Islamizimi i Turqisë: Ja lëvizja më e fundit e Erdogan

6 Janar 2016, 19:59Politika TEMA

Fundi i 2015 nuk ka qenë ndër më të mirët për Turqinë në aspektin e politikave të brendshme, por duket se edhe 2016 do të jetë i tillë.

Pas rritjes së çmimit mbi cigaret dhe alkooliket, kryeministri Davutoglu ka nxjerrë një tjetër ligj që ka hapur shumë debat.

Ai ka njoftuar se do të “legjitimojnë” faljen e së premtes në institucionet publike.

Një gjë që deri para pak vitesh dukej e pamundur në Turqinë moderne të Mustafa Qemal Ataturkut, një mysliman i lindur, por me kod dhe stil jetesë të frymëzuar nga perëndimi.

Sulm laicitetit

Lajmi është transmetuar me bujë nga shumë media turke, me tone të ndryshme. Mediat pranë qeverisë e kanë transmetuar me bujë lajmin ndërsa ato opozitare dridhen, nga një vendim që mund të ndajë edhe më shumë vendin.

Davutoglu ka nënvizuar se kjo masë nuk do të ndryshojë orarin e punës, thjesht do t’u japë mundësi besimtarëve të devotshëm të falen.

Por për shumë njerëz problemi qendron pikërisht këtu.

Mediat liberale Hurriyet dhe Cumhuriyet i tremben episodeve të mundshme diskriminuese dhe indoktrinuese.

Me këto masa të marra do të bien në sy ata që nuk praktikojnë islamin dhe mund të ketë diskriminim nga punëdhënësit apo shoqëria.

Rreziku i islamizimit

AKP, partia islamike e themeluar nga presidenti Erdogan është në drejtimin e vendit që prej vitit 2002, por në zgjedhjet e fundit fitoi mazhorancë absolute duke patur mundësinë të bëjë çfarëdo lloj ndryshimi në kushtetutë.

Tashmë që gjithë pushteti është në duart e tij, Erdogan mund të vendosë ri-islamizimin e Turqisë dhe sdo ketë kush ta kundërshtojë.

Vetëm para pak vitesh shkaktuan debat të madh sugjerimet e Erdogan për të ndryshuar ligjin e abortit dhe detyrimi për të bërë të paktën tre fëmijë.

Edhe lëvizja e tij e fundit, shtimi i taksave për alkoolin dhe duhanin më tepër se për të marrë të ardhura, duket si një luftë ndaj veseve.

Gjithçka të bën të mendosh se Erdogan po përgatitet për krijimin e Republikës Islamike të Turqisë.

Dhe kësaj radhe askush s’mund ta ndalë!/ Përgatiti Amarildo Lumani

Il Giornale

10 komente në “Islamizimi i Turqisë: Ja lëvizja më e fundit e Erdogan”

  1. tfgs1 says:

    Kemal Ataturk,myslimon i lindur[pra turkoshak e jo shqipo si pretendojne disa sunitoshqipfoles]…………….

    1. celo trapi alkolisti says:

      o tfgs dikush do me ndalu alkolin dhe duhanin .kurse gjysherit e tu grek futen ligjin e bythqimllekut!

  2. Celo Mezani says:

    Kjo gje pritej nga Erdogani. Ishte ceshtje kohe kur do te ndodhte.
    Erdogan eshte nje nga njerezit me te zinj dhe me te rrezikshem ne planet.

    Pasojat e politikave te tij tani kane filluar te ndihen (forcimi i ISIS dhe kriza e refugjateve), por ne te ardhmen do te ndihen ende me shume. Erdogan kur te kete mbyllur karieren e tij do i kete lene kombit turk dhe gjithe Europes nje fature jashtezakonisht te shtrenjte per tu paguar.

    1. celo trapi alkolisti says:

      pse mo celo trapi eshte nje nga njerzit me te zinj se po mban 2 milion sirian me buke? kur flsini ju drogaxhit e shqiperise qe i merrni gjyshes 2 mije leke per te luajt bixhoz o kermat e shoqerise!

      1. F.K says:

        Po pse o karagjoz ofendon bashke atdhetarin tend vetem per te mbrojtur koqet e erdoganit ,mendimin e tij tha o servil i qelbur

  3. Interesant says:

    Nëse ky ligj vendoset në Turqi atëherë Evropa duhet t’ia bëjë të qartë hapur fare Erdo… që Turqia nuk mund të bëhet anëtare e BE. Ky njeri po bëhet i rrezikshëm për qytetërimin duke na sjell te porta luftën ndërfetare.

    1. loku says:

      per ke europ e ke fjalen per europen qe ben seks me qen e me mace apo qe ben seks mashkull me mashkull? europa tall bythen me ty o plehre asnje here nuk te ka dashur!

      1. WEB says:

        Po ,na do turqia me majasellin nga mbrapa, dhe plehrat e tjera si puna jote

  4. europiani says:

    po a ka mire te luftosh alkolin dhe duhanin? po e dini ju sa miliona njerez vdein vetem nga alkoli dhe duhani? mblidhni trute o njerez te kalbur ne shpirt se cdo gje qe ndalon feja islame eshte e mire per shqoerine doni apo sdoni ju!

  5. Kasandra says:

    Islamizimi i Turqisë
    Kleriku: Të bëra o Zot që të më gjendesh sot.
    Ti lart në qiell dhe unë këtu në tokë
    Zot përmbi zot jam vet në këtë botë,
    “Hakmarrja hyjnore” na ndihmoftë!
    Islamizimi i Turqisë është dëshmi e hidhur, tregues domethënës dhe një goditje e fortë në rrugën e progresit të shoqërisë sidomos për vedet në zhvillim, por edhe një mësim për vendet e zhvilluara. Ai është kthim prapa dhe “hakmarrje hyjnore” ndaj shtetit modern laik të Mustafa Qemal Ataturkut, pas tetëdhjetë vjetësh, nga institucionet fetare që të friksuar parandjejnë fundin e kastës së tyre dhe organizojnë mbijetesën dhe kthimin në pushtet duke krijuar parti fetare konkurrente si kjo e Z. Erdogan që kthen me ligj ritet fetare në aktivitetin publik shtetëror, që mbështet me heshtje si “Hakmarrjen hyjnore” vëllavrasëse e shkatërrimtare të klerikut të lartë iranian edhe terrorizmin e Arabisë Saudite me justifikimin e politikës së mosndërhyrjes.
    Turqia është bërë modeli i kapjes së pushteti nga kasta e klerikëve duke njësuar shtetin me fenë që i shërben vetëm një pjese të shoqërisë, kastës fetare, kur në fakt qëllimi dhe detyra e shtetit modern është që t’i shërbejë gjithë shoqërisë pa dallim feje dhe ideje dhe të forcojë unitetin e shoqërisë, të kombit e të shtetit. Prandaj edhe ndarja e fesë nga shteti është karakteristikë e shtetit modern, parashikuar edhe nga Krishti. Mbrojtja e moralit të ndryshkur mesjetar nuk është justifikim për dëmin e pallogaritshëm që klerikët po i sjellin vendit të tyre. Ai nuk është më i mirë se sa teprimet e moralit borgjez. Progresi i ndreq vetë teprimet dhe pengesat në rrugën e tij. Kjo tregon paaftësinë e fesë dhe të institucioneve fetare për t’u përballur denjësisht me progresin, por veçse me mjetet që zotërojnë përdorin manovrimet me demokracinë dhe zgjedhjet për pushtet.
    Mohimi i krimeve historike ndaj popujve të tjerë, përndjekja e gazetarëve përparimtarë dhe e fjalës së lirë, shtypja e demonstratave për të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare nga autoritet turke janë pararendëset e ligjit të sotëm pë t’i hapur dritën jeshile riteve fetare si falja e së premtes në institucionet publike. Por harrojnë se jetojmë në një kohë kur zhvillimi ipërgjithshëm social-ekonomik, shkencor dhe teknologjik i vetëndërgjegjëson njerëzit për të zgjedhur më të mirën qofshin besimtarë ose jo. Diferenca është se dikush do ta kuptojë më parë e dikush më pas rrugën e duhur deri sa përfundimisht të ringrenë pushtetin laik. Laiku: Çdo kthim prapa s’është veçse i përkohshëm. Fundi i tij nuk vjen vetë, e do një të shtyrë herë pas here. Bashkim dhe kurajo për të ecur përpara! Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje