Gazetarët: vrasësit me pagesë të reformës në drejtësi

30 Dhjetor 2015, 14:13Politika TEMA

Nga Ardian Ndreca

Deri në çastin kur ndër media për reformën në drejtësi flitej siç flitet për motrat Kardashian asnji gazetar apo analist nuk pipëtinte, sepse ajo shihej si diçka e domosdoshme vetëm për të huejt, por që askush tek ne s’kishte ndërmend me e realizue.

Sot që loja asht nxehë, gjithnji falë të huejve, ka nji nisë nji valë sulmesh soft dhe jo aq soft kundër dy mbështetësve kryesorë të kësaj reforme: Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ban përshtypje fakti që nuk ka asnji eksponent të sistemit të drejtësisë shqiptare që të mbajë nji profil të naltë në ketë debat në favor të reformës, pse mes tyne nuk ka asnji të ndershëm që të ketë sadopak guxim për me mbrojtë nderin e vet profesional dhe personal. Anonimiteti, edhe si emnues i përbashkët në të keq, duket se asht rruga ma e preferueme për ta.Kurse ai mendizi i përqullun që duhet të fliste “ex officio” për drejtësinë s’pranë tue shprazë me serioziotet banalitete të tipit “kuvendon Marta me gra”.

Ma së parit sulmet ndaj dy diplomatëve të huej nisen prej do “social networks” me ngjyrime shquparake, ku baheshin aludime meskinenë drejtim të zonjës Vlahutin,aludime të denja për mejhanet e katundit ma të lodhun.

Jeta e saj private, prania e ndërmarrjeve kroate në Shqipni, karriera e saj…u banë shkak dalldie për nji seri idiotësh anonimë me pagesë, që u japin rremave me sa fuqi që kanë në detin e halesë ku gjinden.

Flamurin e sulmeve të frontit të kopuksisë ndaj Vlahutin e mori I. Babaramo, nji prej shumë teveqelave krahthatë që kanë pushtue me marrina ekranet tona.Ky i përveçmi pati madje edhe paturpsinë me aludue për përfshimjen e diplomates kroate në tendera.

Mbas tij e mori fjalën Lubonja, i cili ka gjithmonë sukses kur don me paraqite me pompozitet auroral çdo banalitet që i sillet në rradake, tue u tregue skeptik ndaj reformës.

Jam i bindun se shumica e shqiptarëve, që s’kanë flirtue me pushtetin dhe s’janë pague me vite shì prej atyne që e kanë shkër…me përpikmënì drejtësinë, janë skeptikë ndaj këtij skeptikut të çorbave televizive tiranase.

S’mund të rrinte pa e thanë nji fjalë edhe nji tjetër i pa kërçik që e ka xhaketën “double face”, Fevziu, edhe ky nji tjetër shitës tymit, kokot i palodhshëm i oborrit të çastit.

Si intermezzo nuk munguen as guksimat e do fytyrëzhallogave të rendit të dytë, njerëz të papunë e të paprofesion, që paguhen me rreshta.

E në fund e sakrifikoi vetveten edhe A. Thano, tue tregue gjana që i qenkan thanë në mirëbesim nga ambasadori Lu, nji mirëbesim denjësisht i justifikuem si prej nji “maîtresse”, si edhe tue citue letrën e nji deliranti shqiptaro-amerikan që e ka rrejt mendja se po e bajnë ambasador në Shqipni.

Të gjitha këto sulme të drejtpërdrejta e të tërthorta, këto votëbesime të mungueme e levantinizma të pista, nuk na dëshmojnë tjetër veç faktit që bota e krimit të organizuem nuk dorëzohet lehtë, dhe se mban peng jo vetëm politikën, drejtësinë, ekonominë por edhe mediat tona.

Në Shqipni nuk ka parti që ta duen reformën e vërtetë në drejtësi, ka vetëm individë, pse nji reformë e vërtetë do ta vinte me shpatulla për mur kllounizmin tragjik të tranzicionit, tue e shpërvjelë si çorap e tue e surfullue politikën, për me e shndrrue vendin nga nji rrënojë post-otomano-komuniste në nji vend europian.

Por, me shpresue se mund të bahet nji reformë me Berishën e Metën asht si me dashtë me mbathë pelën me krande. Prandaj,hepërhe, bashkëbiseduesi i vetëm i besueshëm i ambasadorëve Lu dhe Vlahutin mbetet Edi Rama. Kancelarja Merkel ia tha qartë këtij se basti ma i madh me të asht pikërisht kjo reformë.

Por tashma edhe ai vetë duhet ta ketë kuptue, përtej veleiteteve që ia ushqejnë mjeshtrisht oborrtarët e tij, se Bashkimi Europian dhe SHBA-ja, nuk i sjellin sytë nga ai as për batutat e shumta, as pse asht i gjatë dhe madje as për pikturat që ban, por vetëm tue u nisë prej shpresës që të bahet protagonisti i kësaj reforme.

Tik tak, tik tak.

50 komente në “Gazetarët: vrasësit me pagesë të reformës në drejtësi”

  1. Pano says:

    Ç’ja paska bere mire horrave, jam nga jugu por me pelqeu edhe gjuha.

    1. Lidi says:

      Bravo! Bravo! Bravo!!!

      1. Nini says:

        Hec mar Ndrec se ma hjeke krejt mallin e fletrrufeve …. me t’than rrot karit t’ban nder se rrezik je vec gjys rrotet.

  2. E po kjo pune! says:

    Lobi greko-serb eshte ne veprim… dikush nga keta gazetaret e ben qellimisht, dikush niset nga parimi dhe e thote fjalen e fundit te paren etj por qe te aludohet per skenare ndaj nje ambasadori nderkohe qe plehrat kane 25 vjet qe na kane mbytur dhe po na marrin ne qafe… eshte luks. Boll te hapet dera kanat e integrimit por drejtesia do vije heret a vone dhe nese eshte kusht kjo reforme ta nxisim arritjen e saj sa me pare qe perendimi te mos kete me goje dhe te ecim shpejt se po na e merr dhe serbia. Nese edhe pas saj, asgje nuk leviz, atehere kemi goje te themi gjithshka, perfshire konspiracionin dhe ti bejme topin vete BE dhe te behemi si Izraeli duke qendruar ne kembet tona. Jo me keta politikane sigurisht por te tjere qe koha do i nxjerre patjeter.

    1. Litari says:

      Geri Kokalari I Linder gjysmak por dhe foleja e Enverit ne amerik NJ…babaj I ti Ilmi Kokalari shok I me I ngushte I Enveri..Ilmi Kokalar lunate me dy porta pothuaj vinte ne Shqiperi cdo 2 vjet ipete dhe mirte (informacion)…
      Pra (Geri Kokalari eshte kurkushi eshte nje pederas…

  3. Vlora1912 says:

    Me ne fund nje ze real, qe po perpiqet ti shpetoj “Fytyren”, qe kurr se ka pas, te pseudogazetarise Shqiptare.

    Zoti Ndreca eshte, per fat te keq, i vetmi publicist ne keto kohera te trubullta qe po artikulohet kaq qart per problemet e Reformes ne Drejtesi.

    Eshte i vetmi qe po hedh drite ne rrugen e errët qe duhet te kaloj kjo refome, dhe mbi zgaret e errësirës qe jane gati ta kafshojnw dhe coptojne ne cdo moment.

    Faleminderit Zotni Ndreca,

    Qe je kaq i Qart, i Vertet dhe konciz dhe njekohesisht.

  4. sabriu says:

    ca lesh gjuhe eshte kjo qe shkruan ky,nuk ka shkuar ne shkolle apo ashtu si flet ashtu dhe shkruan,do nje ore te lexosh dhe te kuptosh,mos publikoni me shkrime te tilla me dialekt se na e shpifet.

    1. Kariz Matik says:

      Z.Ndreca ka shkruar me nje gjuhe aq te bukur dhe origjinale, sa qe vetem analfabetet e dobishem e kane te veshtire per ta gelltitur.

      Zvarritjes se qellimshme te reformimit te drejtesise autopsi me e sakte nuk mund t’i behet.

  5. eli says:

    jo jo Zoti Ndreca shkolle ka se eshte nis per prift e ka perfunduar profesor. çdo njeri ka lirine shkruan si ti doje qejfi mjafton te mos cenoje lirine e tjetrit. nuk po thote ndonje gje interesante per reformen Zoti Ndreca thjesht eshte zedhenes i asaj çka mendon çdo shqiptar qe eshte thithur gjaku nga mjeket shqiptar, qe eshte rjepur nga gjykatat, qe ka marre me djerse nje dipllome , per ata shqiptar qe sillen e thone qe nuk paska Zot kur halete e prokuroreve e mjekeve ligjor bejne ligjin si te duan e te shfrytezojne, per grate e e vujtura e te ndershme qe presin nje ndihme sociale prej 60 000 mije leksh te vjetra, kur deputetet e grate kurva te mjekeve e te prokurirve e gjykatesve kan nga dy tre shpi dhe shpenzojn me e keqja per te heq qimet e…… 60 0000 te vjetra ne jave ose çdo dy tre dite te parrukieria.
    Ka te drejte kur thote qe s’doli askush te mbroje reformen, jo Zoti Ndreca enderroj qe dikush nga keto kategori te dali e te thote . une jam mjeku, prokurori, gjykatesi, polici, profesori, deputeti, segretari qe skam marre asgje ne jeten time. eshte nje enderr sepse kjo ska per te ndodh kurre.
    po nje yetje per ju oti Ndreca? Mendon se kjo reforme do zbatohet ne shqiperi, dhe ti mendon se kjo eshte reforma e duhur?

  6. petrit zela says:

    Gazetaret e dine me mire se kushdo tjeter,se nje shtetet pa ligje nuk mundet dot te mbijetoi. Lind pyetia,perse gazetaret tane I kundervihen
    reformes se drejtesise?? Veprimtarit e ketyre pseu-do-gazetareve,na
    bindin plotesisht,se keta jane grupe te caktuara klanesh partiake antikombetare,qe sakrifikojn nje popull te tere per te mbrojtur kriminelat politik..

  7. Iliri says:

    Gjuhe e veshtire, por shkrim i bukur. I thote gjerat z. Ndreca ashtu sic jane

  8. Lani Vodica says:

    Flm Ndreca per guximin me te cilin ti i drejtohesh me emer atyre qe kundershtojne ndryshimet. Por me lejo qe te shpreh mosbesimin per kryerjen e ndonje reforme qe do te vinte vertete ne vije drejtesine te ne. Kjo mund te behet realitet kur ne Shqiperi te jete krijuar fryme mbeshtetese per te. Dhe kjo fryme krijohet duke ndricuar mendjet e njerezve. E ndricimi vjen permes mesimit e punes. Vetem kur ti kushtohemi atyre seriozisht ne mund te shpresojme qe Shqiperia ti ngjaj sadopak simotrave te saj europiane.

  9. Sotir Athanasiu says:

    Skënder Shkëmbi!
    Të shash këtë gjuhë të të shprehuri, do të thotë të mos kesh vajtur t’i në shkollë, o Sabri. E madje, të mos kesh patur asnjë shok që të ketë folur me këtë dialekt. Shkurt, të kesh jetuar, në rastin më të mirë me dele dhe në rastin më të keq, me derra. Por, unë nuk dua t’i besoj as njërën dhe as tjetrën. Se ka edhe më keq. Ti duhet të jesh vegël e dikujt tjetër. Turpi të të mbulojë !
    Sa për mua, ky shkrim jo vetëm është i kuptueshëm, por edhe I mbushur me shprehje karakteristike që janë në dialektin e gjuhës dhe që e pasurojnë toskërishten time dhe për këtë i jam mirënjohës autorit.
    Si gazetari, z.Ndreqa, ka rroku krenajat e saj. Si intelektual, ARISTOKRACINË. Dhe si njerëz e qytetar i denjë i këtij vëndi, meriton fjalën SENATOR.
    Ti z.Sabri, si ndjehesh në këto shkallëzime? Ndjej keqardhje të të dëgjoj si do të reagoje!
    Skënder Shkëmbi!

    1. sabriu says:

      O Sotir servili pergjigjen ta ka dhene me poshte shume te detajuar Kultura.
      dhe mos na be si profesor i gjuhes shqipe.Sa per delet edhe mund te kem qene
      coban por me derrat eshte e sigurt qe ke qene ti se dukesh nga emri,se greket rrine me derra.

  10. faro says:

    Nuk e di nese eshte i mirinformuar Z. Ndreca?
    Ti thote delirant Z. Kokalari?!!!! Me cudit!
    Kokalari ka qene zeri me dinjitoz i diaspores. Madje si mund te godasesh kaq rende nje njeri kaq te respektuar e kurajoz si Z. Thano?
    Argumentoi z Ndreca mendimet dhe mos i hidh ne publik pa u menduar!
    Te dy intelektualet qe ti permend jane inteligjent, kurajoz dhe armiq te servilizmit ne kurriz te Shqiperise.

  11. Centauri.alb says:

    Zoti Ndreca,

    Në dialekt të rëndë, mund të shkruash libra letrarë, poezi në daç, monografi apo apo historiografi, por jo publicistikë në një të përditëshme të shumëndjekur, qoftë edhe online.

    Përveçse, përpos dialektit të rënduar, artikulli është tepruar me fjalë të huaja, me fyerje dhe epitete për kundërshtarët,ata të anës tjetër të barrikadës, duke i marrë ata me listë, duke e shpënë në një ekstrem vulgar e banal shkrimin dhe duke kompromentuar rëndë edhe vetë thelbin e qëllimit të lavdërueshëm të shkrimit që, me gjasë, ka qënë dënimi i sulmeve dashakeqe dhe shpifjeve ndaj ambasadores Vllahutin, e reshtuar qartë dhe me pozitivizëm, në krah të reformës së pritëshme të sistemit të drejtësisë.

    As më shumë, e as më pak, je vënë në një sërë dhe në të njëjtin nivel vulgariteti me ata të cilët i denoncon si të paguar më rreshta, kokë nallone, teveqel, i pakërçik, double face e të tjera e të tjera.

    Më së paku, duhet të shpresojmë se ky tërbim i yti online, nuk ka të bëjë edhe aq me vetë Reformën në Drejtësi, se sa me ca sensibilitete të një katoliku për një katolike, të anatemuar pa të drejtë nga një bllok mikst anti reformë ose mosbesues ndaj vargut pambarim të reformave eunuke që nuk zbatohen në praktikë.

    Por një gjë është e sigurtë, zoti Ndreca, që artikulli yt në formën dhe përmbajtjen që e ke “shlue” n’rrugë t’madhe, nuk i del dot as reformës dhe as ambasadores së nderuar Vllahutin. Përkundrazi, i zhvleftëson ato.

  12. shtjefen palushi says:

    Z Ndreca, duhet te jeni shume ENDRRIMTAR qe shpresoni se do kete nje reforme ne drejtesi. Arsyet qe nuk do kete reforme nuk jane te shumta. Eshte vetem NJE.Askush nuk e do reformen ne Shqiperi. ASKUSH. Sepse te gjithe jane te PERLYER me padrejtesine. Ta fillojme nga Z Berisha? Akuzohet per 723 gjera por une do ndalem vetem tek vrasja e kater vetave para kryeministrise. Basha? Minister ne kohen kur u vrane keta te kater dhe ka akoma te hapur nje dosje per autostraden e famshme. Meta? Akoma dridhet nga rishfaqja ne publik e asaj vidioje nga kolegu i tij. Mbetet shoku Rama. Per mendimin tim qe ne castin qe para zgjedhjeve beri kualicion me sh.Meta “firmosi” pafajsine e TIJ. Pra qe te besh nje reforme ne drejtesi eshte njesoj si te besh rrevolucion. Rrevolucioni nuk behet dot vetem por do trima shume. Ku i shikon ti keta trima? se une nuk shikoj asnje. U mbush Shqiperia me sahan lepiresa. Pra une bashkohem me ty vetem ne nje pike. Le TE PERPIQEMI TE GJ I TH E … BASHKE QE TE SHKULIM TE VJETREN DHE TE MBJELIM TE RENE!!!!!!

  13. shtjefen palushi says:

    Z Ndreca, duhet te jeni shume ENDRRIMTAR qe shpresoni se do kete nje refotme ne drejtesi. Arsyet qe nuk do kete reforme nuk jane te shumta. Eshte vetem NJE.Askush nuk e do reformen ne Shqiperi. ASKUSH. Sepse te gjithe jane te PERLYER me padrejtesine. Ta fillojme nga Z Berisha? Akuzohet per 723 gjera por une do ndalem vetem tek vrasja e kater vetave para kryeministrise. Basha? Minister ne kohen kur u vrane keta te kater dhe ka akoma te hapur nje dosje per autostraden e famshme. Meta? Akoma dridhet nga rishfaqja ne publik e asaj vidioje nga kolegu i tij. Mbetet shoku Rama. Per mendimin tim qe ne castin qe para zgjedhjeve beri kualicion me sh.Meta “firmosi” pafajsine e TIJ. Pra qe te besh nje reforme ne drektesi eshte njesoj si te besh rrevolucion. Rrevolucioni nuk behet dot vetem por do trima shume. Ku i shikon ti keta trima? se une nuk shikoj asnje. U mbush Shqiperia me sahan lepiresa. Pra une bashkohem me ty vetem ne nje pike. Le TE PERPIQEMI TE GJ I TH E … BASHKE QE TE SHKULIM TE VJETREN DHE TE MBJELIM TE RENE!!!!!!

  14. Ubs says:

    Në rradhe të parë Bravo Tema që publikove z Ndreca. E dyta Bravo zoti Ndreca se ne nje gjuhë te bukur shqipe ke shprehur mllefin, inatin e vrerin qe ka pështjelluar shpirtarat e vuajtur te shqiptareve. Keta pseudo gazetar së shpejti do ta kuptojne qe SHBA nuk është si te jesh kunder PD se apo PS-se

  15. Barboni says:

    Zoti ndroc mos u bej karagjos mos shkruaj me dialekte por me gjuhe letrare
    Green tjeter do te Bej m….nuk to te lexoj fare

  16. Gimi says:

    te lumte Adrian. eshte pikerisht ashtu si thua, xhahilet e politkes se mbapshte shqiptare Meta-Berisha jane kunder reformes dhe kane filluar te sponsorizojne edhe gazetarucet qe jane ne treg per te shkruar kunder reformes per te krijuar ne opinion publik pershtypjen se ambasadori LU dhe ambasadorja Vllahutin po shkelin vijen e kuqe ku ndahet sovraniteti. Fytyre derrat si Babarramo, Lubonja dhe se fundi dhe Thano (i paguar nga djemte e Arta Dades dhe LSI) qe i ka zene rrota bishtin se po nuk shkruante do linte vendin e punes, jane te paret gazetare te rreshtuar kunder reformes. Rama ka nje rruge o me Ameriken o me Ilir Meten. deri ne fund te marsit ka vene USA dhe EU ultimatum, nese reforma nuk kalon do te jeni deshmitare te nje gjeje se as e keni menduar ndonjehere. Nese Ilir Metes nuk i ka marre koka ere le te beje prove thote jo reformes dhe do ta shokoje kariren politike se bashku me banditet qe e rrethojne.

  17. Drini says:

    Ne fakt A.Thano thoshte qe thoni ju ne shkrimin e tij z.A.Ndreca se nuk mund te besohet te behet nje reforme ne drejtesi me Salen e Meten.
    Megjithate me pelqen shkrimi juaj per optimizmin ndersa ne dyshojme se ne fakt presim nje reforme shume me te thelle

  18. Ardi says:

    Hallall pena ,,, Po u del boja dhe kurvave te gazetarise ,… Ska me kthim mbrapa, le te shpikin cte duan berisha meta ,, skane cbejne,,, Po u kujtoj vetem dicka,, blaterin dhe platinine i hoqi Amerika se ndryshe me korrupsionin e tyre do ishin ter jeten ne ato poste,,, mesa duket u ka ardhur koha kurvave tona te kesaj klase politike,, bashke me bq,,, mediatike qe mbajne pas,,,

  19. pirro says:

    Mediat shqiptare te bllokuara nga analiste plehra te cilet keq informojne publikun me injorancen dhe servilizmin e tyre ndaj padroneve mafioze qe i paguajne.

  20. Kulaku says:

    Bukur sakt pa dorashka….shkrimi…duke pare kritiken ndaj te gjtheve,jemi pesimist se dhe ti…a i beson dhe i lufton vertet ato qe shkruan,apo thjeshte dhe ti je pjese e Tyre…shtrohet Pyetja se eshte e mundur qe per 25 vjet nuke eshte bere asgje nga asnje per permiresimin qofte edhe te nje pike te vetme nga Keto.Llumi ka fituar gjithmon …populli budala bageti shqiptare si nuke u bashkua qofte edhe njehere me keta njerez patriot e te drejte….por u la ne poshteri korupsion si te vetme menyre Shqiptare Jetese….ja pse une nuke besoj me ke asnje politikan,gazetar apo njeri qe duket patrior dhe i drejt…

  21. XIO says:

    HEJ RREGULLO GHUHEN SE PO NA DUKET SE JEMI NE FILLIMET E KLASES SE PARE FILLORE ,PO VAZHDOVE KESHTU SKA PER TE NDJEK NJERI SE BOLL JEMI LODHUR…..!!?

    1. Ubs says:

      Foli injoranti i gjuhes shqipe

  22. Petro says:

    Bukur zoti Ndreca, vec besimi te Rama eshte i kote.Mjafton llogaridhenja per Surrelin dhe gjithcka qartesohet.Te presim dhe te shikojme perfundimet e termetit.Jam skeptik fatkeqesisht.

  23. gjeramadhi says:

    reforma me referendum

  24. skifteri says:

    Sakte z. Ndreca, dihen dy kundershtaret kryesore te reformes Berisha e Meta, tashme edhe adoleshentet munden lehtazi t’i identifikojne ata te dy.
    Por me c’po kuptojme, kjo reforme do te jete nje levizje vetem ne nje kah, PA KTHIM. Me ne fund, mund te kete shprese edhe per kete vend.

  25. Fadili,Malesi e Madhe says:

    Shume objektiv, Ardian, e jo vetem ne kete shkrim,por ne te gjitha sa ke shkruar deri tani. Vetem me diçka nuk jam ne nje mendje me ty. Po pse nuk perdor normen letrare, o Ardian ?!Kjo norme eshte e detyrueshme, jo vetem ne Shqiperi, por kudo ku jetojne bashkekombasit tane. Edhe une jam nga Malesia e Madhe,por normen standarde e ndiej si detyrim per ta zbatuar…

  26. Juristi says:

    Ky shkrim eshte i duhuri per ti dhene hakun te gjithe atyre qe po pengojne reformen.
    Boll me me nenkuptime,nuk duron me ky vend.
    Mero mos e fshih te lutem se mesa shoh eshte me i komentuari mbase edhe per stilin e admirueshem dhe dialektin gege.
    Ti te pakten mos na u tremb Mero po shkrime si ky vendosi ne balle te faqes dhe te gazetes.
    Kemi vite qe te lexojme si per trimerine e si per penen e holle….

  27. Kultura says:

    Z. Ndreca perdorimi i dialektizmave jashte fushes letrare eshte i papranueshm. Gjuha e shkruar eshte institucion dhe jo nje pacavure qe ta perdorni juve si t’ju vij per mbare. Nese keni kundershtime se si eshte vendosur gjuha zyrtare shqiptare ajo eshte tjeter çështje dhe ka institucione te posaçme ku ju mund të drejtoheni. Të shpërfillësh gjuhën zyrtare të një shteti-komb si në rastin e gjuhës zyrtare shqipe do të thotë të shpërfillësh shtetin-komb shqiptar. Që gjuha zyrtare shqipe duhet pasuruar me dialektin gegë (i cili edhe ai nuk është homogjen siç pretendoni ju që mbroni tezën e gegëzimit të shqipes) pasi ai rhualse aspak i përfaqësuar në gjuhën zyrtare kjo është mëse e vërtetë. Rruga që keni zgjedhur ju jo vetëm që riciklon kompleksin e inferioritet të gegëve kundrejt toskëve që padrejtësisht edhe pa asnjë lidhje me realitin na është imponuar gjithë shqiptarëve, por ajo shndërrohet në ushqim për ata që i mëshojnë ndasisë midis gegëve eshe toskëve. Do ishte më korrekte prej jush nëse përdorni një shqipe që trupëzon të dy dialektet dhe jo të shkruani vetëm në gegënisht.

  28. LORTA says:

    Shprehjet “Mendziu u perqullun, ngjyrime shquparake,seri idiotesh anonime,nje prej shume teveqeleve krahthate qe kane pushtu me marrina ekranet tone,banalitet qe I sillet nerradake,nje tjeter I pa kerrcik,deliranti shqiptaro-amerikan, shites tymi, kokot I palodhshem, gugsimat e do fytyrezhallogave, me mbath pelen me krande” jane perla kryesisht te gegnishtes qe perdor Ndreca per te “mshefun” gomarllekun e vet “Post otomano-komuniste” se kete vend “rrenoje” do e kthejne ne nje vend europian vetem pasardhesit e ofiqareve te larte komuniste, “qe nuk kane qene komuniste per te “sepse femijet e tyre jane konventuar ne katolike dhe e kane propozuar per ambasador.
    Ky vete ben ato qe bejne gazetaret per te cilet shkruan, por nuk e ve re.
    EPO ZOTI NDRECA, SHQIPERIA KTHEHET NE VEND EUROPIAN VETEM NGA ZHVILLIMI EKONOMIK DHE JO DUKE E DHENE ME KONCENSION

    1. Xhani says:

      # Lorta i fike dritat kur dole nga Shqupi sonte, kujdes mos ke harruar brenda Argiten.

      1. Loyta says:

        Jo Xhani, nuk i shuajta, pasi ti Xhani dhe Ndreca me 1 prill 2013 kishit shuajtur dritat e ish Ministrise Komunale (prandaj jeni si gazetaret qe po vrasin reformen ne drejtesi)
        Se ai qe kane besim ambasadoret ka shuajtur dritat e Komitetit Qendror te PPSH-se bashke me kryetarin real te Pd-se ne dhjetor 1990, por athere per cudi kane qene europian.

        ps.Kam njohur nje vajze, Xhani e kishte emrin, ka qene fenomen vajze, edhe e bukur, por tashti ka edhe meshkuj Xhani ……. psh de Biasi

  29. samuel says:

    Bravo Ardian shkrim realist dhe i qarte.Me kthjellet nuk ka.
    Me pelqeu gjuha e shkruar edhe pse jam Vlonjat.

  30. katolilku says:

    CA ESHTE KJO GJUHE E 1700s ……………a kerkon te besh publicistike mor zoteri…?? Apo do te percosh frymen e besimit tend…????!

  31. Gega says:

    O Kultura qe kulture nuk paske.
    Gjuha nuk eshte ligj i pandryshueshem qe te rrije ne kasafortat tuaja hermetike.
    Si ka mundesi qe nuk revoltoheni kur shumica e shtypit te shkruar ka me shume fjale tu huaja se shqip e kur dikush shkruan gegnisht terboheni me keq se po lexuat turqisht apo greqisht.
    Ajo qe shkruan profesori eshte pikerisht ajo qe zotrote i keshillon dhe nuk eshte gegnishtja e Fishtes e te tjereve korifej te gegnishtes qe per 500 vjet ruajten dhe kultivuan shqipen.
    Madje nuk eshte as gjuha gege e 72 vit ne te cilin ti e shume tjere e keni fute gjuhen ne ngrice.
    Po shkruan dhe po ve ne jete pikerisht ate qe te medhenjte e gjuhes si Eqerem Qabej lane di detyra ne vazhdim per Kongresin.
    Edhe ne Tiranen e sotme te gjithe perdorin paskajorin ne gjuhen e folur ndersa “Burra” si puna jote merziten se Ndreca paska nxjerre gjuhen nga ngrica e 72 dhe po e permireson,po e ben me te kuptueshme per 80% te shqiptareve qe jane gege.
    Shqipja pa gegnishten eshte si shqipja pa toskerishten

  32. demokrati says:

    Bravo Z.Ndreca. “analistet” keta vrases se shpreses per nje shoqeri shqiptare qe sundohet nga ligji dhe e drejta.Ne nje shoqeri qe sundohet nga drejtesia, perse duhet mendimi anakronik dhe deliranca e lubonjes, formimi i manget dhe provincial i nanos apo mungesa e profesionalizmit, madje do te thosha mungesa e qarte e qytetaris dhe konfidencialitetit se nje “xhuxhi” te gazetarise shqiptare si thano?Te gjithe ne front kunder idese se vendosjes se ligjit dhe drejteise ne binaret e ligjit, qe nga shkodrani i Kushtetueses i perfolur si sekser i rendomte deri tek hedhesi i zareve tek gjykata ne Gjinokaster, per te gjithe Lu eshte njeriu me i urryer dhe Vllahutin femra qe duhet te jete i maskilitet pervers alla shqiptar.Ky eshte rasti me fatlum, per nje shoqeri shqiptare te denje europiane larg shembullit qe na ngriten komshinjte kadilere te babaramos, qe ryshfetin e kane te injektuar ne ADN.

  33. Arber Qyteza says:

    Qofsh i nderuar dhe respekt Zoti Ndreca.
    Une po ashtu jam nga jugu, por e shijova shume shkrimin tuaj. Me tingellon si nje melodi e fresket. Mjerisht ka shume pak shkrime publike ne gegerisht qe kane bukurine e ligjerimit tuaj.
    Sa per thelbin e ceshtjes keni plotesisht te drejte. Nje pjese e mire e ketyre gazetareve me ne ze, duket sikur jane ne nje front me banden e sistemit te drejtesise e te politikes dhe mesa duket bejne lojen e ustallareve te tyre qe kane zanat korruptimin e njerezve dhe prej te cileve paguhen.

  34. Albert Prendi says:

    Shkrim shume i mire.Ndoshta ndokujt i ka vlejte edhe per te kuptue se cfare ka humbe gjuha jone, tue perjashtue ne fakt, te gjithe autoret e shquem gege, tue fillue nga Fishta deri tek Migjeni.

  35. Vjosa says:

    Te lumte Z. Ndreca. Jemi shume qe na pelqen ky shkrim , edhe pse ne dialekt . Eshte brendia ajo qe shpreh gjithe andrallat 25-vjecare te shqiptareve, prandaj pelqehet.
    Ajo qe me ben pershtypje , eshte se tek komentusit sheh me pak trushplare, kokepalare e idiote te dobishem sic i ka quajtur ” Skypion” .

  36. antienveri says:

    REFORMAT NE DREJTESI NUK MUND TE KRYHEN ME DIREKTAT E PARTISE SE PUNES

    Kete te vertete duhet ta kuptoje edhe profesori i fillozofise Ardian Ndreca dhe po te kthehet ne vendin tone dhe te shikoje me syte e tij si qeveria e Edvinit dhe Likes dekorojne me medalje xhelatet e Enverit dhe si u japin badiava pensione shtese pleqerie krimineleve te Partise se Punes dhe si ministrat dhe deputetet e Rilindjes shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe si deputeti famoz i Likes Spartak Braho shkon dhe ben roje nderi tek varri i kriminelit gjakatar Sulo Gradeci dhe si Edi Rama me t’u kthyer nga vizita e tij ne Gjermani ku kishte kerkuar falje per krimet e komunizmit perpara Merkelit dhe sapo mberriti ne Rinas shpalli festimin e 29 nentorit te ZI jugosllav me buje te madhe, atehere fillozofi Ndreca mesiguri do te nderroje mendje dhe do t’i jape te drejte ambasadorit te SHBA ne Tirane LU qe e ka kthyer koken prapa dhe po i buzeqesh Sali Berishes si njeri me i besueshem per interesat amerikane ne Ballkan.

  37. LORA says:

    I nderuar zoti Ndreca.
    Per mua,ata qe ti i quan sot vrases me pagese te reformes ne drejtesi,i ka hedhur me bythe perpjete (edhe ata ,sikurse monstra brekedhjere e kane marre ne bythe vaterlone )verdikti i shenjteruar i 23 qershorit 2013 dhe 21 qershorit 2015,,,per mua ata jane sot cullak ne betejen e kurvllikut ekzemplar dhe transparent me padronet e tyre poltitike ,qe e zhyten Shqiperine me krye ne hi per dy dekada,,,tuj nis shpagimin ne syte e qytetareve te ndershem.Keta bandite nuk jane me faktore,qe te pengojne shqiptaret ne udhen e enderruar fort te progresit,,,ata duhen perqeshur ,sot e ne vijim, ne kararin e tyre te permjere.
    Une besoj fort,zoti Ndreca, se vendosmeria e Edi Rames per reformimin qilizme te drejtesise merr vetem impulset e nevojshme dhe mjaftueshme nga fryma e shqiptareve ,ne shumice te cilesuar,qe e mbeshtesin kete udhe themelimi serioz te shtetit te tyre,,,,dhe nuk eshte pak kjo mbeshtetje,,,qe ne te humbasim udhen dhe kohen me gjirizin e palo-gazetareve.
    E cmoj risine e gegnishtes tuaj ne publicistiken shqiptare,,,keqardhje per ata qe nuk duan t’a ndjejne bukurine e saj.

  38. Rigoni says:

    Gega, komenti yt eshte i nje niveli me shkrimin e Ndreces.Ata qe i bejne vrejtje per gjuhen letrare jane te gjithe ata qe nuk u pelqen permbajtja e artikullit dhe jo se nuk e kuptokan stilin e autorit.Une jam jug-lindja por te them te drejten e lexova shkrimin me nje kenaqesi te madhe.
    Pergezime autorit te shkrimit,per problemin qe trajton me nje vertetesi te mrekullueshme.E verteta eshte ashtu sic thuaj ti: e gjithe media e shkruar dhe ajo radio-televizive eshte per te qare ,me fjalet e huaja qe i fusin ne cdo fjali dhe qe tingellojne shume keq per degjuesin dhe shikuesin,aq me teper per ata qe jetojne jashte atdheut.
    Autorit do t’i lutesha te na shkruaj vazhdimisht ne nivelin e sotem.

  39. atdhetar says:

    Geri Kokolari eshte nje sherbetor i djemeve te enver hoxhes , sic ishte babai i tij edhe pse nenen ja vrau po enveri. Geri eshte interesaxhi dhe qe shitet per nje qindrake. Ambasadari Lu duhet mbeshtetur me te gjitha format demokratike se liria e shqiptareve eshte shume ne rrezik!

  40. plaku dhe deti says:

    ky shkrim kot per çfare sherben? Ky merr ne analize ata qe marrin ne analize komentin e dikujt tjeter, me nje fjale”kodra pas bregut”i themi ne gjuhen e bukur dhe te unifikuar shqipe.Apo harrova, ka shkruar per gjysmen e nalte te Shqipnise. Thano qenka botues-“vrases me pagese”, a t’ka ikur truni or ti shoq apo si? Apo jane burra te mire kur duhet te shkruajne si mendon ti?

  41. Nazisti says:

    Ke harruar disa pseudo gazetare ose pseudo analista qe i kane sherbyer interesave te te huajve dhe jo te shqiperise.Kane qene dhe jane neper borderote e sherbimeve te huaja se bashku me nje pjese te madhe te politiqenerve. Shum mir bere plako qe ja u permend emrat ne kete shkrim,duhet te kishe permendur dhe shum emra te tjere

  42. Kin Buba says:

    Ardian Ndreca rrallë e permall shkrueni, por i veni pikat mbi “í” e ata qe mundohen me kritikue shkrimin ne dialekt, nuk jane gja tjeter veç disa skolaktike , fanadike te pakundshoq qe nuk njohin te kaluemen e shqipes ku te gjitha shkrimet diplomatike, sociale e kulturore janë dokumentue ne ketë norme letrare, madje dhe Dokumenti i pare i gjuhes shqipe, 1555 ne gegnisht asht i shkruem e mandej me Bardhin , Budin, Bogdanin e krejte shkrimtaret e Veriut qe kane pase kulture Perendimore prej te cileve kemi sot Alfabetin latin si baze te shqipes. Shkrimi Juej, z. Ardian me kujton polemikat e forta ne Parlamentin Shqiptar te viteve ’30, apo “Gomarin e Babatasit” te At Fishtes. Fjalori juej ne kete shkrim asht i zgiedhun, shumica prej fjaleve te perdoruna mund te sherbejne me e pasunue Fjalorin gjysmak te Shqipes eunuke te vitit 1982.
    Po sa bukur i keni trajtue problemet e reformes ne drejtesi, po sa objektiv e i drejteperdrejte ky shkrim monumental, i paanshem e krejte i kjarte per ata qe kane vesh me ndigiue e sy me pa. Duen, s’ duen politikajt e sotçem qe politika u ka mbete ne dore si k… kopili, Reforma do te bahet, se e kane kap n’ dore te fortet e globit qe s’ pyesin per bostanxhite shqiptarë qe duen me shite kastravecat n’ vend t’ shalqinit. Kam shprese e besim se Shqipnia do te bahet dikur e tash jane pjeke kushtet.
    ” Lum’ kush t’ rroje,ta shoh zonjë”, – shkruente Rilindasi, Naim be Frasheri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje