Një ish – efektiv policie, tashmë pronar i një diskoje në Sarandë, ka rënë për herë të pestë pre e një atentati me armë. Bëhet fjalë për 38 – vjeçarin, Rubin Haxhia, i cili është gjendur nën breshërinë e plumbave, pasditen e së mërkurës, kur po udhëtonte në makinë me kushëririn e tij, në aksin Delvinë – Bistricë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në vendin e quajtur “Shtreg”, kur nga një automjeti tip “Audi”, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të mjetit “Volskwagen”, ku udhëtonte Haxhia.
Sipas policisë, ai ka marrë 5 plumba në shpatull dhe një në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Edhe kushëriri i tij, 28 – vjeçari Emeid Haxhia ka marrë 2 plumba në këmbë.
Të dy janë nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes 18 gëzhoja automatiku dhe 1 gëzhojë pistolete tip TT.
Në akset kryesore të Jugut janë ngritur postoblloqe policie në ndjekje të autorëve, raporton Klan.
Haxhia është i njohur për policinë.
Në 2008 -ën, ish – polici u plagos me pistoletë në Sarandë.
3 vjet më pas u qëllua me kallashnikov, por sërish shpëtoi.
Në Prill të 2014 -ës iu vendos eksploziv poshtë makinës, e cila shpërtheu në ecje në Gjirokastër, por sërish shpëtoi me plagë të lehta.
Ndërsa sulmi i fundit iu bë me thikë, në shkurt të këtij viti.
Edhe ndaj diskos në pronësi të tij janë bërë disa herë sulme, nga viti 2011 e në vijim, ku janë vendosur disa herë sasi eksplozivi.
Ngjarjet kanë mbetur të pazbardhura, ndërsa policia gjithmonë ka dyshuar se bëhet fjalë për shkak të konkurrencës.
Shih cfare emri i ka vene lokalit dhe kupton plot gjera..
hahaha…mungon flamuri ekuadorian……per ti vene vulen”Ecuadorit”
Mendoj se jane vetegjyqesira pasi shteti ka vdekur prej kohesh sepse u semure rende nga semundje ngjitese prej drejtesise se pavarur keshtu qe ne mungese totale per te zgjidhur konfliktet e mere fjalen kallashi jo ajo qe bene spektakle te cmendura qe sa here dele ne tv me ngre dhe leshte e kokes perpjete, por kallashet e ushtrise qe i gjene kudo dhe ngado neper xhunglen qe mbane emerin shqiperi,
….diten qe do te zbulohen atentatoret ,komisariati i sarandes me siguri do te mbyllet, policet do te shesin fara ne qoshkat e rruges, dhe godina do te behet me shume gjase shkolle
E shoh kete vijueshmeri krimesh si derivat te nje pasurimi misterioz te ish-policit,te cilit I eshte kthyer si resto shpagimi.