KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Një seri e gjatë kërcënimesh që nuk ishin marrë seriozisht, asnjë denoncim në polici dhe epilogu tragjik në një restorant plot me njerëz, ku vrasësi i ka ekzekutuar me një pistoletë. Cristian Alegre Rivera, 32 vjeç dhe Rafael Ramod Trinidad, 37, nuk mendonin që njerëzit që ishin paraqitur pranë aktivitetit të biznesit të tyre, e kishin seriozisht. Një fund i hidhur, që të dy e paguan me vdekje.
Dy ditë më parë, Cristian dhe Rafael ndodheshin në “Roky’s Huaral”, pranë Limës, në Peru. Po shijonin një nga varietetet e shumta të pulës të ofruara nga restoranti kur një njeri me një kapele bejsbolli dhe që mbante veshur një tutë ngjyrë gri, hyri në lokal dhe drejtoi armën kundër dy viktimave, duke i qëlluar në trup dhe në kokë.
Gjatë të shtënave, dy gra të tjera mbetën të plagosura nga plumbat qorr, ndërsa janë akoma të tronditur fëmijët që ndodheshin në lokal, të cilët po kalonin një mbrëmje mes shokëve të shkollës.
Momentet dramatike janë filmuar nga një kamera sigurie dhe tani imazhet kanë bërë xhiron e botës në të gjitha mediat.
Sipas policisë, Cristian, pronar i një ndërmarrjeje të vogël për shërbime funerale, ishte vënë në shënjestër nga një bandë kriminale gjatë vitit të fundit. Ndërsa Rafael, punonte në një kompani ndërtimi në Arequipa, por edhe ai ishte kërcënuar dhe ndodhej në “Huaral” së bashku me gruan dhe dy fëmijët për Krishtlindje, shkruan Shqip.
“Vrasësi hyri me qëllim për t’i vrarë, – tha një zëdhënës i policisë. – Në fillim u fol për një grabitje të përfunduar keq, por dëshmitarët e përgënjeshtruan një fakt të tillë. Hipoteza jonë është që viktimat kanë refuzuar të paguajnë “gjobën” e vënë nga bandat kriminale. Ata nuk i kanë marrë shumë seriozisht kërcënimet e ardhura dhe nuk kanë denoncuar në polici”.
O Tema, boll moret video nga live leaks ti vini si lajme se stregon seriozitet
na rrofshi trapin me kete lajme qe na dhate.
nuk na interesojn lajme nga bota dua lajme shqip
Ku eshte e keqja e ketyre lajmeve? Perse ju djeg juve?! Keto ngjarje deshmojne se si mund ta pesosh ne rast se nuk ka nje shtet te forte. Shkurt nuk duhet me e lene mafien dhe mafiozet te ngrene koke. Se ndryshe ta çuan vajzen 16 vjeçare brenda nates ne Itali. Prandaj me pelqen Rama mua. Se do vertet te beje shtet. Jo si ai lugati i Viçidolit qe e shkaterroi shtetin shqiptar me keq se turku.
o koqe t temes po bota ka miliarde njerez dhe kronina me vrasje pa fund qe duhen 10000000000000000000000 gazeta pse duhet tjepni nga bota lajme t kqija nga bota merrni te mira e jo kronika t zeza qe ata i kan pa fund
apo doni t thoni dhe t edukoni rinine shqiptare ,e kto video qe ja dhe ju tani vrisni si ata atje v po ju ka ngel i cik tru ne koke dhe pronarve tuaj s mjaftojne lajmet nga shqiperia dhe kroikat tona te zeza qe nga e kqaja dhe i ndjekim por duhet t na jepni dhe nga bota turp per ju si medie edhe nje here TURP do edukoni dhe rinine shqiptare ju o plera gazetaruc. haroni qe media eshte dhe mesues dhe edukator per rinine ka dhe kete rol.
po pse ju o karaduza do i tregoni gazetes ca te japi e ca te mos japi.po deshet shkoni e lexoni gazete tjeter
Ç’janë këto lloj lajmesh konfuze, ku çështja paraqitet sikur Peruja të ishte krahinë e Shqipërisë e Lima qytet i saj? O gazetë, që po të bëjnë ibret! Zgjohu Mero!
E ca eshte mesazhi ketu ?
Rrini rehat mos u ankoni se jeni mire, se ka edhe me keq, se … “s’keni pare gje akoma” ?
kujt i intereson ky lajm me kauboj? jeni bo tash gazet porno e vrasje e kauboj
felliqsira.
gazeta dhe maskarenj shqiperia s behet kurre me kta kalamonj gazetar imagjino bo bo c lajm bomb kan gjet tash nga interneti u vra ky u vra ai.ene ne lexojme ik pirdhun me gjith gazeten tuj tema kur jepn kto gjona