Përplasja me armë në Kamëz për një...fishekzjarre

29 Dhjetor 2015, 09:07Politika TEMA

Disa fishekzjarrë të hedhur përpara parukerisë së bashkëshortes së një prej pjesmarrësve në sherr, ishte motivi i përplasjes me armë zjarri, që përfundoi me dy të plagosur rëndë në spital në Kamëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.45 të së hënës.

Burime të policisë së Tiranës thanë se ka qenë 37-vjecari Amarild Dushku që i ka kërkuar 19-vjecarit Orian Mullai të mos hedhë më shashka pranë parukerisë së bashkëshortes së tij.

Mes tyre ka nisur një sherr verbal, i cili është kthyer në përplasje fizike.

Lapsi.al raporton se në ndihmë të 19-vjecarit ka ardhur kushëriri i tij, 30-vjeçari Klevis Halili.

Të dy kushërinjtë e kanë goditur me mjete të forta Dushkun.

Në këtë pikë, i ndihmuar edhe nga miku i tij me iniciale A.Rr. ai ka marrë armën që mbante në makinë dhe ka qëlluar në drejtim të dy kushërinjve, duke i plagosur rëndë ata.

Më pas dy autorët janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se është ende në kërkim të tyre.

6 komente në “Përplasja me armë në Kamëz për një…fishekzjarre”

  1. hajdari says:

    Tipike per maloket! Te pakten arsyet sa vijne e behen me te “qenesishme”. Para 10 vjetesh sherri do te behej per nje “A mu je tuj m’pa or tej”…

    1. Centauri.alb says:

      Hajdar, e meriton emrin që ke!

    2. Adriatik says:

      Ky eshte krim i lidhur me Kishen Orthodhokse dhe agjentin e asfalise greke Anastas Janullatos qe nuk flet asnje fjale shqip.

  2. tt says:

    Do kishte qene perfundim pozitiv pe te vriteshin te 4, jo te plagoseshin vetem 2.

  3. lekua says:

    Po policia nuk ben ndonje aksion per kontroll armesh neper makina te planifikuar dhe shoqeruar dhe me ushtare?! “Rremben armen qe kish ne makine”- nje absurditet! Si do mbrohen ndryshe qytetaret e atij vendi nga kriminelet dhe ata qe posedojne arme, vetem kur bejne krime?

  4. xxx says:

    nuk ka ngel katunare pa hap parukeri,kane lene qethjen e deleve e qethin robt,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje