Ish-ambasadori shqiptar në Kubë rrëfen vizitën e fshehtë të Che Guevarës në Shqipëri dhe takimin me ish-Kryeministrin Mehmet Shehu. Ata dy u vranë në rrethana të mistershme dhe e vërteta për ta as sot nuk është ndriçuar.
Ata u vranë për ta jetësuar maksimën: “Revolucioni i ha bijtë e vet”. Ata dy janë ende figurat më misterioze të revolucionit komunist në botë. Dhe, që të dytë vazhdojnë të mbushin faqet e shtypit jo vetëm në Kubë dhe Shqipëri… Telegrafi risjell kujtimet e ish-ambasadorit shqiptar në Kubë, Mihallaq Gjinikasi, dhënë para më shumë se 10 vitesh. Askush nuk e di që miti i revolucionit kuban, Che Guevara ka shkelur tokën e shqiponjave.
Për herë të parë, ish-ambasadori shqiptar në Kubë, Mihallaq Gjinikasi, rrëfen ardhjen e mistershme të Guevarës në Tiranë dhe takimin e tij me Kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehun. Rrëfen itinerarin e çuditshëm, takimet super të fshehta si dhe strehimi i tij në siguri të lartë, në vilat e pushimit në bregdetin durrsak.
Ish-diplomati tregon se udhëtimi i Guevaras kishte qenë shumë i gjatë. Ndërkohë, për të mbërritur në Shqipëri, i ishte dashur të maskohej në mënyra të ndryshme, në mënyrë që edhe prezenca e tij të mos vihej re. Në Shqipëri ai ka pasur një takim me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu, me të cilin kanë folur më shumë për idetë revolucionare dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar revolucionit.
Pas bisedimeve, ai është drejtuar për në vilat e Durrësit, ku edhe ka kaluar natën. Ditën tjetër ai është drejtuar për në Kubë, pa bujë dhe salltanet të rastit, siç ndodh rëndom kur priten dhe përcillen emra të veçantë të qeverive. Në dëshminë e Gjinikasit mbetet enigmë fakti përse kreu i atëhershëm i shtetit, Hoxha, nuk e ka takuar revolucionarin e madh, të cilin ai shpesh e ka përdorur si model të idealeve të tij.
“Për Ernesto Guevaran nuk dija shumë gjëra. Kisha lexuar diçka nga shtypi i huaj, nga i cili informohesha në mënyra krejt të ndryshme. Shtypi perëndimor e paraqiste si një figurë terroristi, gati-gati të çmendur, ndërsa shtypi i disa prej vendeve të Lindjes e jepte krejt ndryshe: e paraqiste si një mjeshtër të guerilëve, si një ndezës i shkëndijave revolucionare, si një revolucion shëtitës!…
Kisha marrë detyrën ta prisja në Tiranë. Ashtu bëra. Vizita e tij bëhej e fshehtë, sepse kështu ishte kërkesa e tij. Aq sa dija ose më saktë, aq sa mund të dija në atë kohë, kujtoja se Che Guevara ishte vërtet një revolucionar, por si të thuash, revolucionar i një tipi të veçantë. Afërsisht i atij formimi ishte edhe Fidel Castro…
Teksa e takova, në çastin që sapo mbërriti, Che qëndronte i heshtur. Ndoshta ndihej i lodhur, ndoshta i vetmuar, në një vend krejt të panjohur për të. ‘Këtu, në Shqipëri, jeni si në shtëpinë tuaj’, ndërhyra unë kur vura re se tregohej gjysmë i hutuar. Ishte fillimi i viteve ‘60. Che nuk ishte më i madh se tridhjetedy vjeç, me një fytyrën plot qime e me sy të ndritshëm. Ai mundohej të fuste në dritën e vështrimit të tij sa më shumë hapësirë nga natyra e Tiranës.
Detyrën e kisha marrë tepër të përcaktuar: ta shpija në takim me kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehun. Me aq sa mund të nuhasja unë në atë kohë, por edhe me gjithçka ngjau më vonë, vizita ishte tepër konspirative. Ishte një vizitë që kryhej sa për mirësjellje, ngaqë nuk mund të refuzohej nga pala shqiptare. Ishte një vizitë, siç mund ta gjykoj tashti, për t’i dhënë mikut kuban një përvojë shqiptare, ndoshta për t’i korrigjuar ndonjë ide rreth mënyrës se si piqen e shpërthejnë natyrshëm revolucionet popullore.
Vetura na zbriti drejt e përpara dyerve të Kryeministrisë. Gjithçka ishte sajuar në atë mënyrë që mysafiri të paraqitej te kryeministri shqiptar si një mik i huaj i popullit tonë. Edhe shtypi, siç do të vihej re më vonë, do t’ia kalonte heshtjes këtë ngjarje politike. Madje, nuk do të kishte as koment zyrtar. Në ekspozenë e tij, Che Guevara paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asaj që kishte çuar në përmbysjen e diktaturës së Batistës (Fulgencio Batista Zaldívar) dhe në fitoren e revolucionit. Ndërkohë, ai shfaqi disa nga pikëpamjet lidhur me ndezjen e revolucionit dhe hedhjen e popujve në flakët e luftës për liri dhe drejtësi shoqërore.
Che, me sa merrej vesh, rëndësi i kushtonte rolit përcaktues të revolucionarëve të vendosur, duke parë te këta të fundit faktorin numër një të përmbysjeve të mëdha revolucionare dhe si shembull konkret jepte Kubën. Nuk ishte e vështirë të kuptohej se midis bashkëbiseduesve ekzistonte një ndryshim jo i vogël lidhur me rrugët e mënyrat e ngritjes së popujve në luftën për liri dhe drejtësi shoqërore. Gjithsesi, secili shpalosi pikëpamjet e tij, duke mos iu kundërvënë shokut, çka ndikoi për mirë në mbarëvajtjen e dialogut.
Në fund, kryeministri shqiptar kishte përgatitur një dhuratë – surprizë. Che Guevara e mori automatikun e dhuruar, u ul në gjunjë, e puthi armën dhe qetë-qetë u ngrit në këmbë. Gjithçka u krye me një solemnitet tepër të veçantë.
Edhe pse kanë kaluar plot 40 vjet nga ajo kohë, shpeshherë pyes veten: si mundet një njeri të vërë mbi supe detyra aq shumë të rënda, gjithsesi të papërballueshme në mënyrën se si ideoheshin dhe zbatoheshin! Sidoqoftë, ato që për një njeri të zakonshëm konsiderohen aventura, për idealistët janë thjesht misione që duhen përmbushur”, është rrëfimi i Gjinikasit.
Vajza e diplomatit është pagëzuar nga Che Guevara. Sot ajo është martuar, por harron se mes kujtimeve të saj zë vend edhe Che Guevara. Ishte ende kërthi, kur ministri i asokohe i Shëndetësisë kubane, pas një vizite që pati në rezidencën e Ambasadës shqiptare, mori vesh se ambasadorit i kishte lindur një vajzë. “Ç’emër i keni vënë?”, kishte pyetur ai. Mihallaqi kishte thënë se ende nuk i kishin zgjedhur një emër. Revolucionari kishte përfituar dhe u kishte kërkuar familjarëve të kishte nderin t’i vinte emrin vajzës. Që atëherë ajo mori emrin Susana, një emër tipik kuban. “Mbaj mend që derisa unë u bëra pesë vjeç, Che Guevara vinte në shtëpinë tonë gjithnjë. Zakonisht për datëlindje më sillte dhurata të bukura dhe dhurata më e bukur që më ka bërë është një kukull prej porcelani, shumë e kushtueshme”, tregon Susana.
Pasi kishin kaluar vitet, ajo kishte kuptuar se mysafiri i nderuar nuk kishte shkelur më në shtëpinë e tyre sepse kishte vdekur, megjithatë kur u rrit vazhdoi të mbante të fshehur në zemrën e saj një mit, një idhull. Ishte Che Guevara, të cilin ndryshe nga të rinjtë e asaj kohe, ajo e kishte takuar, madje kishte qëndruar për minuta të tëra në prehërin e tij.
Ish-ambasadori Gjinikasi tregon se, përveç ardhjes së revolucionarit në Tiranë, shtetarë të tjerë shqiptarë janë takuar me Guevaran, atëherë Ministër i shëndetësisë i Kubës.
“Një delegacioni qeveritar shqiptar arriti në Kubë në vitin 1964 dhe kryesohej nga Bilbil Klosi (babai i Fatos Klosit). Gjatë bisedës ai vlerësoi popullin shqiptar, duke theksuar se është një popull i vogël, por me një histori të madhe dhe qartësoi se për këtë qëllim ai ishte bërë mik i përhershëm me shqiptarët dhe vizitonte rregullisht Ambasadën shqiptare në Kubë”, tregon Gjinikasi.
Ambasadori rrëfen se ka bërë disa herë lidhje të historisë së ngjashme shqiptare me atë kubane dhe se si ata arritën të kthenin lagjet e pasura në shkolla, njëlloj si partizanët shqiptarë.
“Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante dhe me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Kur e pa, Che Guevara u habit dhe, duke shtrirë duart përpara, i drejtohet i habitur: ‘Po ti këtu?! Si na gjete’?! U ngrit dhe e përqafoi me shumë mall. ‘Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina’… Ishte nëna e Che Guevaras, Celia. Pas kësaj atmosfera u bë më intime dhe më e ngrohtë. Natyrisht, edhe konjaku ‘Skënderbeu’ bënte punën e tij. ‘Konjakun e keni mjaft të mirë… ndërsa ambalazhi… jo i bukur! Një ambalazh i tillë ua komprometon disi cilësinë”, kujton ai.
Kete Che Guevara
ne Shqiperi, me mjeker dhe me puro, Enveri
do ta kalbte ne Spac.
Chr Guevara u pushkatua nga agjentet e CIA o gazetar bythlepires i Amerikes.
plotesisht dakord me parafolesin, hahahahahhaha.
Ku i gjeni kto genjeshtra,qe as edhe nje lexues nuk i beson!
E verteta e vdekjes se komunistit Che Guevarra dihet e njihet mire, gazetar injorant!
Ky eshte i vjeter si lajm. Edhe dikush tjeter ka shkruar ne shtyp per te njejten ngjarje para disa vitesh, madje dhe kontraditat dhe arsyen pse Enveri nuk e takoi. Pikerisht Enveri mendonte qe revolucionet nuk mund te importohen por duhet te lindin nga vete populli. Ndryshe nga Che qe eksportonte revolucion ne vendet e tjera te Amerikes Latine. Kjo per Enverin ishte terrorizem dhe jo revolucion, prandaj dhe nuk e takoi e nuk e mbeshteti.
KY SHKRIM VLEN SA TERE ‘SHTYPI BOSH’ I 25 VJETEVE PA SHTET!
Shkrim, kujtime te botuara dhe sterbotuara. Gjithesesi:Bilbil Klosi, ish minister i drejtesise, nuk ishte babai i Fatos Klosit – Qemal Klosi, ishdrejtor i portit te Durresit, ishte babai i Fatosit – por i Ardian Klosit.
Kjo gazz tema i tregon babait arrat
Edhe Xhaxhi eshte takuar me Kastron?eh gazetaruca o gazetaruca
Thone qe Che Guevara i ka pas rene buzukut ha ha ha ha ha dhe i kishte shume qef esmeret kembeleshe greke
Platoni citonte me mire ta pranosh padrejtesine se sa ta krijosh ate:Nje njeri i cili ka vrare me qindra apo mijera njerez ne emer te utopise komuniste ne boten demokratike eshte i njohur si nje diktator rasti i Che Guevares eshte se ai ishte si te gjithe diktatoret e semure por i tradhetuar vete nga Fidel Kastro dhe i mbetur neper kodrat e Bolivise nga semundja e nje rebeli i cili preferoi takimin e tij te fundit me vdekjen
Po gjete nje shqiptar me emrin Mihallaq Gjinikasi ne lashtesi , origjine nuk di si tju falenderoj.
EPIDOR-Duhet te jesh o kali i Xenit o dhenderri i Topalles se ‘leshit’ qe flet per ‘komunizem’ kur nuk ke lexuar asnje rresht se jo vetem ne kete vend nuk u botua asgje por nuk mund ta kuptojne injorantet kur komunizmi si sistem as qe u be fjale pa le te restaurohej ne ndonje vend te Botes!
Në mars të vitit 1962 (dhe jo në vitin 1964 siç kanë raportuar disa të përditshme shqiptare, duke i besuar kujtesës së një dëshmitari) një delegacion tregtar qeveritar shqiptar, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë Bilbil Klosi, u prit me nderime nga legjendari Ernesto Çe Gevara (Che Guevara, 1928-1967), që në atë kohë ishte ministër i Ekonomisë. Këtë e konfirmon në ditarin e vet politik Enver Hoxha. Madje, Çe-ja ka bërë një akt të kalorësiak, duke mos pranuar të marrin një fabrikë ferrokromi nga çekët, që këta të fundit, në kulmin e përçarjes së madhe të Tiranës me bllokun lindor, ua hoqën shqiptarëve (“Delegacioni ynë tregtar qeveritar lajmëron nga Kuba se është pritur shumë ngrohtë. Është takuar me E. Guvarën, i cili ka thënë se do të na japin çdo gjë që kanë. Ka thënë, gjithashtu, se çekët u kanë propozuar kubanezëve fabrikën e ferrokromit që na e hoqën neve, por këta ua refuzuan, duke u thënë se shqiptarët i kemi vëllezër”, shkruante Enver Hoxha në Ditarin e tij politik, më 27 mars 1962). Po ashtu, Enver Hoxha, më 8 prill të atij viti, shënon: “Shokët e delegacionit qeveritar tregtar, që u kthyen nga Kuba, na njoftuan se gjatë qëndrimit të tyre atje, u krijuan momente të zjarrta revolucionare, dashurie dhe respekti për Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për popullin shqiptar, që nga baza dhe deri te Kastroja. Kubanezët kërkojnë eksperiencë nga ne dhe ne do t’u japim materiale nga ato që flasin për eksperiencën tonë modeste”.
Meqë ra rasti, në Ditarin e vet lideri shqiptar nuk përmend ndonjë vizitë sekrete të Gevarës në Tiranë në vitin 1960, ku të jetë pritur nga Mehmet Shehu. Madje, në shtypin shqiptar ka qarkulluar dhe lajmi se Çe-ja ishte i lumtur që mbante një automatik “kallashnikov” të prodhimit shqiptar, që ia ka dhuruar kryeministri i Tiranës. Autorët e këtij lajmi nuk e dinin që në vitin 1960 nuk ishte ndërtuar ende uzina e Poliçanit! Nga ana tjetër, ardhja “sekrete” e Gevarës në Tiranë në vitin 1960, nuk kishte si i fshihej diktatorit. Vizita e udhëheqësit të revolucionit kuban, për vetë kohën dhe detyrat që mbante në vitin 1960, ishte e pamundur të realizohej. Dihet që Enver Hoxha më vonë është shprehur tepër negativisht për këtë legjendë të shekullit XX.
Mihallaq Gjinikasi ishte nje burre shume i edukuar, mjaft punetor. Ka punu sekretar partie ne Vlore dhe ne KQ te PPSH. Nje burre i mencur dhe teper modest.
Vdekja e Che nuk eshte fare mister…vrasjen e tij e organizoi agjenti i CIA-s Felix Rodriguez…
NJE REVOLUCIONAR I VERTET.
Mos flisni budalliqe !
Ti je nje injorant or sadije nga serbia
Respekt, si per Mehmetin, dhe Che Guevaren.trima dhe te Nderuar.
Ore gazetare pse jeni kaq rrenacake ! A jeni ne vete ? Mihallaq Gjinikasi
kurre ndonje here s’ka qene ambasador,aq me pak ne Kube ! Eshte e vertete
se Mihallaqi ka qene delagacion ne Kube ne vitet 63-64, sebashku me Bilbil
Klosin, minister i Drejtesise ne ate kohe.Per kete ve bast nje milion USD.
Shoqerues i delegacionit pergjate nje muaji e gjys afro ka qene ky qe po
shkruan keto rreshta, prandaj me kopetence them mos rreni.
Ambasador ne ate kohe ka qene Josif Pogace, i zevendesuar me Skender Cucin
I Ngarkuari me Pune A.I. i RPS te Shqiperise ne Kube.
GJate vizites ne Kube delegacionin shqiptar: Bilbil Klosin, Mihallaq Gjini-
kasin dhe Josif Pogacen, edhe si anetar i delegacionit,megjithese ishte
ambasador u prit nga Ce Guevara.
Ne se ka ardhur ne Shqiperi apo jo Ce Guevara pa ekzistuar asnje foto me
Mehmet Shehun si anfitrion duket ca e cuditeshme. Ne nje bisede me Miha-
llaqin dikur Ai ishte i bindur se Ce Guevara ka ardhur ne Shqiperi dhe
eshte takuar me M.Shehun dhe ky i fundit i ka dhuruar Ce-se nje Kalkash-
nikov dhe se gjoja ne aeroport eshte pritur nga Zeqi Agolli….!!!
Une nuk e besoj kete te fundit ! Duhet te kete fotografi,si dhe protokoll
i mbajtur gjate takimit ….!!!! Kjo ishte praktike e njohur e asaj kohe.
Per Ce Guevaren lexoni librin e Jovan Janos ,kushtuar ketij revolucionari.
Te verteten, apo ajo cka ndodhur rreth vizites te Ce-se ne Shqiperi eshte thene e plote nga shkrimtari i mirenjohur Jovan Jano ne librin kushtuar ketij revolucionari te madh. Me te plote dhe me te sakte nuk e ka thene kush tjeter. Lexoni librin e Jovan Janos nese doni te dini me shume per Ce Guaevaren.
Ce Guevara, ku revolucionar i madh eshte portretizuar mjeshterisht nga shkrimtari Jovan Jano. Eshte per te ardhur keq qe ne materialin e botuar nga Tema nuk citohet emri i tij, i autorit te vertete qe ka shkruar me Ce-ne. Lexoni librin e Jovan Janos dhe do te gjeni histine e vertete te Ce-se.