Zëri i Amerikës: Konsorciumi i Koço Kokëdhimës për Jugun, i dyshimtë

30 Dhjetor 2015, 10:22Politika TEMA

Zëri i Amerikës e konsideron të dyshimtë konsorciumin e propozuar nga deputeti Koço Kokëdhima.

Ideja u hodh poshtë me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Projekti parashikonte pjesëmarrjen në një  Konsorcium të Qarqeve Vlorë-Gjirokastër.

Projekt-vendimi u paraqit nga Kryetarja e Bashkisë Floriana Koka dhe parashikonte themelimin e një shoqërie aksionere për zhvillimin e rajonit Vlorë-Gjirokastër.

Dokumenti i paraqitur nuk parashikonte se cilat ishin palët e krijimit të këtij Konsorciumi apo dhe baza ligjore mbi të cilën do të mbështetej dhe do të zhvillonte veprimtarinë. Projekti përcaktonte vetëm se ndarja e aksioneve do të ishte 30 përqind public dhe 70 përqind do i takonte kompanive private që do të bëheshin pjesmarrëse, por edhe në këtë rast për shpjeguar se cilat do të ishin këto kompani.

Sipas statutit, ky konsorcium mund të hynte në transkasione finaciare, shitje e blerje pasurishë të patundshme apo dhe aktivitete të tjera si dhe se përgatit projekte, aplikon për fonde, ndihma, kredi e financime të pushtetit lokal nga BE, dhe i përdor për investime për zhvillimin rajonal.

Propozimi i kryetares së Bashkisë së Sarandës gjeti mbështetjen vetëm të këshilltarëve socialistë, ndërsa u kundërshtua nga gjithë pjesa tjetër, përfshirë dhe aleatët e së majtës, LSI dhe PDIU. Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Hariz Mema tha se Projektvendimi ishte  një Koncesion i pastër, uzurpim i të drejtave të Këshillit dhe Bashkisë Sarandë dhe i aseteve publike të qytetarëve sarandiotë.

Dy ditë më parë Partia Demokratike e denoncoi këtë fakt duke deklaruar se pas kësja manovre “për të vjedhur pasuritë publike” qëndronte sipas saj deputeti socialist Koco Kokëdhima, i cili është në fakt dhe koordinatori i Partisë socialiste për Jugun e Shqipërisë, I njohur vecanërisht për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama.

17 komente në “Zëri i Amerikës: Konsorciumi i Koço Kokëdhimës për Jugun, i dyshimtë”

  1. alex says:

    Kjo ndodh vetem ne Shqiperi nje vjedhje e hapur e parurive publike me preteksim e zhvillimit te raronit.

    1. Tani says:

      Me bindje te plote, projektin nuk ka pse te konsiderohet i dyshimte, kur ne te sillet zhvillim i vendit si dhe rritja e cilesese se jetes se banoreve te jugut. Me keqardhje qe hidhni balt aty ku ka prespioritet per zhvillim. Po Kokedhima eshte i fort si dhe me plote durim dhe mbart shume dashuri per popullin sakaq ka gjithmone alterntiva te tjera. Reskepte

  2. alex says:

    Kjo ndodh vetem ne Shqiperi nje vjedhje e hapur e parurive publike me preteksim e zhvillimit te rajonit.

    1. Tani says:

      Me bindje te plote, projektin nuk ka pse te konsiderohet i dyshimte, kur ne te sillet zhvillim i vendit si dhe rritja e cilesese se jetes se banoreve te jugut. Me keqardhje qe hidhni balt aty ku ka prespioritet per zhvillim. Po Kokedhima eshte i fort si dhe me plote durim dhe mbart shume dashuri per popullin sakaq ka gjithmone alterntiva te tjera. Reskepte

  3. Li Pazari says:

    Sa here qe propozon dicka shoku Koco, duhet te mendoni :

    Cherchez Edvin RAMA !!!!

  4. gjyshi says:

    Perse nuk plas Revolucioni ne shqiperi ?

    nuk behet , sepse eshte Ajo qe HEGEL thote

    Sherbetori e padroni ,
    Sot sherbetoret e padronet ndodhen nga e njejta ane ,dhe mbi ata qendron ai dimesioni ,,anonim ,,qe quhet TREGU ,teknica financiare ,si dhe invesitimentet , dhe eshte kjo antagonistja si per sherbetorin ashtu edhe Padronin.
    Por ceshte Tregu?
    Asnje , edhe se eshte e vertet qe mbas ASNJES , eshte gjithmone Ndonje , por i pa deshifrushem e jo Visibel,
    Kundra kujt duhet te zemerohemi?
    Ja perse rinia e sotme eshte dorzuar, mbaroi kur koha kish nje qellim ,
    sot jetohet vetem Dita , ose e nesermja…??????

    Sot HENGRA , JETOVA , neser ??????????/

    me mire mos ta mendoje te nesermen

  5. polikseni says:

    Me bindje them se nuk ka pse te shprehet “projekt i dyshimte” , thjesht nje nder projektet per nje te mire me te madhe per te gjithe ne banoret e jugut, te cilet na kishin lene ne harrese e Berisha nuk la prona pa na marre e vjeshur

  6. P2P says:

    Kokedhima, nese do t’i besh nje nder mikut tend Rama, hiq dore nga politika dhe kthehu tek bizneset e tua.

  7. daja i vildanes says:

    Me ti jam o Polikseni, pse xhanem duhet qujt”projekt i dishimte” ai i qirje Koqos?!!!.

  8. PSH says:

    Koco, mos e rruj fare, je I pazevendesueshem… per te mbuluar veten, shajne mikun dhe armiku keta

  9. Etien says:

    un nje njeri i thjeshte, banor ne jug te shqiperise. Jam pjesa e popullit ku preket realiteti se si jetojme dhe ndihmesa apo zhdhija e problemeve qe na jepet. Perkrahjen qe kemi patur ne nga deputeti me ate dashamiresi dhe mbeshtejte, rralle te ta ofroj deputet tjeter nejerzve te thjesht. Ne besojme te Kokedhima dhe e mbeshtesim

  10. Nen says:

    Koco eshte pasur ne shpirt, e i paster me cdo lloj sjellje politike, kulturore apo njerezore…keto te tjerat sajesa, vrer e helm e njerzve qe e kane shitur shpirtin te djalli

  11. Geri says:

    Koco Kokedhima, jo vetem ka dhen mendim te drejte, por mbi te gjitha ka dhen zgjidhje 1001 problemeve sociale te shume banoreve te Jugut.
    Po dhe ketyre ujqerve qe pengojne do vi nje dite qe do tiu pritet koka, boll e korruptuan vendin dhe e rrenuar keto 25 vite

  12. Shkelzeni says:

    Deputeti Kokedhima eshte nje nga Siperrmarresit me te sukseshem te vendit. Cdo ide prej tij eshte sukses per shqiperine.Ai eshte patriot i vertet, dhe me pasurin qe ka ne zemer por dhe ne jet, kontribon per vendin dhe njerzit, qe nuk ka lene njeri pa ndihmuar pa kurrefare kushti.

  13. neritan says:

    vizione, ide, risit qe sjell dhe do te sjelli Kokedhima jane te pafundme. Ai eshte presonalitet i lart politik ku fjala e tij ka pesh te madhe, si dhe inteligjenca qe zoteron ky lider eshte per tu admiruar

  14. spectrum says:

    Lerini profkat nuk I hani dot leket BE dhe perendimit o qorra koha juaj ka mbaruar structura perendimore do bazohet ne njerezit e saj qe I kontrollon vete

  15. aleko says:

    Nuk e kuptoj se ku qendron idea e kesaj levixje eksperimentale biznesi dhe zhvillimi rajonal,Mendoj se inisiativa duhet perkrahur pse duhet sabotuar edhe nese kejo inisiativ del nga nje deputet.Deputetet nuk jane vetem per te fjetur gjume ,dhe per te bere estrade ne parlament,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje