduar se i duhej për të dëmshpërblyer një llogaritje të gabuar që kishte bërë në Kryeministri, gabim që ishte zbuluar nga një shoqëri auditimi amerikane.

Sipas Gjykatës, nga shqyrtimi i provave rezultoi e provuar se e pandehura Esmeralda H., me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit, ka mashtruar dy shtetasin që e kallëzuan atë. Gjatë gjykimit ka rezultuar se e pandehura Esmeralda nuk ka qenë punonjëse e Kryeministrisë për periudhën janar 2012­ dhjetor 2014.

Gjatë gjykimit, e pandehura është shprehur e habitur pse ndodhej në bankën e të akuzuarve. Në lidhje me paratë e marrë nga kunati i saj, ajo ka pretenduar se i janë nevojitur për kryerjen e disa ndërhyrjeve kirurgjikale te një anëtar i familjes, shkruan Panorama.

Gjatë gjykimit ka rezultuar e provuar se ajo ka zhdëmtuar kallëzuesin A.Xh., duke ia kthyer paratë e marra. Po ashtu, ajo i ka kthyer një shumë prej 2200 eurosh kunatit të saj dhe përmes një deklarate noteriale ku thuhej se i kishte dhënë hua prej 20 mijë eurosh të pandehurës, të cilat janë konsideruar si rrethanë lehtësuese nga gjykata.

2 komente në “SKEMA/ I zhvati 30 mijë € duke u shtirur si punonjëse e Kryeministrisë”

  1. Olti says:

    Po kta jan kurva gjykatash njoh nje rast qe ka dy vjet qe nje kurve prokurore sjell poshte e perpjete nje mikun tim qe xhaxhalleshat e Greta Kocit i kan marre nje shume te konsiderueshme parash dhe ben sikur pret letra kendej e andej sepse ky miku im si ka dhen asnje kafe….. Te pakten kte mashtruesen e paskan kap e denu. Duhet te ket qen prokuror o prokurore e ndershme kjo qe e paska dergu ne gjykate e bravo gjykates ose gjykatesit qe kan zbatu ligjin.

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Mire ai tjetri po kunati nuk e finte
    Se ky punonte kunata.O tema thirri mendjes ajo me te vertete punon atje nuk hiqet sikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje