Kryebashkiaku i Veronës: Veliaj efikas, në pak muaj shoh një Tiranë më të rregullt

4 Janar 2016, 16:55Politika TEMA

Në vizitë e tij të dytë në Tiranë, ku edhe nënshkroi një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për shkëmbim eksperiencash në menaxhimin e mbetjeve, kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi është shprehur i mbresuar nga ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti në 4 muajt e fundit.

“Është hera e dytë që vij në Tiranë. Kam ardhur edhe vitin e kaluar dhe sot më jep edhe më shumë përshtypjen e një qyteti të gjallë, në rritje.

Është bukur të shikosh një qytet, i cili është dukshëm në rritje, ndaj ju përgëzoj sepse që tani shihet një qytet më i rregullt dhe më i organizuar se disa muaj më parë.

Duket qartë që dora e kryebashkiakut është një “dorë” efikase”, ka thënë Tosi, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

1 komente në “Kryebashkiaku i Veronës: Veliaj efikas, në pak muaj shoh një Tiranë më të rregullt”

  1. Ubs says:

    Ky Tosi është një kryebashkiak vërtetë i zoti, por mos harroni qe ka ardhur ne pushtet me lega nord, paritia me rraciste dhe anti shqiptare ne veçanti. Kshu qe mos na e nxirrni per burr te mire. Eshte legen i njollosur me turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje