Guatemala, Donald Lu dhe reforma në drejtësi

4 Janar 2016, 09:24Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Para se Komisioni i Venecias të dërgonte vërejtjet e sugjerimet për projekt-reformën në drejtësinë shqiptare, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri këtë deklaratë në Konferencën Gjyqësore Kombëtare: “Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.”

Dy janë pikat kyçe të asaj projekt-reforme, që aq hapur e drejtpërdrejt u mbështet nga ambasadori Lu dhe ambasadorët europianë.

Njëra është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë, me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion. Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Pika tjetër kyçe është Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një organ i ngritur në bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere. I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, që do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë nga pikpamja e korrupsionit dhe profesionit.

Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt parashikohen të kenë kompetenca të ngjashme me anëtarët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar. Gjithashtu, vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të seleksionimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre, përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.

Precedenti i Guatemalës

Në qoftë se bëhen ndryshimet kushtetuese sipas projekt-reformës që u dërgua në Komisionin e Venecias, i bie që shteti shqiptar ta kufizojë disi sovranitetin e vet, duke i dhënë një rol kaq kyç në drejtësi Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Por a ka precedentë ndërkombëtarë të ngjashëm?

I pari vend anëtar i OKB-së që ka bërë diçka të ngjashme është Guatemala. Atje, Komisioni Ndërkombëtar  Kundër Pandëshkueshmërisë, i ngritur në 2006-ën pas një marrveshje me OKB-në, ka ndihmuar në seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe më pas ka ndihmuar drejtpërdrejt prokurorinë dhe gjykatat që të dënojnë pushtetarë të lartë të korruptuar. Në shtatorin e shkuar, “viktima” më e lartë e këtij komisioni u bë ish-presidenti i Guatemalës, i gjithëfuqishmi Otto Pérez Molina. Më parë, ish-ministra e kryebashkiakë të fuqishëm u bënë “viktima” të punës së këtij komisioni. Përgjimet e fshehta elektronike dhe rrethanore kanë qenë ndër mjetet kryesore të këtij komisioni për të çuar në burg këta zyrtarë të lartë.

Edhe në Honduras, në bazë të një marrëveshje të ngjashme me të mësipërmen, Organizata e Shteteve Amerikane po ndihmon për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar kundër pandëshkueshmërisë. Dhe në të dyja rastet, ka qenë trysnia e shoqërisë civile dhe e komunitetit ndërkombëtar ajo që i ka detyruar politikanët e këtyre vendeve të pranojnë një kufizim sovraniteti, që s’i bën mirë karierës së tyre personale, por i bën mirë vendit.

Pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias

Kur erdhën në Shqipëri vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias për projekt-reformën në drejtësi, ambasadori Lu shkoi në zyrën e Berishës dhe ia prezantoi ato personalisht këtij të fundit. Vetëm dy ditë më pas, Rama deklaroi se PD-ja, më së fundi, ka pranuar t’i hipë trenit të reformës në drejtësi, duke iu bashkuar shqyrtimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve të Komisionit të Venecias.

Ky zhvillim ngjarjesh lë të kuptohet se do të kemi një zbutje konsensuale të projekt-reformës fillestare, që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kishin hartuar aktivisht në çdo pjesë të saj dhe që e mbështesnin plotësisht në formën fillestare (gjithnjë sipas ambasadorit Lu).  Dhe pyetja është nëse zbutja do të ndodhë tek mandati i kryeprokurorit aktual, si dhe dhe tek forca e mandatit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në punën e derisotme të kryeprokurorit aktual, prokuroria nuk pritet që të jetë dhe aq agresive me të në krye edhe për disa vjet, pavarsisht prokurorëve të pavarur që parashikon reforma. Sa i përket Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit, mandati i tij ishte i butë edhe në formën fillestare, krahasuar me të sivëllait në Guatemalë e me të atij që po ngrihet në Honduras. Një zbutje e mëtejshme e tij do ta kthente komisionin në një qen ruajtës pa dhëmbë – ai do të mund të lehë, por jo të kafshojë.

Dy fjalë në fund për ambasadorin Lu etj.

Ambasadori Lu dhe ambasadorët e tjerë në Shqipëri duhet të mos e harrojnë përvojën e Guatemalës dhe së fundi të Hondurasit – në të dyja rastet, ka qenë trysnia e shoqërisë civile dhe e komunitetit ndërkombëtar ajo që i ka detyruar politikanët e këtyre vendeve të pranojnë një kufizim sovraniteti, që s’i bën mirë karierës së tyre personale, por i bën mirë vendit.

20 komente në “Guatemala, Donald Lu dhe reforma në drejtësi”

  1. Ben Dibrani says:

    Ambasadori Donald Podesta Berisha Lu te mos dale me ne skene pas shaw/t mediatik me Saliu, koken e vertete te krimit dhe korruosionit ne Shqiperi.

  2. VforVendetta says:

    E kupton se per cfare po flet o zoti Op-inionist. Po si mund ta krahasosh Shqiperine vend ne mes te Europes,vend me 2000 vjet histori me Guatemalen dhe Hondurasin?? Dy vende qe praktikisht nuk kane pasur kurre qeveri dhe qe jane qeverisur historikisht nga C.I.A atje nuk ka as nevoje qe te pyese kend USA per te implementuar gjykate speciale e ben dhe aq.

    1. @ says:

      Cdo vend ne bote ka historine e vet.
      Problemi per ne eshte qe te kuptojme se nuk jemi
      ne gjendje te ndertojme shtet, sa kohe qe fluturojme
      me pras ne bythe si puna e ketij komentuesit ketu lart.
      Sot ne mund te jemi me keq se Guatemala, etj., prandaj
      sa me i forte ai Misioni Nderkombetar i Monitorimit, aq
      me shpejt do ti afrohemi shteteve te qyteteruara te botes.

      1. zgjimi says:

        i nderuari @, problemi per ne popullin e varfer eshte se kush do te na garantoje se Misioni Nderkombetar i Monitorimit do te mbikqyr drejte e i padjallezuar ne kete kohe me kaq djaj. Shihni Kosoven dhe lorjat e ndyerat te misioneve nderkombetare me njerzit e “fort” te vendit.
        … Une besoje se grushtin kryesor vendimtar qe garanton sukses ndaj gjithe ketyre te keqija duhet te gjendet brenda popullit shqiper. Aty brenda ne Shqiperi, aty duhet gjetur grushtin qe garanton sukses. Vetem aty.Te tjerat jane pshtjellime fund e krye me mistere te rrezikshme.

    2. mali says:

      Me fal, ku i ke 2000 vjet histori te Shqiperise ti or mik? Historia e shtetit shqiptar fillon me 1912, kusuri eshte luftera,kanun, heroizma, rumpalle etj etj. Guatemala dhe Hondurasi jane shtete qe ne vitin 1821, pra gati 90 vjet para Shqiperise. Dhek kur USA nuk ishte bere akoma superfuqi. Ule pak hunden, se nga kjo ane s’kemi kujt t’i mburremi, kemi 103 vjet shtet dhe e kemi per faqe te zeze e per turp te botes.

    3. tt says:

      Ku krahasaohet Shqiperi cope-cope me brek nder kembe me Guatemalen? Ca 2000 vjet histori flet ti? Perralla me mbret. Ke 30 vjet rrumpalle qe kur vdiq ai burre.

  3. naku says:

    “Qen qe lehin e nuk kafshojne”do te jete reforma ne drejtesi perderusa i meret(puthet)dora krye kriminelit Sali Berisha. Te pershendes per shkrimin por,ky vend mbsn ere te keqe dhe nuk ka didergjent qe tja heq. Hahdutet flasin ne foltire si heronje!!!

    1. Nje skipetar says:

      …dmth kone.

  4. astrit says:

    Reforme ne drejtesi me Llallen perseri kryeprokuror eshte mashtrimi i radhes per shqiptaret.

  5. petrit zela says:

    Koha nuk pret.Reforma e thelle ne drejtesi eshte nje domosdoshmeri per vet mbijetesen e kombit shqiptar..

  6. Zgjimi says:

    …kane vene ne diskutim sovranitetin e vendit! A e kuptoni se ne c’shkalle ka rene vendi? Hajdutve aq u bene per sovranitetin.Ata duan lekun. Duan plaqken. Haraq, vjedhje, grabitje, pervetesim, mitmarrjen, nepotizem, servilizem, tradheti…
    Keshtu deshten armiqet e shqiptarise. Te fusin Shqiperin dhe popullin e saj nen kthetrat e oktapodve kriminel…

  7. turp says:

    Jam super skandalizuar nga ky shkrim dhe nuk mund te rrij pa komentuar.

    Jam nga ata shqiptar qe mendoj se qe kur rajersoni mori pjese ne votimet e 1992 automatisht ra SOVRANITETI..

    OK RA SOVRANITETI..POR PAS SAJ RA

    MBROJTJA
    EKONOMIA
    DIPLLOMACIA
    FINANCAT
    BANKAT

    DHE TANI PO BIE MORALI OSE PO PERDHOSEMI HAPUR FARE.

    zoti zaloshnja e keni nje Merite :

    duket qarte qe je nje zvarranik ambasade dhe e kam vene re qe kur I more nje interviste te turpeshme rajersonit para ca viteve….dhe ne votimet e bashkise Tiranes ishe I vetmi qe e gjete para 4 muajsh qe rezoltati do dilte 10 vota diference..mor mi ambasadash

    me keto pislliqe je jo vetem antishqiptar por dhe antiamerikan..rrace spiunesh

    e kishte mire ai mirditori qe te njohu me meritat e vrimes merites.

    edhe ne Haiti dhe Guatemala na cuat mor felliqsira per te mbrojtur mostren berishe.

    shume te larte po ja ngrini lapidarian enver hoxhes..

    1. per her t par says:

      po komentoj te tema, sepse ky koment mu duk super i trash. autori ketu ka sulmu pikerisht berishen, ndersa ky komentuesi i zgjut e ka akuzu autorin si perkrahes te berishes. nuk do e lexoj me temen, kur shoh se cfare budallejsh e lexojn…

      1. vrima merites says:

        per komentuesen “per her t par” mbasi ky imi (komenti) tu duk I super I trashe nuk the a ke ndonje verejtje per gjatesine

        rrofte Guatemala

        rrofte hondurasi

        rrofte zgjebesi skraparit

        rrofte dekriminalizimi lu-se

        rrofte vrima merites..besoj se je dora vete…mor ndyresira qe e shkaterruat ate vend nga 1991

        boll spiune te ndyre

        1. na myten katunaret says:

          na myten katunaret

  8. XIO says:

    O POPULLLLL…………………LLLL PO NA I FUSIN EDHE KESAJ RRADHE!!!!!!!!!!!

  9. ylli says:

    Reforma ne drejtesi do te kete sukses vetem ne qofte se ambasadori amerikan dhe ai evropion do ushtrojne presionin e duhur mbi politiken shqiptare te korruptuar per te vendosur te gjitha sugjerimet e komisionit te Venicias.Ata kane mbeshtetjen e popullit shqiptar per te gjitha veprimet e bera deri tani per te gjitha veprimet e bera ne drejtim te reformes ne drejtesi se po jua lane ne dore polikes shqiptare as qe behet fjale per reforme; prandaj keni mbeshtetjen tone dhe u ndalni, do tu jemi mirenjohes per tere jeten po e cuan deri ne fund kete reforme. Ju jeni shpresa e fundit e ketij populli te vuajtur e te perdhosur nga politika e sotme.

  10. ylli says:

    Jeni shpresa jone, shpresa e vetme e popullit shqiptar ju ambasodori Amerikan dhe ju ambasadori Evropian qe reforma ne drejtesi te shkoje deri ne fund. ne te kunder na morri lumi sic na ka marre keto 25 vjet. Do te jeni te bekuar per gjithe jeten nga ne fukarejte

  11. kazma says:

    Gauatemala dhe Hondurasi jane vendet me numrin me te larte te vrasjeve. Guatemala ehste vend komplet nen pushtetin e bandave.

    1. Kontradikta Shqiptare! says:

      Pak mê mirê se Shqipêria “jonê”, pasi si atje edhe tek ne krimi êshtê prezent çdo ditê, ndêrsa ne kemi “njê mê shumê”, bandên, mafien qeveritare qê pushton, vjedh e grabit tokat nê mes tê ditês, ku vêrtet ka dyshim se reforma nê drejtêsi edhe nêse miratohet vêshtirê me kêta njerêz qê nê praktikê tê zbatohet! Pra ajo qê bên zap politikanêt dhe pushtetarêt tanê êshtê vetêm kthimi i pronês tek trashêgimtari autokton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje