Petrit Vasili: Jo ndryshime në qeveri nga radhët e LSI-së

6 Janar 2016, 17:45Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shpreh besimin se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, së paku nga radhët e forcës që ai përfaqëson. Hyrje-daljet e ministrave të LSI në zyrën e kreut të Kuvendit, Vasili nuk i lidh aspak me ndryshime në kabinetin qeveritar.

Sipas tij, komunikimi është i rëndësishëm për një mazhorance, dhe e kundërta, pra moskomunikimi, do të duhej të sillte zile alarmi për ndryshime në karriget e ministrave.

“Nuk ka pasur një debat të tillë, dhe nuk ka patur një diskutim të tillë. Takimet e zakonshme të kryetarit të parlamentit, kryeministrit të vendit dhe ministrave të caktuar për çështje të caktuara janë ngjarje e zakonshme e politikës, e qeverisjes së vendit. Në rast se nuk komunikojnë, në politikë diçka nuk funksionon”, tha Vasili.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ekzistenca e një debati profesional mbi reformën në drejtësi, ku palët ndajnë pikëpamjet e tyre, i bën mirë procesit. Ndryshe nga sa deklaroi ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një ditë më parë, se konsensusi tashmë nga ekspertët duhet të kalojë në një nivel politik, Vasili e sheh të nevojshme ndërhyrjen politike vetëm në rast ngërçi.

Në rast se do kemi çështje që kërkojnë aktivizim të instrumenteve të tjera, do eksplorohen edhe këto mundësi. Por për mendimi tim, tavolina e ekspertëve akoma ka shumë për të bërë e për të thënë”, tha Vasili.

Ne komunikimin me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i cilësoi të parakohshme bisedimet për reformën zgjedhore, që sipas tij, duhet të nisin me hapjen e sesionit të ri parlamentar. Në tryezën e kësaj reforme, vijon më tej ai, do të duhet të zbresin të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR për të pasur në zgjedhjet e radhës, një proces me standardet e kërkuara.

2 komente në “Petrit Vasili: Jo ndryshime në qeveri nga radhët e LSI-së”

  1. tomorri says:

    Qendrimaspak serioz,madje shpreh qartazi
    nje megallomani absurde.A thua se kemi dy Qeveri
    ku LSI vendos vet per Ministrat qe i ka te vetet.
    Atehere,A.Bushati paska te drejte.vecse ky lloji
    Teatri Politik nuk eshte Sot-Premiere.Eshte nje
    Riciklim qe njerezit e njohin prej Kohesh.
    C,nevoje kishte qe Vasili ti mshonte ketij Fakti?
    Fundja Amatorizmi i ka te te pranishem te tilla ngjarje.
    Vasili,Sot ne qender te vemendjes eshte vetem Reforma
    ne Drejtesi,Beheni te mundur te Realizohet.Nga Saliu e dime
    qe kjo nuk do realizohet kurre perderisa ai e ndjen veten Fajtor.
    Topi eshte ne Fushen tuaj,sepse kini edhe PDIU me vete.
    Zoti ju dhente kthjelltesi.

  2. Treviso says:

    A doni me per Belulin?
    Pa ndihmen e popullit nuk behet reforma. Mos konsumoni kohen kot. Kriminelet jane bashkuar si asnjehere tjeter dhe nuk ka qeveri ti ndaje, perveç forces se popullit. Duhet te pregatitet urgjentisht referendumi dhe ta vendosi populli reformen dhe jo kriminelat dhe te korruptuarit. Kete duhet ta beje qeveria pa mendimin e kurves kualicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje