Tragjedia e krushqisë së pamundur

3 Janar 2016, 20:33Politika TEMA

Në fshatin Drisht të Shkodrës zija ka rënë tek të gjithë banorët. Vrasja e dy vëllezërve Abdulla dhe Skënder Shkambi i ka shokuar të gjithë.

“Dëgjova krismat dhe mendoja se ç’po ndodhte. E kam parë atë njeri që u fut brenda në shtëpi e tij me armë në dorë. Por që ai e kishte bërë atë punë nuk më shkoj në mendje”, shprehet njëri prej banorëve.

“Dëgjova të shtëna dhe mendova se po digjej ndonjë shtëpi. Më vinte oshtima sikur po bërtisnin njerëz, më pas mora vesh që kishte ndodhur vrasja”, thotë një tjetër banore.

Përpos dhimbjes banorët janë të shtangur, siç ndodh në ngjarje të tilla historia përcillet gojë më gojë pas krimit. Banorët e dinë se Skënder Shkambi kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Londra për të festuar me vëllezërit e tij ndërrimin e viteve.

Pas vrasjes së tij, ata mësuan se prej 6 muajsh, Esat Dushaj 31 vjeç, i njohur si Aleksandër Dushaj, këmbëngulte të martohej me vajzën 20 vjeçare të Skënderit, e cila ndodhet po ashtu në Angli. Kërkesë e cila ishte refuzuar.

“Piva kafe me Skënderin dje në mëngjes. Nuk kisha dëgjuar asgjë se ata kishin një konflikt”, thotë një banor i fshatit.

“Vajzën e kërkojnë 100 persona, por ajo një do të marrë. Kur nuk do vajza nuk mund ta fejosh atë me zor. Nuk e di si mund të vrasësh dy persona pa i bërë gjë askujt, është e habitshme”.

Dy vëllezërit Shkambi e kanë shtëpinë në anën tjetër të fshatit, ndërkohë atë ditë besohet se janë shkëmbyer me vrasësin në rrugë, teksa po shkonin tek nëna e tyre që e ka shtëpinë pranë Esat Dushajt. Besohet se aty të tre burrat kanë shkëmbyer fjalë.

Abdullai dhe Skënderi e takuan nënën e tyre për herë të fundit. Pak metra pasi dolën nga shtëpia ku kanë kaluar fëmijërinë e tyre ata u qëlluan për vdekje nga njeriu që nga këmbëngulja për t’i bërë miq i vrau.

Pak metra më tej ndodhet shtëpia e Esat Dushajt, një banesë e rrënuar. Ajo dhe banesat e kushërinjve të tij ruhen tashmë nga policia për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme. Por pavarësisht situatës së rëndë, djali i xhaxhait të Esat Dushajt, pohon se do të shkojë në varrimin e dy vëllezërve.

“Do të shkojmë pasi kemi marrë edhe lejen e tyre si familjarë sepse i kam njohur dhe i kam vëllezër. Kjo ishte një gjë e papritur, sikur qelli të kishte rënë në tokë, nuk do ta mendoja se kjo gjë do të kishte ndodhur”, shprehet Ibrahim Dushaj kushëri me Esatin.

TCH: Ka pasur konflikte kushëriri juaj?

Ibrahim Dushaj: Thjesht kishte dërguar shkesa për t’i kërkuar vajzën, ndërsa ata i kanë kthyer përgjigje negative, që nuk duan ta fejojnë.

TCH: Tani që Skënderi kishte ardhur nga Anglia, kishte tentuar ta takonte?

Ibrahim Dushaj: Ashtu e kishin lënë pas një telefonate, që do të pinin një kafe kur ai të vinte në prag të festave”.

TCH: Kishin pirë kafe?

Ibrahim Dushaj: Ky ishte kuptimi i kafes. Kështu i themi ne, me bë një takim dhe me i nda çështjet./ TCH

12 komente në “Tragjedia e krushqisë së pamundur”

  1. KELVINI says:

    BO BO BO SA TE TRASH DHE T PRAPAMBET MIJRA VJET PRAPA BOTE TE ZE TMERRI E MENDON QE KJO ESHTE TOKE SIRIANE SKA MUNDESI QE KTA TE JETOJNE SHQIPERI DHE KAQ PRIMITIV
    VERIU DO SHEKUJ T CIVILIZOHET BO KU JETOJME NE TE SHKRETET MES MAJMUNVE KOHA PARAHISTORIKE

  2. COHU ENVER NGA VARRI... says:

    ME KETO 2 VIKTIMA SHKON NE TETE NUMRI I VDEKJEVE MAKABRE PER KET 2-3 DITE.

    NUK E DI PSE ME VETE MENDJA TE ENVER HOXHA

    ISHTE AI DIKTATOR APO NE JEMI KAFSHE ?

    ISHTE AI DIKTATOR APO KJO KLASE POLITIKE QE E DENIGRON ..E KA SHPERFYTYRUAR ATE VEND

    ISHTE AI DIKTATOR APO DIPLLOMATET E HUAJ PO TREGOJNE NJE HIPOKRIZI KRIMINALE

    1. personix says:

      denigron? meso shqip o trap. nuk i ndalon dot shteti injorantet te vrasin per femra. nje tuf plehrash

      1. H says:

        O kar i ndalon sa çke me të, para 25 vjetesh skishte kesi gjerash se i kish ndaluar SHTETI !

  3. LORA says:

    Po te ishin kaq te shokuar keta banore do te ndihmonin forcat e policise qe t’a kapnin vrasesin,ata e dijne cdo shteg e gur te fshatit te tyre,,,,apo e perpiu dheu esat dushen.Keta degjojne te shtena dhe u behet se po digjet ndonje shtepi,,,pffffff,,,,,katunari e semure nga krimi.

  4. Toma says:

    MALOK injorant juve vetem xhaxhi jua fuste hunin ne bythe.

  5. DENI says:

    Po ky mishi me dy sy,mendon se nje vajze 20 vjece do deshironte te martohej me te.S’ka faj ka ngateruar shekullin e dinte sikur jeton ne vitin 1816.

  6. stela says:

    Enver Hoxha, ishte Ai Burre Legjendar, qe civilizoi keto kafshe me fytyre njeriu.

    Kush tjeter ne historine boterore, mund t’a kete bere kete kryeveper??????

    Askush!!!!!!

  7. Ft says:

    O zot prite njeriun e keq

  8. ed says:

    Borat prej së vërteti!

    Shumë jetë të këputura nga çmenduria e një budallai.

  9. baca idriz says:

    Ky popull i eger qe nuk njef asnje rregull shqipetare Nuk njef as kanun
    as ligj as rene e as rregull Ka humbur cdo rregull tradicional
    Te kerkosh vajzen e dikujte duhet ti dergohet ndo nje mik si shkues
    apo mesit dhe nese familja e vajzes nuk pajtohet aty merr fund gjithecka
    Asnjehere e kurr ne asnje rast vet personi qe kerkon te behet dhenderr
    i dikujte Nuk duhet as te kontaktoj me familjen e vajzes deri sa pala
    nuk pajtohet tija bej perhajr !Te behesh merak dhe merakun te mundohesh
    ta realizojsh me force eshte ma shume se idijotizem Ky idijot vrastar
    duhet te viret ne mes qyteti dhe ti merret shpirti me kkaradyzen te
    dhunes krejt kadale ! Ai kusheriri me mjekerr qe ka kerkue te merr
    pjese ne vorrim eshte ndytesire e njejt me vrastarin Thot i kerkoj
    vajzen Deshten te pijne kafe ! Tpuhu zoti u marrofter Tphu thi e tbijt
    e thiut Tphu njerzi te kohes se gurit ! Le qe ka vra dy njerz Po edhe
    asai vajze te ngrate ia ka shue deshiren per jete Ne konop Ne konop
    me e martue ket idijot !

  10. Loni says:

    O njerez cia behet keshtu,te vihet ligji me vdekje urgjent ,dhe ShBA e Kane,vetem ai i ndalon kriminelet,ne te semes se nuk do uropa,”Europa plake kjo rrespije”(Ismail Qemali),ne bejme shtet dhe pastaj kerkojme te hyjme ne urop ,PSE nuk ndodhnin ne kohen e xhaxhit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje