Marrëveshja e qeverisë me TIA-n, gati fluturimet nga Kukësi

5 Janar 2016, 19:42Politika TEMA

Edhe pse ka pasur deklarata të ndryshme nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Ekonomisë, lidhur me heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ajrore që kanë gjermanët, të cilët menaxhojnë koncesionin e aeroportit të Tiranës, marrëveshja ka mbërritur në Këshillin e Ministrave.

Burime kofidenciale për Vizion Plus thonë se qeveria është në prag të miratimit të negociatave të gjata, që pala shqiptare pati me koncesionarin dhe është rënë dakord që pas miratimit të kontratës së re, të fillojë punën menjëherë aeroporti i Kukësit.

Të njëjtat burime thonë se pala gjermane nuk ka dashur të lëshojë ekskluzivitetin që ka në Shqipëri, pasi do t’i sillte fitim të munguar në vite.

Për këtë ajo ka kërkuar fillimisht që të zgjatet kontrata që ajo ka në Rinas edhe me 5 vite të tjera, por më pas marrëveshja e arritur është se nëse qeveria shqiptare vë ne punë Kukësin, atëherë kontrata e me gjermanët zgjatet dhe 2 vjet.

Negociatorët e marrëveshjes kanë paraqitur planin dhe mundësitë e ndërtimit të aeroporteve të tjera dhe ka një projekt për një të tillë në jug të vendit.

Nëse kjo realizohet, atëherë koncesionari kërkon zgjatje në viteve të kontratës edhe me 5 të tjerë, por kjo formulë do të aplikohet në varësi të datës që mund të ndërtohet, largësisë që do të ketë dhe numrit të fluturimeve që do të marrin.

Me hapjen e një aeroporti tjetër, mundësia për të futur linjat low-cost bëhet më e afërt, por dhe çmimi për biletat e qytetarëve shqiptarë që fluturojnë do të jetë më i lirë.

27 komente në “Marrëveshja e qeverisë me TIA-n, gati fluturimet nga Kukësi”

  1. Bardh e zi says:

    Rruga e ‘kombit’ u ndertua, tani aeroporti dhe pas pak vitesh dhe hekurudha.
    Pyetja tani eshte: Kur do te shpallet Kukesi kryeqyteti i ri i Shqiperise dhe Kosoves? Jo me kot Kukesi ndodhet ne mesin e arte ndermjet Tiranes dhe Prishtines…

    1. paradoxal says:

      Kukesi eshte shume ne kufi per te qene kryeqytet.

    2. dfg says:

      Kjo mund te ndodhe vetem ne se shnderrohen ARINJTE ne njerez te…..BUTE!!!

    3. Argita_B says:

      Kukesi kryeqytet!!! A e ke pa si eshte shperfytyru Tirona qe kur filluan dyndjet ne mase, ska Tirons qe ti pelqej me. Kukesi te behet nje here qytet, se nuk ka qytet me fshatare.

    4. england says:

      Kur te qethen vicat.

  2. ScriptaManent says:

    Keto jane spekulime. Eshte firmosur 1 muaj e kusur me perpara dhe qeveria e mban te fshehte pasi marreveshja eshte super skandaloze.

    1. Do shtyhet me 5 vjet kontrata per kompanine aktuale ne Rinas.
    2. Do rimbursohet nga shteti fitimi i munguar.
    3. Do shtohen taksat e aeroportit te Rinasit nese hapet nje i dyte ne vend.

    Gjithsesi, deri ne 2020 skeni per te pare asnje aeroport tjeter. As ate te Kukesit e asnje tjeter.

  3. Loni says:

    O njerez kujdes me keto ulje cmimi,lo w cost etj,avjoni nuk behet me lesh dhie ,avjoni kushton ,avjoni do para te bej mirembajtjen si duhet ,se pastaj nuk eshte si vetture qe del Nga rruga dhe hyn prape ne rruge

  4. Tarrasi says:

    “Fantastike” fare : te gjithe kuksianeve dhe hasjaneve ja sollen tek dera emigrimin ne Gjermani.

  5. Do ket linja direkte Kukës -London?

    1. Shen Thomai says:

      Do te kete linje direkte Kukes-Damask (vetem vajtje)

      1. kuksioni says:

        Do te kete direkt Kukes-Lesbos per hamshoret kuksian dhe qefliet kembeleshe greke hop sa la la

    2. ss says:

      Po po do kete vella pas nja 10 vitesh.
      Akoma i besoni keta ju?
      E keni pare aeroportin e kukesit ne cfare gjendje eshte? Po kontratat me kompanite ajrore po personeli? min duroni dhe nja 3 vjet.

    3. Urban says:

      Hahahahaha. :’D

  6. Eri says:

    Kukesin duhet 3 vjet me e sjell ne vete!!!

  7. Kevin says:

    Ok. Po cmimet e biletave a do te ulen ??
    Kjo na intereson jo numeri i ajroporteve ne shqiperi

  8. stela says:

    Amon se keni 2 vjet , qe merreni me ket’ marrveshje leshi, sikur po coni ndonje rrakete ne hone.

    I plasi shqiptareve per low-cost-in e Rinasit, shqiptaret po fluturojne nga Kosova dhe Maqedonia. A i keni pa o pushta, sa jane flurimet nga Maqedonia?????? Po ato koncesionaret e “medhenj” te Rinasit, a bejne analize vjetore per numrin e humbur te pasagjereve???? Kete n’a thoni, mos n’a e servirni marreveshjen, si arritje madhero, qe s’eshte vecse nje vjedhje ne vazhdim, ne kurriz te popullit.

    Hajt tung!!!!

    1. Geri says:

      9.99 euro total e shijojm Boten nga Shkupi. Gruevski i fali 5 milion euro wizzair.com

  9. Korabi says:

    Ah cpo ja fusin ketij populli, po i shesin sapunin per djathe. Pasqyra (aeroporti i Kuksit) ne kembim te arit(zgjatja e koncesionit per Rinasin). Po kush kompani do hapi linja ne Kukes? Qe te hapesh nje linje duhet te kesh minimalisht 150 udhetare qe vijne dhe 150 qe ikin cdo jave nga nje destinacion. Linja qe hapi Belleair para disa vitesh Paris CDG – Tirane TIA deshtoi per pamjaftueshmeri udhetaresh. Kur linjat me Tiranen nuk kane mjaftueshem udhetare, c’do ndohe me Kuksin? Kush shqiptar do presi linje nga Kuksi pervec disa qyteteve te veriut e mbase disa qyteteve ne Kosove. Ai qe banon ne jug dhe ne Shqiperine e mesme nuk ka i shkon per mbare qe pas nje udhetimi me avion te haje dhe 3 deri ne 5 e me shume ore me makine per te shkuar ne shtepi. Keshtuqe aeroporti i Kuksit eshte perralle me mbret, eshte nje metode qe shqiptaret ta hane akoma me keq me koncesionin e Rinasit.

  10. Lili says:

    Albanistani,
    Vete munden me siguruar kete:mblidhi shqiptaret,merr nje avion charter me qira per fillan dite edhe ligna shamet!

  11. roberto says:

    Qeveria mashtron popullin:
    -MAREVESHJA KONCESIONARE MIDIS SHQIPERISE DHE GHJERMANEVE TE “PARTNERS” per shfrytezimin me koncesion te Rinasit per 20 vjet,ka SKADUAR qe ne vitin 2014!
    Atehere per cfare duhet kete PALLAVRA gjoja sikur akoma kete pune ev paska akoma ne dore gjermanet???
    A punon per popullin e vet kjo qeveri apo per xhepat e vet???
    Aeroporti i Kukesit duhet te kishte filluar pune qe para 2 vjetesh e jo tani!
    Ne gatishmeri duhet te vihen edhe aerodromet e Gjadrit dhe Kucoves duke i plotesuar me infrastrukturen e nevojshme!
    Per keto pune duhen njerez te afte dhe idealiste e jo MAFIOZE!

  12. ismeti says:

    edhe shum dekada shqiptaret do vujn pasojat e marrveshjeve per zhvatjen e shqiptarve nga DEMAGOGU sali ram berisha -maloku

    1. ScriptaManent says:

      Marreveshjen e ka bere Fatos Nano dhe po e rinovon Edi Rama.

  13. XIO says:

    KUJT I DUHEN KETO SHPENZIME TE VENA NE PUNE JASHTE KAPACITETEVE TE SHQIPTAREVE …?
    PER INTERESA TE KUJT JANE KETO LOJRA ….???!

  14. fgk says:

    Pse beni pordh kot, duke ber si shkencetare statisticiene dhe profesionista ne fusha qe nuk ua keni haberin. Ai aeroport duhet, kudo qe te jete, ne kukes apo ne te arushes. kudo qofte ka per te ber me shum pune duke qene se sa duke mos qene. Madje duhet dhe nje tjeter ne jug te vendit. Per ata qe thone se fluturimet mbyllen se ska udhetare, ateher po them vetem kete. Mbyllen vetem per shkak te politikave, dhe jo sepse si biznes nuk funksionon.

    Fluturimet ryanair, wizzair, easyjet apo te tjera, fluturojne me cmime te tipit 9.99 euro deri ne 39.99 euro. E kush nga ne nuk do udhetonte me nje cmim 20 euro deri ne milano. apo 40 euro vajtje ardhje. Apo stockholm e gjetke??? Ne udhetojme me 200 euro vetem qe te bejme nje foto te katedralja e milanos, apo te kulla pizes e ku di une. dhe jo me me 20 euro. Per te mos folur me per emigrantet, qe do vijne ne shpi 2 here ne muaj. Sewpse kshu eshte. kushton me teper nje bilete treni brenda per brenda europes sot, se sa nje bilete avjoni low cost. Prandaj lerini budallalliqet duke then qe ska per te funksionuar. Sepse ka per te funksionuar me se miri. Dhe kane per tu dend ne leke ata qe do operojne ne kete aeroport. apo ne keto aeroporte nese do jene dy.

  15. bobi says:

    Prralla si gjithmone nuke mendojne se aroporti i kuksit do fuksjonijne, dhe nuk do shume mente per ta kuptuare ku jane udhetaret qe te mbushen avionet apo futja kote do hapim aeroport. Qe te fuksjonojne nje aroporte do udhetare dhe jo 3 here ne vite qe do vijne kuksjanet per pushime ne shqiperi ku shumicat banojne ne tirane as turizem nuk ka qe te thuashe do kete vizitore te huaje. Asnje kompani nuk ka pwr ta mare mundimun qe te sjedhin avjonet ne kukes. Ne juge dhe munde te fuksjonojne nje areopoete i vogel se ka dhe pake turizem ne behare dhe ka ne shume popullsi se zonat e kuksit. Politika jone po bejne pazare me gjermanet per bakshishin qe tja shtojne kontraten dhe 5 vjete.

    1. taqifi says:

      Sikur te kishe mesu me shkrujt sdo me kishe lodh kaq shume per me kuptu ca po do me thon

  16. petrit zela says:

    Do te jete nje mrekulli dhe me shum interes per gjith shqiptarin,venia
    ne fuksionim te aeroportit te qytetit te Kuksit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje