FOTOT/ Historia e shqiptarit që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane në New York

2 Janar 2016, 10:09Politika TEMA
FOTOT/ Historia e shqiptarit që u dashurua me vajzën e kapos së

Nga Ruben Avxhiu

John Alite është shqiptari që ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York-ut, për të cilën kishte punuar për vite.

Pas daljes nga burgu, ai ka bashkëpunuar me një gazetar për një libër që tregon historinë e jetës së tij dhe që është pritur me shumë interes, nga media në New York, për detajet e sekretet për Familjen Gambino, një realitet të cilin shumica e amerikanëve e njeh vetëm nga filma si “Godfather”.

Alite* ishte djali i një taksisti, emigrant shqiptar në Queens, New York.

Kur ishte fare i ri në moshë, një xhaxha i tij e mori një ditë në një nga klubet private të bixhozit në Bronx, ku u njoh me mafiozë italo-amerikanë dhe u bë mik i ngushtë me John Angelo Gotti-n. Ky i fundit, ishte djali i një prej kryemafiozëve më famëkeqë në New York, John J Gotti, kryetari i Familjes Gambino.

Të dy të rinjtë i hynë bashkë rrugës së kriminalitetit dhe në vitet 1980 bënë se bashku një numër aksionesh që u sollën qindramijëra dollarë. Alite u bë si djalë shtëpie në familjen Gotti dhe u bë një njeri me shumë rëndësi që në moshë të njomë në organizatën mafioze të Gambino.

Mirëpo, duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies.

Kur në vitin 1992, John J Gotti u burgos, ai vendosi që djali i tij të merrte në duar pushtetin e Familjes Gambino. Kjo e fuqizoi shumë shqiptarin që ishte mik me Gottin Junior.

Junior kishte qenë dëshmitari në dasmën e Alites, po edhe ky i fundit e kishte zgjedhur ditën e dasmës në Ditën e Shën Valentinit sepse ishte ditëlindja e Juniorit.

Mirëpo, shqiptari nga Queens kishte një pikë të dobët. Motrën e shokut të tij, Victoria, vajzën e bosit të madh. Të dy kishin një lidhje të fshehtë dashurie por që nuk guxonin ta bënin të njohur sepse ajo ishte martuar me një tjetër mafioz, Carmine Agnello dhe nuk e dinin se si mund të reagonte Familja. Mes mafiozëve nderi i familjes ishte shumë i rëndësishëm.

Mirëpo dikur në mesin e viteve 1990, Alite sulmoi bashkëshortin e Victorias, duke e akuzuar se kishte rrahur të shoqen. U krijua një situatë e rëndë dhe paqja u arrit duke e “syrgjynosur” Aliten larg nga New York-u, në Florida.

Dashuria për vazjën e bosit të vjetër dhe motrën e bosit të ri i dha fund kështu karrierës së shqiptarit në mafien italo-amerikane.

Jeta e John Alites është si një film. Ai u arrestua më vonë në Florida, u arratis në Brazil, u ekstradua mbrapsh në SHBA, pranoi të bashkëpunonte kundër mikut të tij të rinisë, John Angello Gotti-t dhe sapo ka dalë nga burgu pas 10 vitesh.

Ai jeton tani në New Jersey dhe ka botuar biografinë ku lan hesapet me miqtë/armiqtë e kohës së rinisë.
Në qendër të talljes dhe kritikës është ish-shoku i tij i ngushtë, Gotti Junior. Alite flet me një lloj respekti për Gottin e vjetër si një mafioz të zotin që arriti gjithshka me forcat e veta. U bë milioner i fuqishëm ndonëse ishte lindur në një familje të varfër.

Ndryshe nga ai, i biri, nuk kishte as zgjuarsinë e as trimërinë e babait. Alite tregon sesi shoku i tij kishte zakonin e çmendur që shuante cigare në trupin e vet. Ishte njeri me probleme të tmerrshme vetëbesimi.
“Ai është si Kim Jong-un, një fëmijë i përkëdhelur që përfitonte në kurriz të shokëve të tij nga që ishte djali i një babai të fuqishëm”, shkruan Alite në librin e tij.

Ai tregon një rast kur pas një sherri në një klub në Queens, Junior Gotti nxori armën dhe qëlloi duke plagosur një nga djemtë me të cilët po ziheshin. Alite thotë se ishte komplet e panevojshme dhe se puna nuk kishte shkuar te armët.

Mirëpo doli që djali që u plagos ishte nipi i kapos së Familjes Xhenoveze, një prej katër familjeve të tjera mafioze në New York. Kapoja i tyre, Ciro Perrone kërkoi nga Gotti Senior emrin e atij që kishte shtënë që të mos hapej konflikt mes dy familjeve.

Juniori nuk kishte zemër t’i tregonte babait se kishte qenë ai vetë që kishte qëlluar me armë pa qenë nevoja. Shqiptari Alite duke mos dashur të fillonte lufta dhe për hir të shoqërisë, e mori përsër sikur e kishte bërë ai. Për këtë u shpërblye me një të rrahur epike, por paqja u vendos.

“Babai ishte një tiran, kurse i biri një dhjaks”, e përmbledh ai përshkrimin e familjes Gotti, në libër.

Gotti Junior ishte një hajvan që mori në qafë të gjitha familjet mafioze, kur FBI i gjeti në vitin 1997, një liste me të gjithë emrat e atyre që kishin shkuar në dasëm nga të Pesë Familjet bashkë me postet në organizatat respektive dhe shifrën e parave të sjella dhuratë. Rregulli në familje e donte që asnjëherë të mos shkruheshin këto gjëra në letër.

Alite i ka dhënë fund në libër edhe një prej legjendave të kohës. Sipas tij, Gotti Senior, që njihej si “Dapper Don” për veshjet e tij shumë të shtrenjta dhe me shumë shije, në fakt, nuk e kishte fare stil dhe klas. Ai kishte para për të blerë një kostum 2,000 dollarë, po jo aftësinë dhe syrin për të gjetur se cili i shkonte e si duhej kombinuar. Ajo që nuk dihej ishte një ndihmës me emrin “Fat Bob” (Bobi i Shëndoshë) që ishte mjeshtër i veshjeve dhe që zgjidhte komplet gardërobën e supermafiozit.

Libri “Gotti’s Rules: The Story of John Alite, Junior Gotti, and the Demise of the American Mafia” (Rregullat e Gottit: Historia e John Alites, Junior Gottit dhe rënia e Mafies Amerikane”) mund të blihet në treg duke filluar nga 27 janari.

(Bazuar në shkrimet, nga media lokale, për librin në botim. Shkrimi u botua tek Illyria dhe ribotohet sërish si një nga shkrimet më të lexuara për vitin e shkuar.)

* Alite është ndoshta një amerikano-italianizim i mbiemrit Haliti – një sugjerim nga një lexuese thotë se ka familje Alite nga Gjirokastra, që dikur jetonin të internuar në Shijak.

19 komente në “FOTOT/ Historia e shqiptarit që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane në New York”

  1. temujin says:

    Na paska flliq…

  2. alite says:

    Alite ka akoma ne Gjirokaster

  3. Davi says:

    po eshte e vertete qe ky mbiemer ekziston .Ka qene nje ushtarak ne Tirane qe quhej Muhamer Alite me origjine nga Gjirokastra.Pra nuk eshte mbiemer i deformuar sic shkruan gazetari

    1. sadik stavaleci says:

      mos ka te bej me enver hoxhen

  4. Eurosunit says:

    Si gjithmone Shqiptari musulman, i pabese. Eshte ne gen dhe nuk ke cfare ti besh!

    1. albaniafirst says:

      Eurosunit, te sugjeroj te lexosh Edith Durham-in qe te marresh vesh se sa “te pabese” jane shqiptaret dhe kush jane te pabeset e vertete.

    2. delete says:

      Sa per gen aty mbani kampion juve te flamurit te Ja na qit me Kalin e Trojes palikari, qe meqe ra fjala edhe pas kaq shekujsh prap vazhdoni te mbeteni simboli i vertete i pabesise.

  5. jugu says:

    Gjitoni I’m eshte nje nga fisi I tij p.o. tashme ne gjirokaster nuk jeton me asnje nga fisi alite

  6. soll lili says:

    Nuk eshte Halili por Alite nga ata te Gjirokastres,per me teper nga gjaku nje kusheri i imi(sternip i halles se babait tim).

  7. Ali Pasha says:

    Alite, me origjine nga Gjirokastra kane banuar ne Memaliaj.

  8. Loni says:

    Spiun muti rrac e keqe ishalla ta qin qfar te permban pragu I shtepis

  9. pepito says:

    dicka per te qene krenar e nxorret gjysmen e botes shqiptar

  10. Tahip says:

    Yyyy ca lajmi per lexuesit analfabet te kesaj gazete….rubeno e ke tha lajmin me kete dhe i bere te gjithe kaq krenar…krenar per johnny aleto…mwahaha

  11. Natalia says:

    Cfare mesazhi skandaloz percjell ky shkrim!Thirje e hapur per tu bere mafjoz.Kjo tregon se kjo gazete nuk ka cfare ti percjelle lexuesit dhe perkthen te gjithe pislliqet e botes.

  12. Juliani, says:

    Po pse e quani spiun ketu ore,kete se marr vesh une.Ai,tek e fundit duhet te krijoje te ardhura per vete,dhe po shkruan nje liber.Kujtoni ju se ata mafiozet kane qene njerez te mire kundrejt shqiptareve??? Nuk kane qene jo,prandaj the ky nuk ka pse tu mbaje sekret asgje. Po qenka shume seksi,oh te keqen e shqiptarit,si gjithmone hot dhe seksi.

  13. beni says:

    Ka dale dhe ne shqip libri Alites . Rregullat e gotit.

  14. dukla says:

    lajm i perseritur

  15. Kapter Baba says:

    Paska qene sumce me origjine nga Gjirokastra, te cilet njihen si te pabese dhe spiune. E mbajten e si djalin e shtepise dhe ja shperblimi i b** q**. Mos kujton se ka shkpetuar ne rreze te veshit e ka koqen e plumbit. O Tema po kete b** q** ne shkrim na e nxjere te mire, apo nga keto histori duan shqiptaret qe te tradhetojne dhe bashkepunojne me policine. Toca.

  16. foti says:

    Te tradhetosh shokun ne disa forma dhe te quhesh krenar me duket pak absurde qe ta reklamosh me krenari.Ketu ze vend shprehja “Ai eshte i zoti se ua futi”qe ne e perjetojme me politikanet tane.Ky eshte mentaliteti yne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje