Pamela, prostituta VIP që u kap në shtrat me dy biznesmenë në Tiranë dhe Gjykata e Lartë në Shqipëri

5 Janar 2016, 13:10Politika TEMA

Pamela (një pseudonim për të mbrojtur identitetin e saj) u arrestua janarin e vitit të shkuar në një hotel të mirënjohur në Tiranë, në shtrat me dy biznesmenë dhe me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Nga Lindita Çela, BIRN

Ajo është 18 vjeçe. Filloi të punonte si një prostitutë kur ishte 14 vjeçe.

Në fëmijëri Pamela u braktis nga e ëma dhe u keqtrajtua nga gjyshja. Ajo ndjeu se nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej nga shtëpia. Ajo u largua në janar të vitit 2011, pa e kthyer kokën pas, veshur me shapka dhe një pulovër.

Ajo nuk e kuptoi atëherë se çmimi i lirsë së saj do të paguhej në shtrat, me burra të stadit të ndryshëm, që nga ata më të sofistikuarit deri te pijanecët. Një mikeshë e afërt e strehoi – por më pas i shpjegoi se çfarë do t’i duhej të punonte si prostitutë që të fitonte qëndrimin.

Një brune e gjatë me sy të mëdhenj të zinj, buzë të plota dhe një buzëqeshje vajzërore joshëse, Pamela e shiti trupin e saj në qytete të ndryshme – në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Mashtrues, kamerierë, pronarë lokalesh, recepsionistë hotelesh dhe shoferë taksish u kujdesën t’i gjenin klientë.

Ajo normalisht kishte një tarifë prej 200 deri në 300 euro. Në një vend ku paga mesatare është rreth 260 euro, vetëm anëtarë të elitës ekonomike shqiptare mund të përballojnë çmime të tilla.

Pamela nuk i mban mend sa klientë ka pasur, por di se ata e quanin atë “zonjusha shoqëruese e deputetëve” sepse kishte fjalë se ajo ia shiste seksin politikanëve ose “vajza e kokainës”. Operacioni i policisë që rezultoi në arrestimin e saj mbante emrin e koduar Vajza Moderne. Një zgjedhje pa imagjinatë, por ndoshta një tregues për atë që policia konsideronte shënjestër. Jo dy biznesmenët që kishin paguar 300 euro për të bërë seks me Pamelën. Ata nuk u akuzuan për ndonjë shkelje. Emrat e tyre nuk u bënë publik.

Pamela, nga ana tjetër, u dërgua në gjyq dhe u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës.

“Çdo ditë gjithnjë e më shumë vajza punojnë në rrugë,” thotë ajo. “Mund të kem takuar 300 prej tyre. Kishte edhe 13-vjeçare.”

Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri por të gjitha kanë dështuar. Politikanët pretendojnë se opinioni publik nuk mund ta mbështesë një ndryshim të tillë.

Në vitin 2013, parlamenti refuzoi një peticion nga komisioneri i anti-diskriminimit në vend për të hequr prostitucionin nga kodi penal. Disa anëtare të parlamentit argumentuan se shumica e punonjësve të seksit ishin viktima të trafikimit dhe nuk duhet të trajtohen si kriminele.

Vitin e shkuar, si qeveria dhe parlamenti argumentuan kundër një propozimi të ngjashmën nga Gjykata e Lartë. Më 25 qershor, Gjykata Kushtetuese u bë palë me politikanët. Vendosi në favor të mbajtjes së nenit 113 të kodit penal, që specifikon se prostitucioni është një shkelje e dënueshme nga gjoba deri në tre vite burg.

Ekspertët anti-trafikim argumentojnë se neni 113 është një ndihmë e madhe për trafikuesit dhe tutorët. Me ndihmën e avokatëve të zgjuar, ajo që mund të fillojë si një rast kriminal të shfrytëzimit seksual shpesh bëhet një çështje prostitucioni. Gratë ndëshkohen, burrat ia hedhin paq.

