Xhelal Mziu: 2015 ka qenë vit i suksesshëm pasi u riciklova në 21 qershor

29 Dhjetor 2015, 16:13Politika TEMA

Bashkia e Kamzës ka nderuar sot personalitetet e vitit. Ibrahim Basha i cili humbi jetën gjatë aksionit në Lazarat u nderua nga Bashkia, ndërkohë që u vlerësua edhe roli i mediave.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Xhelal Mziu tha se Kamza ka nevojë për të gjthë personalitetet të cilët kanë energji pozitive dhe kanë shndërruar këtë qytet.

Ai theksoi gjithashtu se 2015 ishte një vit i suksesshëm edhe për të pasi u riciklua në zgjedhjet e 21 Qershorit.

“2015 ka qenë një vit ndryshe, Kamza është bërë një bashki e madhe pasi është shtuar edhe Paskuqani. Ne jemi sot qyteti i pestë në Shqipëri, jemi qytet me 150 mijë banorë, jemi qytet me moshë shumë të re, jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta edhe në Europë”, tha Mziu, raporton Panorama.

Sipas tij “ky qytet ka nevojë për kontributin e të gjithëve, ka nevojë për të gjitha faktorët që janë këtu sot, ka nevojë për të gjitha ato energji pozitive pa të cilat Kamza nuk do të ishte ajo që është sot. Viti 2015 ka qenë një vit i suksesshem për Kamzën, edhe për mua personalisht pasi u riciklova në 21 Qershor”.

2 komente në “Xhelal Mziu: 2015 ka qenë vit i suksesshëm pasi u riciklova në 21 qershor”

  1. @xhelal says:

    … ka shume te drejte… fiks e ka gjetur vete…
    … u riciklua si plehrat
    … u riciklove o Xhelal Plehra…

  2. hysen bathorja says:

    ky burri 25-vjet me pare punonte roje ne kooperative,hante buke misri me buke gruri per djathe,tani kritar bashkie,doktor me diplome.hallall ,bashkia e ketij do ja kaloje mynihut viti tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje