“Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i Partisë Demokratike, feston sot 25-vjetorin e themelimit.
Me këtë rast është organizuar edhe një ceremoni, ku kanë folur Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që kanë shprehur shqetësimin për lirinë e shtypit në vend.
Duket ironike në fakt, që të japë leksione një njeri si Berisha, që ka vënë gjoba miliona euroshe ndaj mediave dhe i ka përndjekur ato kur ishte në pushtet.
“Sot pas 25 viteve, me trishtim më duhet të them, përsëri fjala e lirë, mediat janë në një situatë kritike. Ka një përbindësh që përdor të gjithë fuqinë e ekzekutivit për të manipuluar, mposhtur, heshtur mediat dhe fjalën e lirë. Ka një përbindësh që ka krijuar tregun më të zi të fjalës. Ky përbindësh është Edi Rama”, tha Berisha.
“Kam besim që në muajt që vijnë do t’i japim atij faturën që meriton. Ta arkivojmë në koshin e plehrave të historisë”, tha më tej ai.
Ndërsa Basha foli për kërcënime, djegie makinash etj.
“2015 ka hyrë në histori si viti i mbrapshtë për median e lirë. Qeveria e Ramës u investua për mbylljen e një televizioni kritik, u investua për ligjin për burgosjen e gazetarëve, kur shpalli aksionin anti-informal si mjet presioni ndaj mediave të vendit, krimi kërcënoi dhe dhunoi haptas gazetarë dhe operatorë, banditë me uniformë të shtetit kërcënuan dhe dhunuan gazetarë. 2015 ishte viti kur fotoreportëreve dhe kameramanëve ju desh të përballen me dhunën, kërcënimet, djegien e makinave, kur përfaqësues të lartë të shtetit u filmuan duke kërcënuar median e lirë, si rasti i Qazim Sejdinit”, tha Basha.
hahhaha kta qe vran njerz ne mes te bulevardit
A e kini degjuar ndonjehere xha Saliun te shpreh
konsiderata psh per Gazeten Tema? A nuk i duket kjo Gazete e Lire?
Atehere si mund ta besojme xha Saliun kur mban lexione te tilla?
sidomos kur behet fjale per RD qe vetem e Lire nuk eshte.
Mirepo,ndryshimet e qendrimeve te xha Saliut behen edhe me te
pa qarta kur ne cdo artikull te RD, 55,dhe ndonje tjeter e gjejme
ne qender te fabrikimit te shkrimeve.Ai mban raporte te hollesishme
me Gazetarucet e RD,55,etj.por edhe me palo opinionxhinjte te tipit
si puna e kandidatit per Pres.apo ish Deputeti Poeti spiun etj.
Fakti qe keto Gazeta si pjese e Pushtetit te katert,punojne me urdhera,eshte vertete shqetesues. Shume Gazetare genjejne me vetedije,
duke shtjelluar sajesat e xha Saliut.Shpesh me dizinformimin e tyre,
populli Qesh! Sot te gjithe e dine se informacionet qe dalin nga
xha Saliu apo Shqupi ne teresi,gjithmone jane Propagande,sigurisht jo
te ligjeshme kunder Pushtetit aktual.Fundja Manipulimi eshte
kthyer ne nje biznes Fitim prures!Ne kete kontex:Keta Gazetaruce
me manovrat e tyre e Laterzhyejne jo vetem Gazeten por mbi te gjitha
te Verteten.Kujt atehere i duhen keto Gazeta gjoja te Lira?
Te flasi SRB me ‘keqardhje’ per lirine e shtypit eshte njesoj sikur Hitlerit t’i ‘vinte keq’ per hebrenjte…
Si nuk I vjen turp ketij xhambazi,Zogaj,Cela,Cakuli,Cupi,Zhupa, e plot te there ,ky rrugac I kerbacit I persekutoi te gjithe dhe I hodhi ne rrugente madhe.Tek Rd ngeli nje Rakip qe ishte idiot,1993-94-95 askush nuk e lexonte me Rd .Penat me te Mira I qeroi dhe I rrahu,psh Frangaj,Lesi Jane rrahur dhe burgosur nga ky maskara,pune tjeter qe kata I lepine bythen perseri.
Beni si them une dhe mos beni si bej une.
Keto jane shprehjet e krimineleve.
Si mund te flase per liri shtypi Saliu qe lejonte vetem Tv Shijakun si tv privat deri ne 96.