Bazuar te neni 113, Pamela, një grua e re e detyruar t’i futej prostitucionit që fëmijë, u shpall fajtore dhe iu privua liria me 18 muaj. Asnjë nga klientët apo tutorët e saj nuk u dënua.

Sapo të ëprfundojë dënimin e saj, Pamela thotë, se do t’i kthehet prostitucionit. Ajo nuk ndihet fajëtore për zgjedhjet e saj. Ajo planifikon të shkojë në Belgjikë. Ajo e di se prostitutat nuk përndiqen atje.

15 komente në “Pamela, prostituta VIP që u kap në shtrat me dy biznesmenë në Tiranë dhe Gjykata e Lartë në Shqipëri”

  1. niazi says:

    Une jam dakord me gazetarenpo nuk jam dakord me temen qe ajo trajton…pervec se do ta akuzonja per pseudonimn qe ka perdorur…kam bindjen qe kete pseudonim e ka zgjedhur per te na intriguar ne lexuesve…nga ana tjeter Pamelat jane fryt i sistemit…ato jane shume e me shume po ne fusha te ndryshme siPamelat e Poltikes apo te Seksit…te gjitha luftojne te behen te pasura ne sistemin e NDRITUR te KAPITALIT.Ne e pranojme sistemin po nuk pramojme TE MIRAT qe ai mbart dhe percjell si rasti ne fjale..

    1. Prec Ulaj says:

      Nqse ajo shkoi ne burg per prostitucion, ata dy biznesmenet duhet te shkojne ne burg per Prostitucion, dhe shfrytezim femijesh per seks, njesoj si ajo Pamela.
      Ne Amerike keta dy biznesmene nuk e shohin me lulishtet, te qarkullojne afer Shkollave, kopshteve.
      Ju vendosin nje cip ne kembe, qe kontrollohet 24 ore ku shkon manjaku seksual.
      Por ne Shqiperi Gjin Gjonet te bejne hero, po u dhe parate.

      1. loku says:

        ne amerike lejosh me ligj te qiesh ne bith! ahhahaahah amerike kari

  2. loku says:

    ua pamela 18 vjece dhe ka qej te vazhdoj te bej prostituten, po ta besh me keqen pse mos ta besh boll te shkosh ne europen krishtere atje eshte mese normlae lejohes me ligj te behesh prosti 18 vjece yppp xixhi!

    1. sara says:

      Ti loku tingellon si njeri i trash. Prostitucioni per kete vajzen tani nuk esht pun qejfi (megjithse nuk e diskutoj qe do kete edhe momente qefi brenda), esht abuzuar dhe braktisur qe 14 vjec rrugve, ajo nuk di alternative tjeter as nuk beson ne ndonje alternativ tjeter. Prostitucioni esht si puna e droges, veshtire ta lene, madje i nenshtrohen programeve te rehabilitimit qe prostituttat ti kthehen jetes normale si gjith te tjeret, njesoj sikur te ishin programe per lenien e droges

  3. sa gjynah says:

    Sa keq…
    sa femra te tilla ka…

  4. Jak-Boston says:

    Mire per kurverine e paskan denuar, po per drogen pse se kane denuar apo gjykatesit i erdhi “keq” $?
    Ja nje rast per t’u hetuar nga prokuroret e pakorruptuar kuptohet.
    Se nuk duhet te hetohen vetem gjykatesit qe i lirojne po dhe ata qe japin denime te lehta pasi njesoj jane te korruptuar.

  5. aleko says:

    Me kete shkaterrim total te femres shqipetare dihet tashme se cte arthme te ndritur kemi ne shqipetaret me gjenaratat qe dovine.Nga Bijte e Shqipes”si na quanin dikur ,do na thone Bijte e K….es si duket terezia.U prish femra ,prishet nje komb i gjithe,sidomos ne qe jemi dhe nje vend i vogel..

  6. Tirana says:

    Ne Shqiperi cdo femer e cila ja arritur ne shkallen e fundit e cila eshte shitja e trupit per veten time une e kosideroj si nje shkarje e moralit Shqiptar i cili duke filluar qe nga koha e S.Berishes Morris e gjithe Shqiperia per hir te ketij funderine rrugen e kurverise kolektive.Kjo vajze mund te jete edhe nje njeri e cila mund te kishte nje fat tjeter por politika qe shtyn shtetin be varferi dhe mungesa e respektit ne Shqiperi per arsyen e nenvleftesimit shtetror e detyron nga shume faktore qe kete femer te behet nje qenie per tu shitur .Nje gje te cilen ne Shqiptaret we jetuar diktaturen as nuk e njohim dhe si njerez te formuar te moralshen kjo gje eshte nje fatkeqesi kombetare e cila na rendon te gjitheve natyrisht per ata we kane respekt per shtetin dhr families.___

    1. Arvizu says:

      Tani moralin do ta rregulloj Donald Lu permes procesit “Reforma ne dretesi”

  7. aliu says:

    Te besh seks me nje 18 vjecare eshte normale, eshte brenda ligjeve,askush nuk te ndalon. Nje femer ne kete mosh mund te shkoje me ke te doje dhe me sa te doje, eshte e lire ne zgjedhjen e saj. Mos legalizimi i ketij lloj sherbimi nuk eshte i drejte, njeriu do beje cfare te doje me veten e tij dhe te jeni te sigurt qe kejo eshte ceshtje kohe qe do legalizohet,bile do behet me rregulla e me kontroll dhe sigurisht me kupon tatimor. Shteti yne qe anon shume nga mesjeta nuk ka asnje te drejte te denoje dhe mbaje ne burg kete zonje per 18 muaj me taksat e shqiptareve se shkoi ne hotel me ate qe donte. Ne vend qe ky problem te legalizohet dhe te jete nje problem me pak per shtetin qendrohet kokeforte ndaj ketij fenomeni se shume shpejte do legalizohet.Nuk e kuptoje se si mund te quhet qendrimi i shtetit ne kete rast si nje qendrim ne interes te qytetareve.

  8. 'prostitucion' informativ says:

    Po fjala PROSTITUCION i takon kesaj qe ben seks me para si pune apo nje mender ‘gazetareje’ qe ka probleme psiqike dhe thote:’Rroga mesatare e shqipetareve eshte 260 EURO !?

  9. shvejk says:

    Pse, sa eshte rroga mesatare?

  10. lida sopoti says:

    Nje shkrim absurd. Kjo gazetare, ka dashur te trajtoje nje skandal tjeter te sistemit tone dhe sidomos te drejtesise, po si konformiste ,ashtu sic jane shumica e gazetareve te paafte, na tregon nje perralle bajate, pa nxjerre asgje. Serish ne kete artikull ,viktime eshte Pamela. Po drejtesia? Po ligji? Po neni absurd per prostitucionin qe te kujton ligjin e dikatures kunder kurverise? Po dy politikanet? Po kokaina? Po hoteli????????
    Lindites s ja ka mbaj by….a te shkruaje sic duhet. Gazetaruce, qe shetit ngva nje gvazete ne tjetren

  11. aleko says:

    Nje femer qe breth hotel me hotel per te bere qefin qe aq shume ta paska qefi dhe ty mire z.Ali ,ajo nuk mund te quhet femer por bushter e cila do na sjelle ne jete ca kulish qe mesiguri do jene me te harbuar se e jema,dhe kuptohet se cpret nje shoqeri apo popull nga keto qenje qe mesiguri ne te arthmen nuk do jene ne minorance por na mazhorance,.Femra nuk eshte e prirur shume nga veprimet seksuale dhe rrugacrore.Ajo eshte e prirur per nje jete normale ne familjen e saj.Meshkujt dhe varferia i detyrojne ato te bejne veprime jashte vullnetit te tyre.Pas kesaj meshkujt hipokrite kerkojne te martohen por nuk gjejne dote femren e ndershme..do paguajne cmimin e rinise se cthurur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje