Shkrumbohet shtëpia e efektivit të "RENEAS", i angazhuar për kapjen e vrasësit në Shkodër

3 Janar 2016, 12:02Politika TEMA

Një banesë dy katëshe është shkrumbuar krejtësisht nga flakët mbrëmjen e së shtunës në zonën e Don Boskos.

Banesa është në pronësi të një efektivi të “RENEAS” i cili nuk ka qënë në shtëpi mbrëmjen e djeshme, pasi ndodhej në Shkodër në kërkim të autorit të vrasjes së dy vëllezërve.

Burime për Report Tv nga familja e tij bëjnë me dije se ende nuk e dinë nëse zjarri është vënë qëllimisht, për shkak të detyrës së kryefamiljarit, por shtojnë se, në banesë nuk ka patur asnjë bombul gazi apo shkëndijë eletrike, që të shkaktojë gjithë zjarrin.

“Shtëpia është shkrumbuar totalisht, nusja ime ka mbetur në rrugë jemi traumatizuar, ka qënë vetëm me foshnjën në banesë dhe janë tmerruar s’dimë gjë se si ndodhi”,- thotë e ëma e efektivit të “RENEAS”.

Nga ky zjarr fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, por dëmet janë masive pavarësisht faktit se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendgjarje.

Mësohet gjithashstu se, për shkak të këtij zjarri ka mbetur pa energji edhe zona përreth banesës.

7 komente në “Shkrumbohet shtëpia e efektivit të “RENEAS”, i angazhuar për kapjen e vrasësit në Shkodër”

  1. www says:

    po ai u kap qe vrau dy t pafajshem kot po pse nuk po mbarojne keta mostra ne shqiperi dhe asnje nuk ben shtet ti zhduki kta mostra qe sa ishte enveri gjall benin shuren ne breke dhe tani u ben trima t gjith me arme vrsin presin .dhe e paguajne dhe policet e shkrete qe shkojne sherbim mes bores dhe te ftohtit.vrau dy vellez te rinj sepse si dhan motren per grua dhe kujt tja jepnin ???? kujttttttttttttttttttt nje krimineli.

    1. Er says:

      Edhe ne komunizem ajo zone kishte autonomi. Vrasjet rane pasi nuk kishte prone private. Vrasje per motive te tjera dhe gjakmarrje ka patur dhe atehere.

      1. Joni says:

        Po po, kane patur shume autonomi te gjere kur i pyeste diktatura e proletariatit se car donin plumbin apo litarin kur benin krime!

  2. LORA says:

    Ky eshte terrorizmi ,pa doreza,i antishtetit brekedhjere ndaj shtetit institucional kushtetues.
    Duhet shtypur ,pa meshire,me te gjitha mjetet e shtetit kushtetues.

  3. nardi says:

    Shteti duhet të veprojë me vendosmëri kundër këtyre kriminelëve !

  4. Kellira says:

    Efektiv i Reneas me shtepi dy katesh.

    Asnjerit nuk i ben pershtypje por duan te gjejne lidhjen me nje kafshe pylli qe po e kerkojne ne mal…

  5. Erdeta says:

    Shume mire Tema!?
    Pasi informon kriminelet per rezultatet e zjarrvenies u tregon qe efektivit te RENEA-s i ka shpetuar nusja me femijen si dhe adresen e sakte ku mund ti gjejne?! Megjithe mend “pune e paster” në sherbim te krimit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje