Shenasi Rama: Nëse dikush formon parti me idetë tona, do ta mbështesim

29 Dhjetor 2015, 09:11Politika TEMA

Të ftuar në Tonight Ilva Tare, intelektualët e diasporës, Shenasi Rama, Valbona Karanxha dhe Grid Rroji, prezantuan idenë e tyre për parinë e Tiranës, të shkruar edhe te libri “Paria e Rrethit të Ferrit”.

Paria e Tiranës sipas intelektualëve është klasa politike dhe intelektuale e vendit që po sundon popullin në mënyrë të padrejtë dhe që ka kapur shtetin dhe burimet ekonomike të tij.

Të pyetur edhe nëse alternativa që ata prezantuan në Shqipëri gjatë këtij muaji do të konkretizohej në parti, ata e lanë të hapur këtë mundësi duke i dhënë më shumë rëndësi ideologjisë së tyre për mënyrën e krijimit të shtetit.

Ilva Tare: Do krijoni parti të re?

Shenasi Rama: Ne jemi këtu si një forum intelektual që kërkojmë të ofrojmë një diagnozë të gjendjes politike në të cilën ndodhet shteti dhe kombi shqiptar. Ne ofrojmë gjithashtu një alternativë politike e cila gjendet në të gjithë librat tanë. Është një program i mirëfilltë politik. Ama ajo që ne bëjmë dhe kërkojmë mirëkuptim nga ju dhe të tjerët, shprehet më së miri me një krahasim dhe krahasimi është i tillë. Njeriu që konstrukton avionin, nuk fluturon me atë avion. Duhet të jetë piloti ta bëjë atë punë. Ju po kërkoni që ne që kemi konstruktuar ose po ofrojmë një ideologji të tillë, të jemi në të njëjtën kohë edhe njerëzit që do ta zbatojnë, edhe njerëzit që do të ndjekin rrugën e tillë. Është njësoj si t’i kërkosh doktorit i cili ka shpikur ilaçin, të diagnostikojë dhe të shërojë çdo pacient që është rrotull. Detyra jonë si intelektual, si njerëz me integritet moral, të cilët e ndiejnë thellë nevojën e shërbimit publik, është që të dalim e t’i themi të drejtën popullit shqiptar. Nëse nesër do të ketë njerëz që i përqafojnë këto ide, ne do t’i mbështesim me gjithë zemër. Nëse do të ketë njerëz që punojnë për këto ide, ne do të bëhemi mbështetësit e tyre më të mirë por askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, edhe ne nuk duam ta parashikojmë atë të ardhme.

Grid Rroji: Objektivi i përpjekjes sonë intelektuale ka qenë hapja e realitetit dhe vendosja e tij në qendër të vëmendjes së shqiptarëve. Të prezantosh një alternativ ideologjike në kontekstin aktual shqiptar ku të gjithë ramë dakord se është shumë e vështirë, që ka një frikë të madhe, ku paria kontrollon thuajse të gjitha kanalet e informacionit publik, është e vështirë. Çdo transformim, çdo ndryshim vjen me faza të caktuara, faza e parë është ndërgjegjësimi  individual, i secilit prej njerëzve që e dëgjojnë këtë opinion, e dëgjojnë këtë opinion nëpërmjet familjarëve, nëpërmjet miqve, nëpërmjet mediave të cilat e pasqyrojnë këtë. Ky ndërgjegjësim sjell pastaj fillimin e organizimit, nga ky organizim pastaj kalohet në veprim politik. Kjo është e ditur, nuk po them ndonjë gjë që është e paditur. Së në cilën hulli shkon kjo ka pak rëndësi. Se cilët janë njerëzit që dalin të marrin këtë flamur, ka pak rëndësi.  Unë besoj se alternativa e vetme për shqiptarët është alternativa që ne propozojmë, alternativa që ne paraqesim përpara shqiptarëve sot.

Valbona Karanxha:Detyra jonë është ndërgjegjësimi i masave për të kuptuar se ku jemi, gjëndjen dhe situatën ku jemi. Njerëzit mund ta interpretojnënë mënyra të ndryshme. Deri tani nuk ka asnjë grupim partiak dhe nuk ka asnjë parti të cilës ne i përkasim.  Lëvizjet shoqërore të paplanifikuara mund të shkojnë në çdo drejtim, kështu që përjashtohet por edhe nuk përjashtohet. Ne deri tani nuk e dimë sepse detyra jonë është që populli të marrë mesazhin.

Ilva Tare: Çfarë është paria e Tiranës?

Grid Rroji: Koncepti i parisë përfshin një grup njerëzish, një grup drejtuesish të cilët vijnë nga sistemi i kaluar. Bashkë me ta është një grup intelektualësh që iu bashkëngjitën atyre dhe pjesë nga profesorati universitar i asaj kohe të cilët kanë drejtuar shtetin shqiptar, kanë kapur dhe drejtuar shtetin shqiptar në bashkëpunim të ngushtë me grupe të ngjashme me bazë rajonale të zhvilluara me kohë dhe kanë ndërtuar një sistem oligarkik, kleptokratik, të korruptuar i cili bazohet në mendësitë dhe strukturat kriminale.

Në vitin 1991 kishte 2 rrugë për të ndjekur. Njëra ishte ajo e parisë së Tiranës, për të marrë një model që nuk ezkiston kurrkund në botë, një kapitalizëm të tipit Engelsian që shkatërroi çdo gjë që gjeti për të ndërtuar një botë në të cilën kishte vetëm dy palë. Nga njëra anë paria, në tjetrën shqiptarët të cilët do t’i shërbenin kësaj parie. SI e kanë bërë? E kanë bërë me kapjen dhe devijimin e strukturave më elementare demokratike të cilat janë zgjedhjet. Zgjedhjet e vetme demokratike në kontekstin e tranzicionin, kanë qenë 2. E para që bënë studentët e lëvizjes studentore shqiptare dhe e dyta në vitin 1992. Pas këtyre, të gjitha zgjedhjet e tjera kanë qenë problematike, ose më të mira ose më të këqija se të mëparshmet që është një formulim që nuk thotë asgjë. E dyta është me kapjen e burimeve ekonomike nëpërmjet krimit të një oligarkie të strukturuar qartë dhe e cila ruan interesat e të gjithë klasës së tyre. E treta është devijimi i një sistemi shoqëror normal. Pra në vend që të krijohej një sistem shoqëror i bazuar në komunitet solid siç e kanë vende të tjera të zhvilluara, i cili është kombi, shteti shqiptar u bë një instrument në duart e disave dhe si i tillë, detyrimisht, dobësohet, bëhet një instrument të cilin populli nuk e pranon dhe bëhet një instrument që nuk i shërben askujt tjetër përveçse parisë.

Shenasi Rama: Paria ishte një grupim, 2 deri në 5 mijë vetë, të cilët ishin të vetmit njerëz në këtë vend që kishin dijet se si ndërtohet një shoqëri moderne dhe në vend të zbatimit të atyre ideve, çdo gjë u bë shtrembër, u bë keq. Një rol kriminal në këtë proces, ka luajtur edhe shtresa e intelektualëve dhe e medias, të cilët u bënë bashkëfajtorë në këtë krim të përbindshëm ndaj shqiptarëve.  Ky ka qenë një grupim që e ka ditur që në fillim, që në vitin 1989, në momentin që u vra Çaushesku që nuk kishin rrugë tjetër veçse të shtrëngonin radhët dhe të kontrollonin çdo proces politik. Në këtë mënyrë, duke përdorur të gjitha levat e shtetit që në atë moment ishin në shërbim të tyre, kupola e parisë që filloi të vepronte në heshtje dhe në mënyrë informale, jashtë të ashtuquajturave byro politike etj, ia arriti të sendërtonte, të ndërtonte, të fuqizonte strukturat joformale, të cilat e lejuan këtë shtresë dhe këtë grup që të ruante kontrollin mbi proceset politike duke përdorur mashtrimin, manipulimin, dhunimin, dosjet, korruptimin, etj. Këto janë njerëz që kanë gjetur rrugën më të lehtë për të sunduar njerëzit.

7 komente në “Shenasi Rama: Nëse dikush formon parti me idetë tona, do ta mbështesim”

  1. Dielli mbi Korab says:

    As “mish” as “peshk” i thot populli tipave te till si Shenasiu & co.
    Kta me duket se duen me i bo reklam Librit te tyne “RRethi i Ferrit” dhe jan ba ma keq se Rita Petri me “Vrymen”e saj
    Ktyne ju duket vetja te zgjut dhe na japin mend,dhe i ka gjet si Ed Selami burri i zonjes Tare,kujtohen per Shqypnin kur sja dalin dot ne Perendim.
    Ore intelektuala pse nuk i bashkoheni Frymes se Re Demokratike?? dhe jua shofim burrnin tuej.

    1. Barboon says:

      e menderose me FRYMEN E RE DEMOKRATIKE.per bamir topin e ke fjalen, per ket pjesetar te bandes demokratike e presidenti kukull i papare…b.the lepires dhe i pabesushem…

      ja pse nuk ndryshon gje ne shqiperi, se mendesite e vjetra dhe injorante jane ende te forta ne mesin tone…si nuk e kuptoni o te urruar qe mbaroi koha e Likes, bamirit, nishanit e luluse….


      ky SHENASI Rama, ish sigurims me kujton Kreshnik Spahiun, kelysh te sali berishes…dhe ISIS.

  2. askushi says:

    Vendi ka nevoj per nje levizje politike reale e cila padyshim duhet te vij nga emigrantet pasi jane te vetmit qe nuk u bejne dot presion. Deri me sot i kane perdorur si lope per ti mjel por ka ardhur koha qe ata te marrin fatet e vendit ne dore! Keta intelektuale jane per tu pershendetur dhe per tu perkrahur!

  3. E po kjo pune! says:

    c’jane keto perralla, lini pordhet se na u bete profesora leshi te gjithe vec per leksione. pervishni lleret dhe nese keni bythe beni pune ndryshe ikni nga erdhet dhe rrini rehat, gezoni pleqerine dhe shkruani kujtime. Ky Gridi mos eshte ai qe talli trapin Ali G ne OKB!!! Ju ben Salin te pshurreni edhe tani qe eshte plak, medemek ju ishit bajlozat qe u perballet me monizmin!!!!!

  4. lekua says:

    Tani e kuptova qe edhe Shenasi Rama s’ka gje ne vije. Shqiperia s’ka nevoje per ide fare, por per aksion. Tani i mesuam gjerat dhe boten e pame; le te bejme si bota. Qe kur pashe ate Karakanxhen dhe Grojin, u lebetita pa le qe te bejne dhe parti e te marrin fatet e atij populli ne dore. Po ju jeni te gjithe jo me mize ne kesule , por me morrin e zi ne kesule!

  5. katarakti says:

    Paskan ikur per lesh keta. Seç iu duket vetja se na paskan vajtur nga diaspora? Sikur nuk eshte gjysma e Shqiperise diaspore! Per me teper bejne rolin e profeteve, tufa e tuhafeve. Pra njerezit duhet te ndjekin idete e tyre te ndritura. Si nuk mbaruan ndonjehere budallenjte ne kete vend?!

  6. Timi says:

    Qe te meresh me politike ne Shqiperi duhet ta kesh lekuren e trashe Ndaj Paria dhe katundaria mbizotreron, veten ata e kane lekren e trashe te meren mekatundarine. Duhet te jesh “garip” e vagabond ti besh balle katundarise. Ndaj tere “cunat e mamase” “buze qumeshtit” “duar butet” por mende plotet kane ikur ose po ikin. Ndaj mire tju behet katundareve qe as lexojne e as mendojne por per cdo ide qe degjojne e fillojne analizen me “Te …. nenen” dhe e mbarojne me “Spiun” Une keta nuk I njoh por kam lexuar disa nga shkrimet e tyre, librin e kane falas ne internet, kane harxhuar kohe e jane menduar, kane te paktene 10fishin tuaj te shkollimit Te pakten degjojini o katundare te parise se Tiranes e me tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje