STATISTIKAT/ Vrasjet në 2015-n u përgjysmuan. Problem mbeten aksidentet

5 Janar 2016, 09:38Politika TEMA

54 të vrarë, dhe asnjë i vrarë për gjakmarrje. 11500 të arrestuar, prej tyre 2900 persona të kapur që ishin në kërkim, 100 policë të larguar nga puna për vepra të ndryshme penale, 60 prej tyre të arrestuar për korrupsion dhe 36 milionë euro sekuestrim pasurie të personave të përfshirë në krimin e organizuar.

Janë shifra me të cilat Policia e Shtetit duhet të mburret për atë që ka ndodhur vitin 2015.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Kombëtare, Altin Qato, tha se të gjitha këto shifra shënojnë rekordin më pozitiv, që nuk ka ndodhur ndonjëherë që nga vitit 1990 e deri më sot në vendin tonë.

Megjithatë, janë edhe disa shifra për të cilat janë pikat e dobëta, që për hir të vërtertës nuk i përkasin vetëm Policisë së Shtetit.

268 të vrarë në aksidente automobilistike tregon se jo vetëm masat drastike të policisë në qarkullimin rrugor nuk kanë dhënë efektet e pritura, por për të mënjanuar këtë plagë tashmë të shoqërisë shqiptare duhet të vihen në funskion edhe masa të tjera që lidhen me sigurinë në rrugë, por edhe me angazhimin edhe të hallkave të tjera të shtetit.

1990-2015, vrasjet që kanë ndodhur në 25 vjet në Shqipëri

VITI 1990/129 të vrarë

VITI 1991/205 të vrarë

VITI 1992/251 të vrarë

VITI 1993/268 të vrarë

VITI 1994/265 të vrarë

VITI 1995/210 të vrarë

VITI 1996/248 të vrarë

VITI 1997/1542 të vrarë

VITI 1998/573 të vrarë

VITI 1999/496 të vrarë

VITI 2000/275 të vrarë

VITI 2001/208 të vrarë

VITI 2002/179 të vrarë

VITI 2003/144 të vrarë

VITI 2004/119 të vrarë

VITI 2005/131 të vrarë

VITI 2006/87 të vrarë

VITI 2007/103 të vrarë

VITI 2008/88 të vrarë

VITI 2009/82 të vrarë

VITI 2010/118 të vrarë

VITI 2011/124 të vrarë

VITI 2012/126 të vrarë

VITI 2013/107 të vrarë

VITI 2014/98 të vrarë

VITI 2015/54 të vrarë

1 komente në “STATISTIKAT/ Vrasjet në 2015-n u përgjysmuan. Problem mbeten aksidentet”

  1. lo says:

    MASHTRIM I HAPUR KTU PER 5 DITET E VITIT TE RI U VRAN 10 PERSONA ME ARM CA MASHTRO KY MERO ORDINERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje