Blendi Fevziu nuk duket shumë optimist për vitin e ri.
Ai thotë se ky vit do të jetë gri.
Ja çfarë shkruan Fevziu:
“Sa herë që ndërrimi i viteve troket në derë, gjithnjë më kujtohet një poezi e Xhevahir Spahiut diku në fillim të viteve ’90 – të. Një poezi me pak fjalë që thoshte:
Ky vit që shkoi, ish i zi/
Ky vit që vjen/
në mos i bardhë/
të paktën qoftë gri!
Përtej fatalitetit të kohës kur u shkruajt poezia që ndërthente shumë pikëpyetje, gjithnjë më ka pëlqyer ajo për shpresën e përmbajtur që ka brenda saj.
Si ishte viti që shkoi, ka mundësi të pyesë gjithkush veten e tij? Përtej eksperiencave dhe emocioneve personale, padyshim që nuk ishte një vit i mirë. Por as një vit për t’u harruar.
Ishte një vit që e dominoi kërcënimi i terrorit. Një vit që nisi me masakrën e Charlie Hebdos, me dramën e atentateve të Parisit dhe u mbyll me anullimin e festimeve të Vitit të ri dhe hedhjes së fishekzjarreve në Bruksel dhe në disa qytete të tjera. Ishte një vit kur të gjithë e kuptuam se të qëndrosh i qetë në shtetin apo qytetin tënd nuk mjafton të shohësh vetëm punën tënde. Se drama që ndodh përtej kufijve të tu, mund të bëhet një ditë drama jote! Siç ndodhi me ISIS dhe luftën në Siri!
Ishte viti i emigrantëve. Viti i njerëzve të dëshpëruar. Sirianë, Afganë, Pakistanezë, Kurdë, që u shfaqën në kufijtë e Europës së kamur me gjithë dramën dhe trishtimin e tyre. Me fëmijët që jo në pak raste ua mori deti duke ju lënë në mes ëndërrat dhe shpresat. Viti kur Europa zbuloi se ishte e pafuqishme për të kryer detyrën e parë dhe më fisnike të botës: mikpritjen!
Ishte edhe viti i emigrimit të Shqiptarëve. Disa qindra mijëra që u turrën në sportelet e postës për të mbushur letrat e llotarisë Amerikane apo që kërkuan azil në kampet e Gjermanisë, Austrisë, Britanisë e deri Islandës. Disa prej tyre u kthyen, madje përdhunshëm, sepse Europa ka rregulla dhe rregullat janë për t’u respektuar.
Ishte viti i “bëmave” shokuese brenda parlamentit shqiptar. Viti i deputetëve që akuzonin njëri – tjetrin për vrasje, viti i arrestimit të disa prej tyre dhe i mandateve të hequra. Viti që u dominua nga emrat e Tom Doshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, Ilir Metës, Pjerin Ndreut të lidhur shpesh herë me ca histori të pabesueshme.
Por ishte edhe viti që solli ligjin e Dekriminalizmit dhe ndërgjegjësimin e politikës shqiptare se kështu nuk mund të ecet më. Viti që me shpresë do të lërë në shtëpi shumë prej zullumqarëve që sot kanë gllabëruar vendet e parlamentit apo zyrat e shtetit.
Ishte viti kur blerja e votës u bë më hapur dhe më dukshëm se kurrë, por edhe viti, kur të huajt por edhe shqiptarët u përballën më bindshëm se herët e tjera me të. Viti kur politika u tremb nga deklaratat e ambasadorëve dhe nisi të braktisë shout vanitozë me makina luksi e ora të shtrenjta dhe të vijë më afër kolegëve të tyre në Europë.
Ishte një vit i vështirë ekonomik, por mbase edhe më i vështirë është ky që vjen. Mund të ketë edhe shumë gjëra të tjera, që gjithsecili i përjeton sipas mënyrës së tij, por ka edhe një gjë që na bën krenarë të gjithë. Për herë të parë në histori, ekipi kombëtar i futbollit kualifikohet për fazën finale të Kampionatit Europian. Po ta kish thënë dikush 2 vite më parë do e kishim parë me shaka, por ndodhi. Dhe 2016 është viti i sfidës sonë Franceze. Paçim fat!
Ndaj kur e shoh gjithë vitin që kaloj, shpresa që ky vit do jetë më i mië më vjen e zbehtë. Dhe më shpresë të përmbajtur, po recitoj edhe një herë vargjet e fundit të poezisë së Xhevahir Spahiut, 2016, në mos u bardhë, të paktën qoftë gri!”
Cdo vit po ta kthesh koken pas, do gjesh shume gjera te bukura dhe po aq shume te papelpyeshme ne mos te trishtueshme. Kjo eshte menyra si zhvillohet jeta, me ulje dhe ngritje, me njerez me te mire dhe njerez me te keqinj.
Njeriu zgjedh me cilen pjese do merret me shume te miren apo te keqen. Ata qe merren me pozitiven jane me te lumtur dhe ecin perpara, ca si Fevziu merren me te zezen dhe grine dhe perdorin gjithe kapacitetin dhe pushtetin e tyre te nxijne edhe mendjen e njerezve.
Meqe Fevziu e nis me citim te nje poeti te shquar shqiptar, po citoj nje artist te madh, ne nje kenge te madhe te shkruar 30 vite me pare:
L’anno che sta arrivando/
tra un anno passerà/
io mi sto preparando/
è questa la novità
ky ishte viti me i zi per ed ramen se sja futi dot ilirit, qe nga pakti i dites se genjeshtrave. ishte i zi edhe per ps-istat ata qe ed ramen e ndihmuan dhe pa te cilet ed rama skishte per tu zgjedhur ne krye te shqipetareve. ed rama nuk reshti se poshteruari, gjate gjithe 2015, keta mendjelehte qe e kuptuan leksionin dhe e kuptuan mendjen e limituar te ish liderit te tyre. i vetem dhe me ndihmen e koqo kokebythes do ja fuste ilirit dhe do ndertonte utopine e mendjes se tij. tani pra 2016 do jete e ilir metes dhe gaforrja do lepije toqet e demit tere vitin.
lyji me sheqer te pakten!
Gri dhe i Zi qofsh ti o Fevzi! Gezuar te gjithe shqiptaret dhe tere popujt e botes 2016!
Ç’ i jepni kaq preçedencw këtij karagjozi, servil pushtetesh…
Ç’ i jepni kaq hapesire ketij karagjozi servil…
pis njeri.gezuar te gjithe shiptareve.
Ishalla per ty o mafioz sahanlepires , maskara dhe karagjoz kokainomanjak.une as qyret nuk ti hedh,e jo pastaj e jo te shikoj programet e tua sahanlepirese ,ik e fshi bythen me gjethe fiku o burre tinzar!
kodosh dhe karagjoz i televizorit sic eshte Cani…!
Keqardhje per poetin Xhevahir Spahiu,poezia e te cilit vendoset nen bythen e kalkulimeve te fevzo-kellires.
Sidoqofte lajmi bart per mua vlere,se ajo qe eshte gri per kontot e fevzos padyshim qe eshte diell per Popullin Shqiptar.
ky ishte viti me i zi per ed ramen se sja futi dot ilirit, qe nga pakti i dites se genjeshtrave. ishte i zi edhe per ps-istat ata qe ed ramen e ndihmuan dhe pa te cilet ed rama skishte per tu zgjedhur ne krye te shqipetareve. ed rama nuk reshti se poshteruari, gjate gjithe 2015, keta mendjelehte qe e kuptuan leksionin dhe e kuptuan mendjen e limituar te ish liderit te tyre. i vetem dhe me ndihmen e koqo kokebythes do ja fuste ilirit dhe do ndertonte utopine e mendjes se tij. tani pra 2016 do jete e ilir metes dhe gaforrja do lepije toqet e demit tere vitin.
lyji me sheqer te pakten!
ky ishte viti me i zi per ed ramen se sja futi dot ilirit, qe nga pakti i dites se genjeshtrave. ishte i zi edhe per ps-istat ata qe ed ramen e ndihmuan dhe pa te cilet ed rama skishte per tu zgjedhur ne krye te shqipetareve. ed rama nuk reshti se poshteruari, gjate gjithe 2015, keta mendjelehte qe e kuptuan leksionin dhe e kuptuan mendjen e limituar te ish liderit te tyre. i vetem dhe me ndihmen e koqo kokebythes do ja fuste ilirit dhe do ndertonte utopine e mendjes se tij. tani pra 2016 do jete e ilir metes dhe gaforrja do lepije toqet e demit tere vitin.
lyji me sheqer te pakten!!
nga sa kuptova Fevziu nuk e kishte fjalen per daten 31 Dhjetor ne darke,por per Gjendjen ekonomike te mjerushme,per njerez qe e shohin me dyshim te arthmen,etj,etj,besoj per keto probleme e kishte
Tenderat qe fitonte tv.klan,ne kohen e Berishes,enderoi !
Sa me shume t’ju ulet norma e fitimeve nga fondet publike,aq me mire per popullin !
Po e pe keq,shkruaj ndonje liber per Ramen,ty te shiten,ke klientele !
https://www.youtube.com/watch?v=oAmljwSoU5o
Si perkthehet ne shqip ky mbiemri sunit “fevziu”?