Artur Zheji është skeptik për reformën në drejtësi: Shqipëria, një Republikë bananesh

6 Janar 2016, 10:39Politika TEMA

Artur Zheji është skeptik për reformën në drejtësi.

Ai shkruan tek Mapo, se nuk ka siguri që gjyqtarët dhe prokurorët që do të vendosen në vend të paraardhësve të tyre, nuk do të korruptohen.

Si një Republikë 25-vjeçare bananesh, që banane nuk prodhon, kampione e përhershme e varfërisë në Europë, që herë ngjan si shtet i pamvarur dhe herë ngjan si një Gubernë e mvarun n’xhengela, ku ambasadorët dhe të tjerët mbajnë hapur “kurset kundër analfabetizmit politik” për ata që na drejtojnë. Si qëmoti, Partia e Punës në zonat e thella, ku u mësonte shqiptarëve, mbi 90% katundas, si të shkruanin e të këndonin rrjedhshëm e pa gabime:

“ Nëna jonë Parti” apo “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”.

E pra, meqë Republika jonë është në mes të Autostradës së Madhe, ku edhe do të kalojë edhe Gazsjellësi i Madh, që lyp me domosdo, stabilitet dhe kontroll 100-vjeçar, duhet të reformohet më në fund.

Dhe pikësëpari duhet, thuhet ngado korridoreve të Gubernës, të Reformojmë Gjykatoret, si edhe të ndërtojmë Burgje të reja, më cilësore, për të burgosur më cilësorë dhe më me emër, që pritet pas “Reforme”, të shkojnë e të banojnë aty për shumë vite.

Po të gjykosh se sa kohë kemi që psherëtijmë për një drejtësi më të Drejtë, ofiqarët e lartë të Perëndimit, në krye të kurseve të analfabetizmit në Gubernën tonë, kanë të drejtë.

Porse vetëm një Detaj, që Detaj duket se nuk është, shqetëson shumëkënd.

Kush do të përzgjidhet dhe si do të përzgjidhet Detashmenti krejt i posaçëm Drejtësi Vënës?!

Kush dhe si, do të gjykojnë ndër gjykatoret e “rindërtuara” nga “Gjykatësit e Rinj”?

Kush dhe si do të jenë këta “Prokurorët e Rinj” të Detashmentit të Posaçëm, që do të hetojnë ndër “prokuroritë e ripërtëritura” (nuk dihet se si dhe me ç’metodë), Klasën tonë Politike?

Nga cili brumë pa viruse dhe bakterie tradicionale shqiptare apo ballkanase korruptive, do të përzgjidhen këta Komisarë të Rinj të Dritës?

Që të jenë kaq të ndershëm, e të mos mbajnë as krah e të mos pranojnë as zarfet e fryra që do të vërshojnë si shatërvan sapo të hyjnë në zyrat e reja? Apo mos vallë, do të jenë ca Kalorës DrejtësiVënës, nga ata që fusin në burg edhe vëllanë edhe babanë në emër të Ligjit?

Dhe nëse do të bëhet, si edhe thuhet, që ky “Detashmenti i Ri Drejtësi Vënës”, për të realizuar këtë “Mision Shpëtimi”, do të jetë i paprekshëm, kush do të na mbrojë prej tyre, nëse rroisin edhe ata dhe vendosin, në emër të Ligjit, një GjobëVënie të Re Kombëtare?

Ku do të mund të ankohemi më pas? Sepse ata nuk mund t’i ndëshkojnë dot votat tona, simbas kushtetutës që sot e nesër mund të kemi. Nuk do të kemi as Juri Popullore dhe as zgjedhje popullore të Gjykatësve.

Po sikur të biem nga shiu në breshër?! – thonë e pëshpërisin ca dhe ca.

Sepse kësaj që po i themi Reformë, nga emërtesa e Misionit që po vendoset, ngjan shumë e më shumë me një Revolucion, që ka si qëllim rrëzimin e një Republike për të themeluar një Republikë të Re, të ngjashme me një Gubernë, ku të gjithë do të nxjerrim bukën tonë të përditshme, duke u bërë rojtarë të Gazsjellësit të Madh dhe rojtarë të njëri-tjetrit.

Apo kemi qenë dhe mbetemi Vendi i 1001 eksperimenteve shoqërore dhe le ta bëjmë edhe këtë!

Kjo është 2016-ta, me sa duket”, shkruan Zheji.

10 komente në “Artur Zheji është skeptik për reformën në drejtësi: Shqipëria, një Republikë bananesh”

  1. Akili says:

    Ky me nje fjale thote qe nuk behet ky vend,se nuk ka njerez te pa korruptuar,dhe keshtu do vazhdojme.Ndoshta ka te drejte,por fiton ajo teoria qe thone komshijte tane,qe nuk dime me bo shtet.Ndoshta.

  2. korçari says:

    Pra ideja e z.Zheji eshte qe me mire te mos ndryshojme asgje pasi nuk dihet si do te dale reforma e 1001 eksperimenteve,pra ANAL-isti Zheji si gjithmone nxjerr “Perfundime te MEDHA”

  3. korçari says:

    Pra ideja e z.Zheji eshte qe me mire te mos ndryshojme asgje pasi nuk dihet si do te dale reforma e 1001 eksperimenteve,pra ANAL-isti Zheji si gjithmone nxjerr “Perfundime te MEDHA”dhe se fundmi nuk e kuptoj se perse Gazeta “Tema”komentet i shfaq ne Facebuuk?

  4. gjyshi says:

    po Arturi ka dhene kontributin e tij
    si analiste
    per te ngritur e ndertuar kete republike bananesh.
    e kush tjeter me mire se Ai i di keto pune ?
    Fevziu / apo lubonja?
    apo vete Mero?
    Ata per Banane paguhen

  5. G.Karagjozi says:

    Zt. Zheji keni shume te drejte per Pyetjet dhe Problemet qe Ju trajtoni per Reformen ne Drejtesi. Pyetja eshte: A duhet tà bejme,apo eshte Gabim me pasoja per te Ardhmen????. Mendoj se eshte koha dhe duhet mbeshtetur nga Populli qe ka filluar te zgjohet nga gjumi shekullor. Kjo Reforme duhet te behet qofte edhe me dhimbje. Shqiperia eshte Shtete i Ri,vetem 104 vjet i vjeter. Ka filluar te Rritet,te Edukohet,Civilizohet,Demokratizohet,etj.etj;dhe te gjitha keto pas nje gjumi dhe prapambetje te pakrahasushme me boten e Qyteteruar e Civilizuar. Cdo Shtet ka Rrugen e vet te rritjes;edhe Shqiperia gjithashtu. Do bije nje shembull. Austria,qe ne rruge tokesore eshte vetem 1200 km. larg nesh ka pas Principaten e Hasburgeve 1200 vjet me pare dhe ka pasur shume ndryshime ne Jeten e saj,me Ulje e Ngritje,dhe sot nje Model per ne,per tù arritur. Vitet qe kemi lene pas nuk mund tì kthejme por ato qe kemi perpara i kemi ne dore,qe tà permiresojme Shqiperine,tìa ngrejme Koken lart VATANIT,dhe kjo do Pune, Mendje dhe Guxim..

  6. petrit 2,3 says:

    Simbas Z Zheji,vendi te vazhdoi ne kaos te plote,dhe njezet e pese vite
    te tjera..E mor dobicat e Serbit dhe te Grekut,kerkoni ta shdukni
    rracen Shqiptare..

  7. liu says:

    ketij palacos ia mori kristo papa i agimit te arte dhe ia hodhi flamurin shqiptar pertoke dhe ky nuk foli fare tashi na del si kur i di te gjitha njeri kot

    1. Ke te drejte por hienat urrehen me shume se cdo kafshe tjeter ne xhungel. Keshtu me 21 Janar 2011 Sorra (soros) organizoi ate qe deshi dhe Ujku Berisha” vrau”(as qe dihet kush i vrau), kater vete dhe u krijua urretje e madhe si pasoje erdhen ne pushtet krokodili pa veshe dhe gjarperi kober i mjaftit.Duhet te jesh me vizionar Zheji jo vetem konstatues.RROFTE GJERGJ ELEZ ALIA (POPULLI).

  8. LORA says:

    Kujt i plasi per “skepticizmin” e nje gebelsiani si artur zheji apo si ca e ca qe do te kapen ,pa piken e turpit,edhe pas fijes se barit per ruajtjen e statukuose te dreqesise kriminale te pas-nentedhjetes.Kur mbillej e korrej kjo dreqesi,zheji ishte shume i zene tuj i bo fresk.Nuk perbejne asfare lajm psheretimat e a.zhejit per hallin e tij personal,,,,sic duket paska shume me teper zullume nga c’i dijme ,deri tani.
    Perkundrazi,per mua halli I zhejit,cupit,ljubes,shkullakut,bejtes,pekes,fevziut,bushatit,,,nuk ka te sosur hordhia e shushunjave gebelsiane mediatike,eshte vetem e mire qe po vjen per shqiptaret dhe shtetin e tyre.Keta qelbesira kane ende mundesi te bejne ca para,ne rezistencen e integruar me korporaten kriminale “gjin gjoni” ,llallerine dhe banden kusaro-kriminale te shqup-it.
    E sigurt eshte qe do te pirdhen nga xhepi i taksapaguesit shqiptar dhe do te ngordhin per fare nga neveritja popullore.
    TUNG.

  9. qiri says:

    100% dakort me Zhejin. Askush s’duhet te shpresoje per gjera te mira ne Shqiperi. Sa here kini shpresuar mor te mjere? Akoma do te vazhdojme te shpresojme. Ndajeni mendjen: kurre s’ka per t’u bere dicka e mire ketu. Vec do te jemi skaji i fundit i bishtit te Europes qe duam s’duam do t’a ndjekim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje