Prokuroria nis hetimet për ish-ministrat e Berishës

30 Dhjetor 2015, 16:45Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për kallëzimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ndaj ish-ministrave të qeverisë së kaluar për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2009.

Kallëzimi ka kaluar në zyrën e Drejtorisë së Hetimit financiar dhe Antikorrupsionit pranë institucionit qendror të akuzës, i cili ka urdhëruar verifikimin e pretendimeve të kallëzuesit.

Burimet thonë se janë caktuar dy prokuror për hetimin e çështjes, të cilëve i janë ndarë disa detyra për të hetuar pretendimet e ngritura në kallëzim. Me nisjen e këtij veprimi hetimor, prokuroria thotë se ka administruar në dosje raportin voluminoz të auditit të inspektorëve të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, të cilët kanë konstatuar shkeljet e renditura në 8 pikat e kallëzimit.

Referuar materialit të dorëzuar në prokurorët thonë se do të verifikohet i gjithë procesi i privatizimit të OSSH, duke filluar që nga përgatitja për privatizim, hartimi i kuadrit ligjor përkatës, ndjekja dhe zbatimi i procedurave të privatizimit.

Do të kërkohet në bazë të auditit të verifikohet procesi i tenderimit, materialet e negocimit të kontratës, konkluzionet e përmbylljes së procesit të privatizimit dhe zbatimi i kontratës së privatizimit.

Gjithashtu hetuesit thanë për Abc News, se do të kontrollohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përkatëse gjatë zbatimit të kontratës, shkresat e Qeverisë pasi në kallëzim dyshohet se ka ndërhyrë në vendimmarrjen e institucioneve të pavarura si Enti rregullator i Energjisë, si dhe do të verifikohen procedurat që kanë ndjekur institucione e shtetit shqiptar pas heqjes së licencës së shoqërisë çeke CEZ Shpërndarja.

Në përfundim të këtij verifikimi, thanë hetuesit do të vendoset nëse ka element të veprës penale të konsumuar nga të kallëzuarit, që dyshohet se me veprimet dhe mos veprimet e tyre i kanë sjell shtetit shqiptar një dëm prej rreth 414 milion euro.

Për këtë dëm financiar, ministria e energjetikës dhe industrisë ka denoncuar ish-ministrat e këtij dikasteri Genc Ruli  e Florian Mima dhe dy zv/ministrat e tyre Neritan Alibali dhe Enno Bozdo. Në kallëzim pretendohet se ka kryer shkelje ligjore edhe ish-drejtoresha e përgjithshme e shërbimeve tregtare Mimoza Vokshi, shtetasja Suzana Guxholli si ish-këshilltarja e kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministri I financave Ridvan Bode.

Veprimtaria e të gjithë këtyre personave të kallëzuar dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe personat e tjerë që janë marr me këto procedura, sipas prokurorisë do të hetohen për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, në kallëzimin e saj, pretendon se audituesit kanë konstatuar se privatizimi i OSSH-së ka qenë një proces abuziv, parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet nënligjore, praktikat e privatizimit në sektorin energjetik si dhe janë konstatuar element të veprës penale të shkeljes së barazisë në tendera.

13 komente në “Prokuroria nis hetimet për ish-ministrat e Berishës”

  1. Gjeto says:

    Ketu me duket jane vene ne radhe tua nisin hetimet e ti qesin te pafajshem.

    1. violeta says:

      prekuroria do harxhoj koh dhe ne fund do thot qe ska veper penale,kjo esht normale per prekurorin ton,marin rogat dxhe nuk bejn asgj

  2. perkthyesi says:

    Kam bindjen e patundur se asnje gjemb nuk do u hyje ne kembe!

  3. TJ says:

    Pasi do te “kontrollojne”te gjitha denoncimet “nuk ka veper penale” dhe ceshtja do te mbyllet!? Te cudit fakti se u denoncuan para se te miratohe ligji i reformes ne drejtesi! Ne ndihmoni sot o te PS dhe prokuroria, t’ju ndihmojme neser! Ironia shqiptare!

  4. hikmet says:

    per kte jam i bindur dhe une .perhere me ex .po nuk u fillu nga ministrat nuk do te kete drejtesi

  5. Bekimi says:

    Po sikur të tërheqin edhe Saliun dhe Lulin në gropën që kanë hapur…..(për) këta?

  6. Petrit Zela says:

    Jemi ne pritie,te ketij humori [mediatik] se gazetaret I kan mprehur
    majat e lapsave,natyrisht per te pershkruar skenaret,ne mbeshtetie te plote te ish banditeve Berishian..

  7. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Shqiperia nuk ka eksperte te fushes qe ti vene me shpatulla per muri. Nuk ka as Prokurori as KLD dhe as SHIK e as Minitri te Brenshme. Se do te kishte keto instituzione edhe Gjykata do te gjendej perpara situatave te veshtira dhe do te rrezikonte shume.

  8. Rigoni says:

    Edhe keta jane te grupit te Fullanit.E kuptuat perfundimin?!,,,,,,

  9. kulaku says:

    qesharak,prall,barsolet….po le te presim do jet vertet keshtu

  10. moisiu says:

    Kisha pak kohe dhe e trajtova kete shkelje , “Nuk ka te vdekur ,nuk ka dhe veper penale “mendoj qe prokuroria mos te humbi kohe kot ,te shikoj se kete Vit te Ri do te nisi fushata -Vidhni energji elektrike !

  11. ilir says:

    Po realizohet nje film tragjiko komike me aktore politike,prokurore e gjygjtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje