FESTAT/ Sa shpenzuan dhe ku shkuan shqiptarët

3 Janar 2016, 09:40Politika TEMA

Pavarësisht krizës ekonomike që prej vitesh ka përfshirë dhe vendin tonë, shqiptarët nuk heqin dorë nga pushimet jashtë vendit. Sipas statistikave të agjensive turistike, fundi i 2015-ës ka shënuar një rritje të prenotimeve për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve jashtë vendit.

Mali i Zi dhe Maqedonia mbjanë edhe këtë vit vendin e parë të listës së preferencave të shqiptarëve për të kaluar pushimet.

“Vazhdojnë të jenë në rritje kërkesat e shqiptarëve për të kaluar festat jashtë Shqipërisë. Sivjet ka pasur edhe një periudhë pushimesh pak më të gjata. Kërkohet shumë Maqedonia, Mali i Zi jo vetëm për fundvit por duke filluar për gjithë periudhën e dimrit. Turizmi dimëror ka filluar të jetë i kërkuar dhe kërkesa për resortet e skive vjen në rritje”,- thotë Aurela Baholli, pronare e një agjencie turistike.

Për ata që deshën të shpenzojnë pak, Shqipëria ka ofruar goxha mundësi.

“Korça, që dominon Dardha dhe Voskopoja pasi dihet që aty ka dhe njësi akomoduese shumë të mira dhe ka disa resorte që ofrojnë një akomodim të këndshëm, të ngrohtë dhe me çmime jo shumë të shtrenjta, jo shumë të ekzagjëruara sepse dhe vendet rreth e rrotull rajonit që të jemi të sinqertë paktetat që ne kemi për fundvit janë të shtrenjta dhe ato përballohen vetëm nga një shtresë e caktuar e klientëve”,- tregon Baholli.

Ndryshe nga vitet e tjera, sulmet terroriste në Paris dhe kërcënimet për kryeqytetet e tjera të Europës, kanë frenuar shqiptarët t’i përzgjedhin si destinacione turisitike, transmeton Report Tv.

“Ka pasur dhe kërkesa për të kaluar fundvitin në kryeqytetet e Evropës por me një ndryshim nga vitet e tjera pati pak stepje sepse turet e organizuara që vit për vit prenotohen shumë kohë më përpara për kryeqytetet e Evropës si Parisi, Brukseli, Roma të themi kanë qenë pak të tërhequra dhe për shkak të situatës që ndodhi me terrorizmin në Paris dhe nuk patëm grupe të organizuara por patëm kërkesa të shumta individuale”,- shpjegon ajo.

Nuk kanë qenë të paktë edhe ata shqiptarë, që kanë preferuar të shijojnë rrezet e diellit në dimër, duke prenotuar pushime në vende të ngrohta dhe ekzotike.

3 komente në “FESTAT/ Sa shpenzuan dhe ku shkuan shqiptarët”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    lini denglat ore shqiptare dhe kerkoni rritje rroge dhe vende pune.ku shkohet me 200 euro ne muaj rroge !! more qorra.vetem ata qe vjedhin munden.KERKONI RRITJE RROGE !!!!

  2. stela says:

    Po kur s’kane tru pushtat (pushtetaret) tane, qe te zhvillojne turizmin malor, se ate bregdetar e dhine, le te shkojne paret e shqiptareve ne Mal te Zi e Maqedoni, qe jane fshat ne krahasim me mrekullite e bjeshkeve shqiptare.

    1. qytetar says:

      Stela ke shkuar ndonjehere ne Maqedoni? Shko njehere dhe pastaj nuk do kesh me te nejtin mendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje